Planin që ua shkatërroi tenderi i dështuar për privatizimin e “Albpetrol”-it, mund t’ua kompesojw një skemë e ngutshme koncesionare. Qeveria në ikje, është angazhuar tërësisht javët e fundit për të miratuar një koncesion duke i dhënë një kompanie private të drejtën e shfrytëzimit të puseve më të rëndësishëm që disponon sot “Albpetrol”-i duke kryer “de facto” privatizim të pasurive nëntokësore të “Albpetrol”-it. Burime të gazetës “DITA” kanë informuar se aktualisht në tryezën e kryeministrit në detyrë, Sali Berishës, gjendet praktika e plotë e kompanisë “Phoenix Petroleum Gas” për marrjen me koncesion të vendburimeve të naftës të Amonicës, Drashivicës, Finiq-Kanes, Pekisht-Murriz si dhe të vendburimeve të gazit Povelçë, Frakull, Panaja, Divjakë, Ballaj-Kryevidh. Kompania, siç edhe vetë e ka pranuar ka nënshkruar ndërkohë një memorandum dhe marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Albpetrol” dhe pritet që qeveria të miratojë marrëveshjen mes tyre shumë shpejt. Zëra alternativë të mirinformuar thonë se qeveria edhe mund ta ketë miratuar në fshehtësi të mërkurën e datës 7 Gusht këtë marrëveshje koncesionare duke evituar publikimin e vendimit, por nuk ka ende prova që vërtetojnë këto pretendime. E sigurt është se ky koncesion nëse është miratuar apo do të miratohet së shpejti, do të kryejë një privatizim të tërthortë të “Albpetrol”-it pasi vendburimet e listuara për t’iu kaluar kompanisë nuk janë as më shumë e as më pak se sa vendburimet më produktive dhe themelore që disponon sot kompania shtetërore “Albpetrol”
Privatizimi i tërthortë
Privatizimi i “Albpetrol”-it dështoi por duket se qeveria tashmë “po zbraz grurin duke na lënë thesin”. Sipas një dokumenti të dalë nga drejtuesit e Albpetrol në vitin 2011, kompania listonte si të vetmet vendburime që ishin në përdorim 100% të saj vendburimin e naftës së Amonicës dhe vendburimet e gazit në Divjakë, Ballaj-Kryevidh, Frakull dhe Povelçë. Albpetroli nuk listonte asnjë vendburim tjetër domethënës në asetet e saj kryesore, ndërsa Amonica, realisht përfaqëson të vetmin vendburim të majmë që prodhon sot pjesën dërrmuese të sasive të hidrokarbureve dhe të naftës bruto të kompanisë shtetërore. Albpetrol-i deklaroi në vitin 2011 një fitim neto prej 71 milionë dollarësh nga shitja e sasive pikërisht nga këto vendburime. Kur u krye procedura e dështuar e privatizimit të “Albpetrol”-it disa muaj më parë në listën e vendburimeve të kompanisë ishin rreshtuar si asetet më të çmuara vetëm këto vendburime që pritet të jepen me koncesion. Pra, pasuria, asetet madhore që disponon sot kjo kompani, po privatizohen dhe po jepen me status “vendburimi” në formë koncesioni, ndërsa kompania “Albpetrol” ligjërisht mbetet e pa privatizuar, por pa vendburime, Albpetrol shndërrohet në një kompani ‘në letër’.
Koncesioni si opsion
Ka qenë një skemë dhe procedurë emergjente ajo që ka nxitur strukturat shtetërore të kryejnë këtë skemë koncesionare. Specialistë të konsultuar dje nga “DITA”, kanë vlerësuar se praktikisht vendburimi i Amonicës, i përfshirë në koncesion është i vetmi vendburim domethënës që disponon “Albpetrol”-i dhe kalimi i tij në duart e privatëve praktikisht mbyll skemën e dhënies me koncesion të 4 vendburimeve më kryesore të hidrokarbureve në vend. Specialistë të fushës shprehen se në rast të aprovimit të këtij koncesioni kompanisë “Albpetrol” i mbetet vetëm statusi i një kompanie rregullatore. “Praktikisht me heqjen e këtyre vendburimeve Albpetrol-it i mbetet të monitorojë dhe të mbledhë përqindjet shtetërore që i takojnë sipas kontratave me koncesionarët, duke u kthyer në një kompani shërbimi, dhe duke mos qenë më një kompani energjetike, pasi nuk ka më asnjë aset energjetik që ajo ta ketë në pronësi. Praktikisht Albpetrol merr funksione modeste që shumë mirë mund ti kryente dhe zyra e Tatim-Taksave në rrethin e Fierit”, – tha dje një specialist në sektorin e hidrokarbureve. Kompania “Phoenix Petroleum Gas” që pritet të kapë dhe “llokmën e fundit” të kompanisë shtetërore është një kompani e themeluar në vitin 2011, paketën e aksioneve të së cilës e kontrollojnë disa investitorë shqiptarë, ndërsa 20 për qind të aksioneve i kontrollon një shtetas gjerman i quajtur Frank Jurgen Veise
“Njoftimi i kompanisë Phoenix Petroleum Gas”
“Phoenix Petroleum Gas dhe kompania shtetërore Albpetrol sh.a. kanë negociuar dhe lidhur një marrëveshje mbi termat dhe kushtet e zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe gazit në 5 fusha rezervash në jug të Shqipërisë. Marrëveshja përbëhet nga dy faza. Faza e parë (Faza e Vlerësimit për 18 muaj plus 6 muaj), do të sigurojë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse dhe drejtojë eksperimentimin e teknologjive të avancuara në parcela të veçanta. Faza e dytë (Faza zhvillimi i plotë i fushave me rezerva – me kohëzgjatje deri në 25 vjet) do të zhivllojë fushat me rezerva bazuar në një plan zhivllimi të detajuar. Fushat e naftës sipas kësaj marrëveshjeje i përkasin karbonat (2) dhe rezerva gur ranor (3). Nga te gjitha këto fusha nafte rezervat gjeologjike (OOIP) janë vlerësuar ( ish Instituti Shqiptar i Hidrokarbureve) në një total prej 6.3 milion ton naftë, nga të cilat është shfrytëzuar rreth 12.5% e tyre. Për të shfrytëzuar këto depozita në totaj janë shpuar 150 puse vlerësimi dhe prodhimi. Për momentin, këto fusha nafte janë stadin e avancuar të shfrytëzimit. 5 fushat me gaz natyror kanë në total prej 447 milion Nm3 të mbetur në rezervat e verifikuara dhe rreth 3 miliardë Nm3 gazi prej kategorive të mundshme në zonat produktive. Shumë puse eksplorimi, vlerësimi dhe zhvillimi janë shpuar në fushat me gaz natyror. Numri i tyre shkon deri në 300 puse, ndër të cilat më shumë se 220 janë puse gaz prodhuese. Mungesa e investimeve se bashku me teknologjinë e vjetëruar, kërkimin e limituar dhe mungesa e shërbimeve të domosdoshme për puset e shfrytëzimit kanë bërë që sot të mos kemi një imazh të qartë të perspektivës zhvilluese të rezervave kryesore të naftës dhe gazit në këto fusha. Duke përdorur eksperiencën e gjatë në zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Shqipëri, një grup specialistësh lokalë u angazhuan për të vlerësuar mundësitë dhe futjen e teknologjisë së duhur gjatë fazës parapërgatitore të marrëveshjes me qëllim rritjen e prodhimit”.
Vendburimet e naftës dhe të gazit të zbuluara që prej 29 Nëntorit 1944:
Naftë e rëndë
Gorisht
Ballsh
Kocul
Visokë
Naftë e lehtë, gas dhe kondensat;
Cakran
Amonicë
Delvinë
Finiq-Krane
Gas:
Divjaka
Povelce
Frakull
Seman
Panaja
***
Nafta shqiptare, 3 koncesionarë morën “thelën e luanit”
Të dhënat telegrafike të specifikuara për pasuritë që kanë në shfrytëzim tri kompanitë më të mëdha koncesionare të shfrytëzimit të hidrokarbureve në Shqipëri
Kërkimi dhe shfrytëzimi i naftës në vendin tonë bëhet nga kompani të huaja. Të dhënat tregojnë se tre janë kompanitë kryesore që shfrytëzojnë naftën në vendin tonë. Bankers Petroleum, Petromanas, Stream Oil & Gas, kompani të cilat zotërojnë të gjitha burimet më të rëndësishme natyrore naftëmbajtëse. Kontratat e nënshkruara janë kryesisht pas vitit 2007, në kohën që qeveriste Sali Berisha dhe zakonisht këto kontrata janë afatgjata që shkojnë deri në 37 vjet. Në këtë mënyrë abuzimi me shfrytëzimin e resurseve natyrore, sic është një nga më të rëndësishmet ajo e naftës, nga qeveria jonë shqiptare është “preferuar” të bëhet nga kompani të huaja, duke mos ju dhënë mundësi kompanive shqiptare të jenë pjesë e këtij tregu. Duket se pas këtij shfrytëzimi pa kriter dhe për një periudhë afatgjatë, dëmi do të jetë për vetë vendin tonë, nëse këto kontrata, marrëveshje dhënie licencash nuk do të rishikohen me kujdes nga qeveria e re e shtatorit.
Kompanitë publike që operojnë në tregun tonë:
Albpetrol (www.alb-petrol.com)
Patos (99% operohet nga Bankers Petroleum & Grupi Trans Oil)
Ballsh (Kryesisht operohet nga Stream Oil & Gas)
Marinëz (99% operohet nga Bankers Petroleum)
Sheqishtë (99% operohet nga Bankers Petroleum)
Kuçove (Kryesisht operuar nga Albpetrol; disa nga Bankers)
Frakulla (fushë gazi) Fusha të tjera të gazit, të cilat mund të jenë një opsion i interesuar kur TAP do të jetë operacionale Kompania gjithashtu ka të drejtat e eksplorimit në blloqe njohura lirë në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Bankers Petroleum (www.bankerspetroleum.com)
Kontrata për ndarjen e prodhimit Patos Marinzës, nënshkruar më 2004
Kontrata për fushë nafte të Kuçovës, nënshkruar më 2007
Prodhimi kontrata për F Blloku, nënshkruar më 2010
Petromanas (www.petromanas.com)
Kontrata për blloqet A + B, nënshkruar më 2007 (abandonuar në mesin e vitit 2013)
Prodhim kontrata për blloqet D + E, nënshkruar më 2007
Prodhim kontrata për Blocks 2 + 3, nënshkruar më 2007
Ne bashkepunim mua SHELL (75%)
Stream Oil & Gas (www.streamoilandgas.com)
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Ballsh – Hekal ne vitin 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Cakran – Mollaj në 2007
Marrëveshja e naftës për zhvillimin e fushë nafte Gorisht – Kocul në vitin 2007
Marrëveshja Petroleum për zhvillimin e Delvine Blloko (gazi) në vitin 2007
Si janë licencuar kompanitë për naftën në vendin tonë:
Për kërkimin e naftës dhe gazit në det:
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun e Durrësit me kompaninë San Leon Energy, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2004;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun Joni 5 me kompaninë Capricorn Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2007.
Për kërkimin e naftës dhe gazit në tokë:
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për blloqet A + B me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun D + E me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun 2 + 3 me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2009;
• Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për bllokun F me kompaninë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Nëntor të vitit 2010;
Në fushën e zhvillimit të vendburimeve dhe prodhimit të naftës dhe gazit:
• Licensë-Marrëveshja e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës mes Albpetrolit dhe kompanisë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2004;
• Licence-Marrëveshja e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Ballsh – Hekalit mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2007;
• Licence Marrëveshja e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Cakran – Mollajt mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007;
• Licence Marrëveshja e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Gorisht – Koculit mes Albpetrolit dhe
• kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007;
• Licencë-Marrëveshja e lëshuar nga Ministria dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Ballsh – Hekalit mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007;
• Licencë-Marrëveshja e akorduar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure, për vlerësimin dhe zhvillimin e zbulimit të bërë në bllokun e Delvinës dhe prodhimin e hidrokarbureve në të, mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007;
• Licencë-Marrëveshja e akorduar nga Ministria dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Kuçovës mes Albpetrolit dhe kompanisë Sherwood, e cila ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2007;
• Licencë-Marrëveshja e akorduar nga Ministria dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Visokës mes Albpetrolit dhe kompanisë IEC Visoka, e cila ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2009;

jua them une juve smund ta leme nafen ne dore te mafiozeve po dhe po mafiozeve ,,,asht ma esigurte me zenin dhe giten ata jan endryshimi pe r para sb
eshte renqethese ne nuk fitojme asgje ,ju jepet prioritet te huajve ne lepijme buzet kjo eshte tradheti kombetare o zot c,behet me ne po na ckyejne te gjalle nuk po na mbron njeri sali berisha po shkateron vendin ..me dridhet mishi ,nuk e imagjinoj dot ,kush fshihet pas kesaj o vendi im qe ste del njeri per zot rama te dhente zoti force te na mbrosh se na hengren te gjalle mafia ,e tradhetaret e vendit
Edhe Edit po i del per zot 2K-ja apo Kocua – dhendrri me i ri deputet qe po i ben marreveshjet si me kahun e PD-se edhe me ate te PS-se…
Mos harroni qe Rumania u zhvillua vetem nga nafta, pasi pati burra shteti qe e perdoren per interesat e qytetareve te vet naften; ndersa ne po e blejme sa frengu pulen.
Nuk kemi asnje strategji kombetare qe te mbroje qytetarin, gjithcka shkruhet e behet eshte se si pushtetaret te firmosin per kompanite e medha gllaberuese, te fusin perqindjen apo thelen e tyre ne xhep dhe kaq. O ZOT me jep nje grusht te forte t’ia rrash ketyre qeveritareve antishqiptare!!!
there is something behind the throne,greater than the “king” himself….megjithate,ai qe “paguan” ne fund eshte “Louis de XVI”….
Ok ladi, jam dakord. Por nuk kemi pse të jemi kundër marrëveshjeve në vetvete. Kur marrëveshja bëhet plotësisht për interesa kombëtare dhe vihet në shërbim të mirëqënies dhe zhvillimit ekonomik të vendit, nuk ka pse ti kundërvihemi. Konçensionin nuk e shpikën shqiptarët as dhe marrëveshjet. Deri këtu nuk ka problem.
Problemi me shqiptarët qëndron se pasuria e përbashkët kombëtare, të paktën me sa ka dalë deri më sot, është trajtuar si pronë pa zot, ose më mirë si mall privat i pushtetarëve. Me fjalë të tjera, pushtetarët kanë vënë përqindjet e fitimit të tyre, në një pronë që nuk i takon atyre me ligj, por është pronë shtetërore. Këtu fillon afera korruptive dhe abuzive, Këtu duhet hetuar çdo marrëveshje, nga kushdo që bëhet, nga cilido krah. Sepse ne nuk kemi pse të bëjmë sehir e të shohim se si pasurohen me rradhë pushtetarët, ndërsa situata ekonomike përkeqësohet si dhe arka e shtetit nuk arkëton të ardhurat e planifikuara sipas pasurive dhe vlerës reale të saj. Duhen hetuar të gjitha marrëveshjet me transparencë të plotë dhe kjo të vazhdojë dhe me qeverinë e re. Të bëhet transparent çdo konçension dhe çdo marrëveshje me pasurinë e përbashkët. Sepse me sa po shohim çdo ditë, kjo shitja llokma-llokma e pikave strategjike-nevralgjike të ekonomisë shqiptare, në fund do na çojë në një situatë që ne nuk do kemi asgjë në dorë, në rastin e marrëveshjeve me të huajt, por dhe me privatët shqiptarë do jetë fitim minimal i shtetit në krahasim me privatët. Ky raport fitimi shtet-privat apo shtet-i huaj, duhet trajtuar me kujdesin e një qeverie që vërtetë mendon për vendin. Kjo mbetet për tu parë me qeverinë e re.
Por fatkeqsia shqiptare qëndron në faktin se ne kemi kaq pasuri në naftë, në ujra, në pyje, në minerale, në bregdet, në det, sa është e pakonceptueshme që akoma jemi vend i varfër e i pazhvilluar! Kjo është krejtësisht ironike! E pra politikanë që arrijnë këto standarte varfërie në një vend kaq të pasur, duhen ndëshkuar siç e meritojnë. Asnjë ekonomist nuk mund të justifikojë dhe të përkrahë politika të tilla që varfërojnë shtetin dhe pasurojnë privatin padrejtësisht! Paaftësia e specialistëve për t’iu kundërvënë politikave të tilla, na ka çuar në këtë pikë ku jemi sot. Le të shpresojmë që qeveria e re do zbatojë dhe do ndjekë këshillat dhe analizat e specialistëve. Sepse sinqerisht, jemi shumë të lodhur dhe aq të dëmtuar nga mashtrimet, gënjeshtrat, injorantët, të paaftët, përvetsimet sa nuk kemi për të falur as dhe gabimin më të vogël të qeverisë së re. Nuk ka më asnjë justifikim për gabime “pa dashje” apo gabime “njerëzore”. Këto parrulla ikën bashkë me saliun. Ne qytetarët duam rezultate konkrete dhe jo justifikime boshe.
Asgjë nuk e justifikon varfërinë në një vend kaq të pasur sa Shqipëria, përveçse paaftësisë apo mosdashjes me qëllime përfitimi personal.