Takimi Trump-Kim Jong Un, zyrtari i lartë i Koresë në SHBA

DITA Online

 

Një prej zyrtarëve më të lartë të regjimit të Kim Jong Un në Korenë e Veriut, thuhet se po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes raportimeve për përgatitjen e takimit mes kreut të shtetit komunist dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Agjencia koreno-jugore e lajmeve “Jonhap” beri te ditur se gjenerali Kim Yong-chol, pritet të mbërrijë në SHBA të mërkurën, pasi të zhvillojë bisedime me liderë kineze në Pekin. Vizita e zyrtarit te larte të Penianit, konsiderohet si një sinjal tjetër se takimi mes dy liderëve do të mbahet.

Pak ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë e vuri në dyshim zhvillimin e takimit të planifikuar për në datën 12 qershor në Singapor. Por që prej këtij momenti palët po punojnë intensivisht për të mundësuar atë që do të ishte; përballja e parë mes një udhëheqësi të Koresë së Veriut dhe një presidenti amerikan në detyrë.

Përfshirja e mundshme e gjeneralit ne negociata do të ishte e rëndësishme, pasi do të sinjalizonte dëshirën e Koresë së Veriut për zhvillimin e bisedimeve.

Një figurë më shumë influence Kim Yong-chol shihet shpesh në krahë të liderit koreano-verior, ka marrë pjesë në takimit me udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Jugut dhe është takuar gjithashtu me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pomepo në Penian. Ai bëhet zyrtari i profilit më të lartë që viziton SHBA që prej vitit 2010-të.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *