Nëse keni menduar ndonjëherë se pse valixhja juaj ose sendet që keni në të bëhen copë e çikë pas një fluturimi me avion, ka ardhur koha të merrni një përgjigje.
Një grua e cila ishte e angazhuar me menaxhimin e bagazheve në Honolulu është filmuar nga një pasagjer duke flakur me forcë valixhet nga avioni.
Në videon e shkurtër, të filmuar më herët gjatë këtij muaji, punonjësja e aeroportit shihet duke hedhur valixhet ndërsa po shkarkonte avionin.
Kjo nuk është hera e parë që mbajtësit e bagazheve janë filmuar duke hedhur valixhet e udhëtarëve në mënyrë të shkujdesur nga avionët.
Korrikun e kaluar një mbajtës bagazhesh u filmua duke flakur dhe duke gjuajtur me shkelma valixhet para turistëve të tmerruar pasi ato ranë nga kamioni në aeroportin e Ibiza-s.
o.j/dita
https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=DsO_VT-kdpw

Kujdes teper i vecant.Sikur hedhin thase me patate.Ndaj kerkojne te mos kalohet pesha e valixhes mbi 20 kg.Se nuk punojne muskujt per cirkun e hedhjeve te valixheve.