Moti/ Sot, ndryshim të kushteve atmosferike

Dita

Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, të cilat pritet të jenë më të dendura pas mesditës deri në mbrëmje.

Ndërkohë priten shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Lindore, por reshje të izoluar rrezikojnë pjesërisht zonat Qendrore të vendit.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit, ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita, por gjithsesi do të ruhet maksimumi deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *