Gjeneral Gjunkshi kundra Imamit dhe Nokës. JO kthimin e SHQUP-it në seli të PD-së. Nishani firmos dekretin

redaktor

Intesifikohen përpjekjet nga ana e qeverisë shqiptare në detyrë për t’ia  kaluar me c’do kusht godinën e SHQUP-it,  PD.

Por kjo tentativë ka hasur në kundërshtimin e hapur të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Gjeneral Gjunkshit.

Ndërkohë që bie në sy se e gjithë korresponednca, që përfshin Ministrinë e Brendëshme, Ministrin e Mbrojtjes, vartësit e Imamit në drejtim të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë dhe ato më Gjeneral Gjunkshin janë bërë në vetëm dy ditë, 13 dhe 14 Gusht, një tregues nxitimi për të  mbyllur këtë cështje perpara se qeveria e re te marre detyren.

Këtë e vërteton korrespondenca intensive zhvilluar të Mërkurën datë 14 Gusht 2013 mes Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshit përfshi atë të datëës 13 Gusht me ministrinë e Brendëshme.

Top-Channel nga burime brënda Ministrisë së Mbrojtjes ka siguruar në mënyrë ekskluzive,  këtë korrespondencë prej të cilës del në dritë një fakt i  ri,  dhe i  panjohur deri më tani.

Pëfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendëshme drejtuar nga Flamur Noka njëkohësisht sekretar organizativ I PD. “Me anë të shkresës së protokolluar me Nr 7374 datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjegjësi administrimi tek Ministria e Brendëshme I pronës nr 32 me emërtim “Shtëpia Qëndrore e Uhstrisë me vendodhje Bulevardi Zhan Dark Tiranë” thuhet në fillim të shkresës dërguar Gjeneral Gjunkshit.

Paragrafi I tretë I kësaj shkrese zbulon një detaj tjetër kur citohet shkresa me numer 7375/2 datë 13 Gusht 2013 dërguar ministrisë së mbrojtjes nga QKMBM ku thuhet:

 “Kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret nga ana e tyre pasi është në përfundim e sipër godina e re e ndërtuar posacërisht për zhvillimin e aktiviteve të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM me të gjitha kriteret e standartet teknike cka nuk I ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht”.

Në përgjigje të kësaj shkrese vjen ajo e datës 14 Gusht 2013 nga Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë me këtë përmbajtje:

 “Plani I ri organizativ është parashikuar  që aktiviteti I saj për shkak të bilancit negative financiuar dhe reduktimit të aktiviteteve të zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare”.

Për sa më sipër sekretari përgjithshëm i Ministrisë së mbrojtjes kërkon prononcimin e Gjeneral Gjunkshit për nxjerrjen e kësaj prone nga plani përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim pasi pa miratimin e shefit te shtabit, prona nuk mund te tjetersohet.

Por po në të njëjtën ditë pra datë 14 Gusht 2013 Gjeneral Gjunkshi I përgjigjet sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë. Nje vleresim qe me pak fjale rrezon kerkesen e Imamit dhe Nokes.

Fillimisht Gjenerali nënvizon faktin se plani përhapjes me terminologjinë e NATOS është një ndër elementët kushtetues të Forcave të Armatosura dhe se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik  të dokumenteve të strategjik kryer, vitin e kaluar.

“Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes të miratuar nga këshilli ministrave me vendim nr 269 dt 03.04.2013 është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tre asestet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”.

Gjeneral Gjunkshi në shkresë jep detaje që vërtetojnë se SHQUP-I është një qendër funksionale kur ai përmend së në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATOS, takime consultative,konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre madje nënvizon Gjunkshi me cilësi të lartë.

Përballë të gjithë kësaj situate Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë mbërrin në këtë përfundim.

“Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet btë vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjoz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë prononë prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Ky qëndrim i Gjeneral Gjunkshit e fut në një kurs të pastër përplasje dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare. PD-s.

PRESIDENTI FIRMOS DEKRETIN DUKE VENDOSUR VETON-KUNDËRSHTON QËNDRIMIN E GJENERAL GJUNKSHIT

Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan se Presidenti Republikës në kapacitetet edhe të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë invetarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it. Ky dektret ka mbërritur  në zyrat e ministrisë së mbrojtjes pasditen e të Enjtes. Sikurse edhe vendimi Këshillit të Ministrave për kalimin  e SHQU-it  në godinë të PD-s,  që nuk u bë asnjëherë publik në faqen zyrtare të këshillit të ministrave edhe dekreteti presidentit deri këto momente ka pësuar të njëjtin fat. Zyra e shtypit e presidencës kontaktuar nga Top-Channel për të pasur version zyrtar dhe detajet e dekretit të vetmen  përgjigje që dha ishte “keni telefonuar jashtë orarit zyrtarë”. Lëshimi këtij dekreti nga presidenti republikës Bujar Nishani e përfshinë atë  në një shkelje të pastër të ligjit. Ja se cfarë thotë ligji 8671 datë 26.10.200 I ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004 kreu dy pika 3: Komandanti përgjithshëm I forcave të armatosura,  Miraton planin e vendosjes dhe perhapjes se Forcave të Armatosura në kohë paqeje ………..Por përpara se presidenti Nishani ta ndërmarrë këtë hap ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e shefit të shtabit të përgjithshëm I cili bën kërkesën për cdo tjetërsim të pronave të ushtrisë. Mimi Kodheli  ministre e ardhshme e mbrojtjes deklaroi  se gjatë një bisede telefonike me shefin e shtabit të përgjithshëm Gjeneral Gjunkshin ai ka pohuar se nuk ka firmosuar asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të ministrisë së mbrojtjes  ndërtesën e  SHQUP-it. Ky qëndrim i Gjeneralit përforcohet edhe nga shkresa që ai  ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes përmes të cilës ai kundërshon kalimin e SHQUP-it për tu përdorur si seli e PD. Pavarsisht vendimit të Këshllit të Ministrave, firmave të Arben Imamit dhe Presidenit Nishani, mjafton firma e munguar e shefit të shtabit të përgjithshëm që i gjithë ky operacion me SHQUP-in të jetë i paligjshëm.

E.Kulluri

GJUNKSHI (2)

GJUNKSHI (1)

 

 

Share This Article
15 Comments
  • turpi do ju ndjeke gjithe jeten nuk do arini ta shkateroni kete pasuri te shqipetareveju jeni fashiste partia e juaj duhet te nxiret jashte ligjit

  • A nuk eshte valle kjo qe ka bere Nishani I Bishes nje shkelje e e rende qe duhet te sjelle edhe largimin e tij nga posti I presidentit dhe vendosja e normalitetit ne ate post te larte. Po ashtu duhet ndjekur penalisht Bisha, Imami I tij dhe Noka flamurtar.

  • ketyre falangave qeveria e ardheshme duhet tu tregoje vendin duhet te ndiqen penalisht keto megjithmen qe jane kriminele dhe kriminelet duhet te denohen per ta nuk ka falje kushdo qofshin je mi ushtri e natos dhe behen te tilla veprime keto kane vetem nje emer arben imami dhe”babai i tij sali krimineli se bashku me pushtin jarin.ose kukulla barbie.

  • Ketij i thone puç institucional ku faktore behet edhe presidenti i vendit si nje kapter tej i bindur i njeriut antishtet e anarshist Sali Berishes. Drejtesia duhet qe te veproje nje ore e me pare. kjo mjafton qe keta persona te jene ne banken e te akuzuarve si nje lazaratas trafikant kanabisi.

  • EDVINI mos eshte bir i Berdo Kullurit? JAZEK i Qofte!!! Mallkim nga shoku dhe Kolegu i Berdos:-Jam Inxhinier Elektrik nga viti 1965. 10 vitet e para , deri me 1975 kam punuar ne Kombinatin e MUNICIONEVE Luftarake POLICAN.

  • Presidenti i Republikes Nishshanlli Mustaqelli, punon me gjysem truri, gjysmen tjeter ja kane hequr me nje operacion jo shume te kualifikuar jashte shtetit, pjesen e mbetur bosh ja kane mbushur me tallash. Cfare prisni nga nje tru tallash atij edhe emrin e babait ja kujtojne te tjeret, se vetem nje emer njeh dhe mban mend ate te Sali Bishes. Kuvendi i ri duhet ta largoje nga detyra kete Idiot, se eshte dhe me kushtetute qe largohet nga detyra kur eshte i pa afte menderisht, sa me shpejt sa nuk ka berre ndonje procke a zullum tjeter se nuk mban asnje pergjegjesi me gjendjen shendetesore qe ka. Toc

  • Bukur,nese Nishani e ka firmosur,n’a ka bere nje nder te madh,pasi ka firmosur largimin e tij.Levizja e pare qe do beje qeveria,shkarkimin e ketij zhapiku me mustaqe hitleriane dhe tru laraske.Ka burra ky vend qe mund te na nderojne si presidente,ky zvarranik le te rrije ne karriken e Berishes dhe t’i ngrohi e gudulisi by…n.

  • Ky veprim, qofte i Sales, apo vartesve te tij eshte i paprecedent, por ne menyre te veçante dekreti i Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, ne qofte se eshte e vertete. Presidenti i Republikes “nuk ka me çfare te merret”, por done te merret edhe me pronat e ushtrise, per ti plotesuar teket Saliuit. Madje eshte duke shkuar dhe me tej, duke mos ruajtur figuren e unitetit nacional, po perçan popullin tone duke i ndare ne te djathte dhe ne te majte, siç ishte motivacioni i urdherut “Nderi i Kombit” per Komunen e Kelmendit dhe per urimin e festes se Fiter Bajramit. Turp, per te dhe per ate grup keshilltaresh qe e pasojne, perfshi dhe nipin e Ahmet Zogjit te Pare!
    Respekt, per komentatoret!

  • Keta parzite 50 vjecar,qe per gjysme shekulli kurre nuk vrane ne kufi nje armik te huaj por vrane mijra e mijra shqiptare

    Se mos iknin nga vatha dhe tradhetonin vathen,(Atdheun mee telat me gjemba ku i kishin rethuar)

    Ushtarke qe mernin 10-30 fishin e pages se kooperativisteve,veshbathje falas e ushqeheshin nga kazani i ushtareve(pa prekur rogen)

    Plus pula e raki nga ushtaret me leje

    Duhet te punojne 10 vjet ne kooperative e me roge kooperative dhe ushtaret te ushqehen kete radhe ne kazenet e ushtarkeve

    Pastaj te marin jo SHQUP-in por KOOP-in

  • Presidenti e konsideron veten akoma antare i PD,perderisa e c’perfill ate cka thote shefi i shtabit.Respekte per Gjunkshin dhe te gjithe ata nenpunes te shtetit shqiptar,te cilet kane perballuar shume presione per te mos ta c’bere shtetin tone,i cili edhe keshtu i dobet sic eshte katandisur,nuk kenaq plotesisht orekset e fqinjeve shoviniste.
    Ne Shqiptaret,i jemi borxhli NATO-s,per c’ka ka bere ne lidhje me interesat tona kombetare.Ne keto kushte Ne duhet te punojme per te forcuar sa me shume kete organizem duke ia shtuar asetet,e jo duke ja marre me vendime qesharake.Sidoqofte,kuptojme vazhdimesine e ministrit aktual te mbrojtjes i cili e ka filluar punen,ne menyre te dukshme per shkaterimin e Ushtrise Shqiptare qe nga viti ’97.

  • Presidenti eshte nje kokerra e injoranntit dhe nje provokator i ndyre. I tille ka qene qe ne shkollen e Bashkuar, servil, intrigant, i pa fytyre. Njeri qe per interes bente gjithçka dhe qe e terheq si qen pas zinxhirit e shoqja. Prandaj ky duhet te shkarkohet sepse ka bere shkelje kushtetuese te qellimshme per te favorizuar nje parti politike. Ky eshte nje turp per shqiperine dhe per parlamentin shqiptar. Qelbesirate tilla duhet te largohen nga postet drejtuese te shtetit sa me pare sepse ato jane vendosur jo per ti sherbyer popullit, por per ti sherbyer familjes se Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *