Italia, pa qeveri dhe ndoshta edhe pa president?

DITA Online

 

Kreu i lëvizjes Pesë Yje, Luigi di Maio, tha në një intervistë televizive se do të kërkojë largimin e presidentit Mattarella bazuar në nenin 90 të Kushtetutës italiane.

Pas kësaj në vend duhet të organizohen zgjedhje të reja. Neni 90 i kushtetues ofron mundësinë për ta paditur presidentin për tradhti të lartë ose shkelje të kushtetutës.

Luigi di Maio

Presidenti italian Mattarella kishte shkaktuar më parë dështimin e formimit të një qeverie të përbërë nga Lëvizja Pesë Yje dhe nga partia e djathtë Lega, sepse kishte refuzuar të pranonte emërimin e Paolo Savonas si ministër të Ekonomisë dhe të Financave.

Paolo Savona shquhet për qëndrimin e tij euroskeptik dhe kritikat ndaj rregullave të Eurozonës. Pas kësaj kandidati për kryeministër Giuseppe Conte e dorëzoi mandatin e tij.

Giuseppe Conte

Shqetësim për një krizë të re të euros

Planet e aleancës së re qeveritare në Itali për shkurtime taksash, caktimin e një rroge minimale dhe projekte të tjera të shtrenjta, si dhe retorika antievropiane, i kishin shqetësuar BE-në dhe tregjet financiare.

Ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë është tashmë e zhytur në borxhe me gati 132 për qind të prodhimit ekonomik.

Pas Greqisë kjo është vlera e dytë më e lartë në Evropë.

Ligjet e Eurozonës përcaktojnë një nivel prej vetëm 60 për qind dhe që borxhi i ri vjetor të mos i kalojë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Tani po përhapet frika se Italia mund të shkaktojë një krizë të re të euros.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mattarella eshte nje vasal i Brukselit. Ne Itali luhet fati i ketij pseudo Unioni Europian. Presidenti nuk merr parasysh voten e italianeve por zbaton porosite e Brukselit per te mos dekretu qeveri 5 Stele+Lega N. Demokracia eshte bere nga ky Union vetem nje shprehje pa vlere. Per kete Union kane vlere vetem qeverite vasale te tij qe marrin urdhera nga Brukseli e punojne kunder interesave te zgjedhesve te tyre. Por kjo do marre fund pikerisht ne Itali, atje zgjedhjet e reja do behen, fitues do jene po keto qe kane fituar dhe ate plakushin Mattarella do ta dergojne te Merkel qe ta mbaje lulishtar ne Buntestag. Unioni Europian mori goditjen e forte nga Brexit por goditja qe do ti vije nga qeveria e re italiane do ta shkallmoje plotesisht. Do shohim vazhdimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *