Basha mbledh grupin e PD-së, opozita drejt bojkotit të Parlamentit

DITA Online

 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po diskuton nëse do të bojkotojë Parlamentin pas ngjarjeve të fundit lidhur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pjesa më e madhe e deputetëve janë shprehur pro bojkotit.

Sipas tyre, kjo është e vetmja rrugë që u ka mbetur.

“Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, mësohet të ketë thënë Flamur Noka.

“Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në Parlament, sepse aty bëhet teatër”, ka thënë Klevis Balliu.

Edhe deputeti tjetër demokrat Bardh Spahija, është shprehur pro bojkotit, si hapi i fundit që i ka ngelur opozitës.

“Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, tha ai.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne se opozita do te djege mandatet, ky do ishte sherbimi me i madh qe do i behej Shqiperise dhe vete PD-se e LSI.
    Kjo gje, ne dijenini time, po mirepritet edhe nga Partia Socialiste, pasi kjo do i hapte rruge ne menyre te natyrshme zgjedhjeve te parakoheshme. Me kete rast do te zhvilloheshin zgjedhjet Parlamentare dhe ato Lokale.
    Kjo sipas disa analisteve me afer te majtes, do u jipte mundesine te gjitha partive politike te benin permiresimet e duhura me elemente qe do perfaqsojne drejtperdrejte zgjedhesit perkates.
    Ka informacione se disa deputete te majte do te kembengulin qe te kalohet ne Kodin e vjeter zgjedhor, me prioritet mazhoritarin.
    Ne se kalohet ne sistemin zgjedhor ku qytetaret te zgjedhin direkt kandidaturat me maxhoritar, kjo do rriste shume cilesine e Parlamentit.
    Prandaj edhe e majta do e pershendeste dorezimin e mandateve te deputeteve te djathte si nje mundesi reale per tu futur ne zgjedhje te parakoheshme.

  • Mos u ngut nuk asht hapi i fundit.Por i parafundit.Edhe deputeti tjetër demokrat Bardh Spahija, është shprehur pro bojkotit, si hapi i fundit që i ka ngelur opozitës.
    Hapi i fundit asht te varin veten opozita e te na hiqet qafet perfundimidht.

  • E kujt ju prish gjiza ne keto dite te nxehta se keta po lene parlamentin?

    Do te kthehen brenda 6 muajve se pastaj u nderpritet mandati, por me e rendesishmja per keta eshte se u nderpritet ajo e shkrete rroge.

    Brenda 6 muajve do te kthehen prape ne ato karrige.
    Sebepi eshte Xhafa, sebep per sebep hesapi, por si duket kane pronotuar andej kendej per vakanca dhe hajde te nisim pushimet neper bote.
    Vera ka ardhur dhe hajde t`ia kercasim plazheve!

    Duhet nxjerre nje ligj per keta bojkotues, nese vertete e bojkotojne parlamentin duhet te shkojne dhe te punojne tek zonat elektorale nga ku kane marre votat, duke marre firme nga nje numer njerezish ne jo me pak se 100 vete.
    Pastaj te mendohen mire nese te lene apo mos te lene parlamentin.
    Ky eshte sugjerimi im.
    Te numerohen nje per nje dhe ditet e Lulit qe mund te kete kaluar ne Holande.

  • Se mos kerkoni parate pastaj !
    Shkoni ne pune , se me te mire nuk do gjeni , ju gallate dhe mesazhe dashurie po beni, sikur po i bini kazmes !
    Mendou mire ,para se te vendosesh , paraaate !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *