Marrëveshja për Bale: 90 milionë plus Koentrao

redaktor

Real Madridit ka intensifikuar dje kontaktet për të mbyllur marrëveshjen me Totenhamin për transferimin e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”. Burime pranë klubit anglez zbulojnë se presidenti Daniel Levi është gati të pranojë ofertën 110 milionë euro të bërë nga Florentino Perez, shifër kjo që përfshin edhe çmimin e kartonit të Koentraos. Palët ende nuk kanë rënë dakord për vlerën e mbrojtësit portugez. Reali e vlerëson 25 milionë euro, ndërsa për Totenhemin maksimumi vlen 20 milionë. Në këtë pikë presidenti i Spursave mendon se ka lëshuar shumë, ndaj nuk mund të lejojë asnjë ulje tjetër. 90 milionë euro ë plus Koentraon dhe gjithçka do të mbyllej me një shtrëngim duarsh. Lëvizjen e fundit për ta bindur presidentin Levi ka menduar ta bëjë vetë futbollisti uellsian, i cili sapo është kthyer në Londër pas impenjimit me kombëtaren. 24-vjeçari ka planifikuar një takim me presidentin, për ta bindur që të pranojë ofertën e fundit të Realit, 85 milionë euro plus Koentraon. Nga Anglia vijnë lajme që lënë të kuptohet që arritja e marrëveshjes është çështje orësh. Gareth Bale nuk do të grumbullohet për takimin e javës së parë të kampionatit, edhe pse trajneri Vilash Boash është munduar që ta justifikojë vendimin për ta lënë jashtë skuadrës uellsianin me problemet e tij fizike. Ndërkaq, lojtari u ka thënë shokëve të kombëtares se ai nuk do të luajë më asnjë ndeshje me Totenhamin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *