Po shpërndanin bukë në fshatrat e Lushnjes, furgoni u merr flakë

Dita

Një mjet transporti tip furgon është djegur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në rrugën rurale Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Furgoni i drejtuar nga shtetasi Andrea Pepa, i cili udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij, është përfshirë nga flakët, megjithatë, çifti ka shpëtuar për mrekulli, pasi drejtuesi i mjetit menjeherë ka vënë re tymin që dilte nga kroskoti.

Nga ngarkesa e bukëve që kishin në furgon nuk ka mbetur asgjë, sepse zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin.

Sipas zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje, shkak ka qenë një problem në rrjetin elektrik të furgonit.

Andrea Pepa dhe bashkëshortja e tij kanë një biznes të prodhimit të bukës dhe merren vetë me shpërndarjen e prodhimit nëpër fshatrat e zonës së Lushnjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *