Athina dhe Shkupi arrijnë paktin për emrin

Dita

 

Athina dhe Shkupi kanë arritur një marrëveshje për sa i përket çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë.

Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, Nikos Kotzias ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se dy krerët e diplomacisë së të dy vendeve kanë mbaruar misionin e tyre me atë çka kishin marrë përsipër nga dy kryeministrat.

“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore me të cilat duhet të përballen. Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e Ministrave të Jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias.

Βurime diplomatike bëjnë me dije se dy vendet janë shumë pranë Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut ), por nuk mohojnë edhe dy variantet e tjera Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija).

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte poshteruese per shqiptaret dhe greket te pranojne çfardo emri per Maqedonine e lashte te Aleksandrit te Madh (Lekes se Madh) iliro-shqiptar, emri me i pranueshem duhet te jete “Maqedonia e Eperme”, po, edhe “Maqedonia e Veriut”, mirepo, edhe me mire do te tingellonin emrat “Maqedonia e Vardarit” dhe “Maqedonia e Shkupit”, te cilet jane ne tavolinen e bisedimeve…
    Poshte bullgaret pushtues e poshtrues, si Gruevski me shoke!…

    DRENICA E KUQE

  • Kush do te behet “Qirje grek “ me 299 euro ne muaj te shkoj te jonulla te mbush format says:

    Shekulli 21 viti 2018 “greket”kerkojn akoma te nderrojn emra . Maqedonia eshte e Aleksandrit te madhe, dhe aleksandri ishte dhe eshte shqiptar. Mesoni realitetin mjaft u mori kisha ne qafe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *