Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka

DITA Online

 

(Mendime rreth librit me të njëjtin titull, i autorit Ylli Polovina)

Dilaver Goxhaj

Debati për të kaluarën ka filluar të zhvillohet në Shqipëri këto tre dekadat e fundit në shumë mënyra, veçanërisht për Luftën Nacional-Çlirimtare prej autorëve që janë të angazhuar shpirtërisht me të, ku prej shumë prej botimeve historke rreth saj, përpiqen ta bindin lexuesin se kemi të bëjmë me një fushë ndarjesh tragjike, ku numurohen dhe varret. Ky pasqyrim i vuajtjeve dhe shpresave në të kaluarën tregon se ka një domethënie dhe një rëndësi jetike për aktualitetin. Sa më mirë që ta njohim të kaluarën tonë, aq më shumë do të mësojmë për të kuptuar veten. Një prej këtyre botimeve me karakter historik është edhe libri i fundit i Ylli Polovinës, i titulluar “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”.

Porsa gazeta “Dita” botoi reçencën e Zylyftar Hoxhës për këtë libër, menjëherë shumë komentues reaguan me kritika e sulme kundër autorit të librit, duke e akuzuar atë madje dhe për tradhëti kombëtare. Botimi i asaj reçence dhe komentet për të, lexuar në portalin e gazetës, më nxitën të kontaktoja autorin për të gjetur librin, pasi ende nuk ishte hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese”Botart”. Prej autorit mësova se kishte pasur përveç kritikave edhe kërcënime përmes disa telefonatave deri edhe në fyerje, edhe pse nuk e kishin lexuar ende librin.

Arsyeja e këtyre reagimeve ndoshta duhet kërkuar te titulli i vet librit, ngaqë përmendet Butka, emër që ngacmon në histori. Fabula vazhdon ngaqë ky emër të kujton veprimtarinë e eksponentit të lartë të Ballit Kombëtar gjatë LANÇ-it, Safet Butkën, por edhe të djalit të tij Uran Butka, i cili, me botimet dhe intervistat e shumta nëpër mediat televizive është bërë një nga propaganduesit më ekstremë për shtrembërimin e karakterit të LANÇ-it, duke e quajtur atë “luftë civle”.

Sikundër shprehet historini Kristo Frashëri, letërsia botërore njeh dy lloj vepash letrare me tematikë historke: vepra letrare që vërtiten rreth një personaliteti të njohur historik, e në rastin tonë kemi veprën e Sabri Godos “Plaku i Butkës”; dhe e dyta, vepra letrare që trajtojnë një trill me taban historik.

Vepra lerare “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, është  një vepër letrare me taban historik, ku autori Ylli Polovina, duke u mbështetur në burime të njohura e të panjohura më parë, trajton personalitete të veçanta historike, si Enver Hoxha, Sali, Safet, Muharrem, Qemal e Fetah Butka (ky i fundit ka qenë edhe pjesmarrës në Konferencën e Pezës), si dhe Koçi Xoxe, Arkimandriti Pashko Vodica, Beqir Balluku, Andrea Varfi etj., një trajtesë kjo përmes ngjarjeve historike, duke iu përshtatur ambientit historik, traditave dhe mentaliteteve deri te ngjarje të kohës së sotme.

Një prej problemeve që trajtohet nga Polovina në këtë vepër të tij letrare është edhe çështja e “luftës civile” gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kundër pushtuesv nazi-fashitë. Kjo tezë ka filluar të trajtohet menjëherë pas ndryshimit të sistemit shoqëror në Shqipëri. Me këtë debat janë angazhuar shumë historianë, të vjetër e të rinj, por edhe shumë intelektualë të profesioneve të ndryshme që janë dashuruar me atë histori, ku një pjesë jo e pakët e tyre mbështeten kryesishtë në fakte gojore. Mirëpo, këto botime dhe intervista televizive të shpeshta kanë arritur  të krijonë dilemën në opinionin e vendit tonë se ajo luftë, nuk na paska qenë vetëm luftë çlirimtare, por edhe luftë civile.

Ndoshta e gjithë kjo propagandë do të ketë bërë efektin e vet edhe te autori Ylli Polovina, prandaj edhe ai një nëntitull të librit e titullun: ““Luftë civle” apo “vëllavrasje”?”, duke iu referuar “Historisë së Shqipërisë”, ku thuhet se “forcat e Ballit Kombëtar nuk përbënin një front më vete, por ishin vegla të pushtuesve hitlerianë dhe vepronin sipas urdhërave  të tyre… Në këtë kuptim, sipas PKSH, fironte edhe themeli i arsyetimit se pati ndodhur luftë civile… Nëpërmjet këtij sofizmi ky falsifikim historik u mbaj gjallë gjysëmshekulli të diktaturës “së proletariatit”. Duke iu shmangur faktit kokëfortë: ajo pati ekzistuar, edhe pse në kufijtë minimalë”.

Me këtë përkufizim autori kërkon të na thotë se të dy palët janë përgjegjëse për vëllavrasjen, e cila u afrohej kufijve minimalë të një lufte civile, pavarësishtë se cila prej tyre e nisi atë luftë.

Në “Historinë e Shqipërisë”, të cilën e citon autori, theksohet se “Forcat e armatosura të Ballit dhe Legalitetit nuk përbënin një front më vete, por ishin vegla të pushtuesve hitlerianë dhe vepronin sipas urdhërave të tyre.”,  që  do të thotë se historiografia shqiptare 50-vjeçare gjatë sistemit monist nuk e pranon që ajo luftë ishte luftë civle.

Mirëpo, çfarë kuptohet me luftë civile? Nëse  do t’i referohemi Fjalorit  të Shqipes së Sotme, atje thuhet: “luftë civile (qytetare) luftë e armatosur që bëhet ndërmjet forcave të klasave kundërshtare brenda një shteti”.

Ylli Polovina përkufizimin e Historisë së Shqipërisë: “Balli dhe Legaliteti nuk përbënin një front më vete”, e kundërshton, duke na thënë “do të thotë se nuk përfaqësonin ndonjë pjesë të popullit, se nuk qenë parti apo lëvizje kombëtare dhe për rrjedhojë nuk ishin gjymtirë të natyrshme të shoqërisë shqiptare dhe të vetë pluralizmit.”

Që edhe forcat e Ballit dhe Legalitetit ishin shqiptarë, këtë  askush nuk e mohon; por edhe faktin që deri në shtatorin e vitit 1943 forcat e Ballit dhe ato të Nacionalçlirimtares kanë luftuar së bashku, të cilën autori me të drejtë e quan “pranverë njëvjeçare komunsto-balliste”, dhe këtë nuk mundet kush ta mohojë.

Por, sikundër theksohet edhe në Historinë e Shqipërisë, lufta me armë kundër forcave të Ballit dhe Legalitetit filloi kur këto të fundit u bashkuan me hitlerianët, në shtatorin e vitit 1943, dhe jo më parë. Madje Mid’hat Frashëri jep edhe datën e saktë, 9 shtator 1943.

Nëse forcat e Ballit dhe Legalitetit do të ishin front më vete, kundër hitlerianëve por dhe kundër partizanëve, atëherë do të kishim të drejtë që luftën midis dy forcave shqiptare ta quanim “luftë civile”, pasi do të kishim luftë për pushtet, ngaqë lufta midis tyre nuk do të kishte lidhje me hitlerianët pushtues. Ndërsa, derisa forcat e Ballit dhe Legalitetit u bashkuan me forcat hitleriane, forcat e Ballit dhe të Legalitetit nuk luftonin për të marrë pushtetin vetë, por për t’ia lënë pushtetin pushtuesit të huaj. Për këtë gjë, ato organizata politike u goditën nga Nacional-Çlirimtaria si palë e të huajve.

LANÇ-i do të ishte luftë civile nëse forcat e Ballit dhe të Legalitetit, edhe pse ishin organzata politike dhe jo parti politike, (shih “Hasan Dosti për çështjen shqiptare”, 2008,f.168), do të kishin qëllime dhe karakteristika të njëta me ato të Nacional-Çlirimtares, gjë që nuk ngjasonin sepse ato nuk luftonin kundër hitlerianëve pushtues; Do të ishte luftë civile nëse autoritetet civile të Ballit dhe Legalitetit do të ushtronin de facto, autoritet mbi popullatën brënda një pjese të përcaktuar të territorit kombëtar shqiptar, gjë që nuk rezulton ashtu; Do të kishim luftë civile nëse njëra nga këto dy palët e armatosura shqiptare, Nacional-Çlirimatria apo Balli, do të kishte pushtetin, atëherë Qeveria e saj do ta kishte pranuar dhe njohur  si ndërluftues palën tjetër; Do të kishim luftë civile nëse lufta e Frontit Nacional-Çlirimtar nuk do të kishte karakter  ndërkombëtar; Do të kishim luftë civile nëse njëra nga këto dy palët shqiptare do të ishte përfaqësuese e shtetit shqiptar, gjë që asnjëra prej tyre nuk e kishte atë atribut etj.

Dhe, ajo që i vë vulën faktit se LANÇ-i nuk ishte luftë civile, është ngjarja që Fronti Nacional-Çlirimtar, pavarësishtë se kush qëndronte pas tij, u përfshi në koalicionin anti-fashist ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA, Anglia dhe BRSS, duke zbatuar të gjtha kërkesat e atij koalicini. Kjo bëhet edhe më e qartë po të kemi parasysh se Nacional-Çlirmtaria pat përfaqësuesit e saj në Komandën Aleate të Mesdheut, gjë që Balli dhe Legaliteti nuk e patën këtë element tepër domethënës.

Në mbështetje të autorit se LANÇ-i nuk ishte luftë civile por që pati element të vëllavrasjes në kufijtë minimalë për t’iu afruar luftës civile, po sjellim edhe disa deklarata të pjesëmarrësve me përgjegjësi të larta komanduese në atë luftë, nga të dy palët.

Ja se si e shpjegon Heroi i Popullit Gjeneral Rrahman Parllaku, i dënuar politik nga PPSH: “Kur bëhet fjalë për luftë civle, duhet të kemi parasysh se çfarë e dallon një luftë civile nga një luftë çlirimtare. Dhe për periudhën 1939-1943, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, nuk bëhet fjalë për terma të tilla…Pra, deri në këtë periudhë nuk janë shënuar luftime në front të partizanëve kundër ballistëve apo anasjelltas. Por, për hir të së vërtetës, ka pasur disa raste sporadike… Pas ardhjes së gjermanëve ndryshoi situata. Tani fillojnë përpjekjet midis forcave balliste të rreshtuara në krah të gjermanëve dhe forcave partizane. Pra, në thelb, lufta është bërë për çlirimin e vendit. Nuk kemi një divizion, një brigadë, një njësi të Ballit Kombëtar apo të Legalitetit që të luftonte kundër partizanëve… këto ishin të inkuadruara në forcat gjermane” (“Rr.Parllaku-një legendë”, Tiranë 2014, f.252-254).

Edhe veterani, teoricieni dhe historiani ushtarak Elami Hado, edhe ky i dënuar politik nga PPSH, në librin e tij “Vlerat e LANÇ dhe shkaqet e disfatës së nacionalistëve shqiptarë”, (Tiranë,2005,f.21-23), nuk e pranon që ato “rastet sporadike” të quhen luftë civile, sikundër pohon edhe gjenerali veteran Rrahman Parllaku, por si aspekte të luftës vëllavrasëse: “Dihet që ndeshja e parë me armë midis forcave partizane dhe atyre balliste, dhe që në fakt shënon fillimin e luftës vëllavrasëse, është bërë në fshatin Blush të Kolonjës, më 24 Gusht 1943. Ka pasur edhe më parë provokime, vrasje aktivistësh etj…, por luftë e mirëfilltë ka qenë ajo e Blushit. Fshati Blush ishte bazë e forcave partizane… Ballistët sulmuan bazën partizane… Pati të vrarë e të plagosur nga të dy anët… Më vonë, pas vrases së Safet Butkës, punët ranë në duar aventurierësh e ekstremistësh, bashkëpintorë të gjermanëve, nga ana e ballistëve u përsërit e njëjta gjë në fshatin Blush, me pasoja më tragjike, dhe pas kësaj, vëllavrasja u fut në rrugën e saj të njohur.”

Duke qenë se forcat e Ballit Kombëtar u bënë pjesë integrale e hitlerianëve, të cilën na e pohon vetë Sekretari i Përgjithshëm i Ballit, koloneli Faik Quku, detyrë që e mbajti deri në janar 1944, i cili në vëll. II të librt të tij: “Qëndreda shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, (Tiranë, 2006, f.367-368) shkruan: “Kah mesi i tetorit të vitit 1943, avokat Hiqmet Meçaj u thotë eksponentëve të Ballit të Fierit se me armët dhe materialet e pakta që kishim ishte vështirë me i bë ballë komunistave dhe u propozon me i marrë nga gjermanët. Ai vetë shkon e takohet me gjeneral Uzzin, komandant i divizionit gjerman në atë zonë. Mbas tij shkon e takohet edhe Bektash Cakrani. Mblidhen rreth 10-15 eksponenta të Ballit të Fierit dhe vendosin me marrë armë e materiale prej gjermanëve për me luftue kundër komunistave. Kadri Cakrani dhe Eqrem Peshkëpia shkuan te gjeneral Uzzi dhe morrën prej tij gjithçka që kërkuan: 10 mijë armë, 500 mitraloza e dy autoblinda. Ky material u muer me mshehtësi natën, u depozitue në depot e Ballit dhe u dërgue në destinacionet përkatëse. Pesëqind armë iu dhanë Mehmet Alltunit, i cili formoi një baon (battalion) ballist në Kavajë, disa qindra armë iu dhanë Xhafer Balit dhe rreth 2 mijë forcave të Fierit, Mallakastrës, Lushnjës dhe Elbasanit. Gjatë këtyre ditëve, Kadri Cakrani dhe Qazim Shehu erdhën në Tiranë, te Komitet Qëndror, u takuen me Mid’hatin, Hasanin dhe mue dhe na njoftuen se për me i ba ballë rrezikut komunst kanë qenë të detyruem me marrë armë prej gjermanëve…Me heshtjen tonë e dhamë aprovimin, por edhe i porositëm me mbajt mshehtësinë ma të madhe. Asht për t’u shënue se Vlona e Mallakastra kanë qenë krahinat më ekstremiste të Ballit dhe pikërisht këto dy krahina kanë qenë të parat që kanë hy nën mbrojtjen gjermane dhe kanë bashkëpunue me gjermanët. Simbas një statistike, gjermanët kanë dhënë këto armë: Kadri Cakranit: 10 mijë armë (Fier); Jusuf Luzës, 2 mijë armë (Vlonë); Enver Risilisë, 300 armë (Vlonë); Ismail Golemit, 400 armë (Gjinokastër), Ibrahim Biçakut, 1 mijë armë (Elbasan); Azis Biçakut, 300 armë(nëpërmjet Ibrahim Biçakut, Zgozhdë-Çermenikë); Alush Leshanjakut, 800 armë (Krrabë-Elbasan).”

Që lufta për çlirim gjatë Luftës së dytë Botërore nuk ishte luftë civile, por thjeshtë luftë çlirimtare me elementë të vëllavrasjes, sikundër na e shpjegoi më lartë historiani Elami Hado, këtë e pranon edhe vetë udhehqja kryesore e Ballit në thirrjen e tyre: “Thirrje Nacionalçlirimtares”, të datës 26 tetor 1943, ku midis të tjerave thuhet: “Mjerisht Nacional-Çlirimtarja nuk ka dashtë t’u përgjigjet ndjenjave t’ona dhe sot realiteti i hidhun asht se vëllavrasja jo ka me fillue, vëllavrasja jo po fillon, porse vëllavrasja ka fillue.” Madje edhe Faik Quku, vëllimin e katërt të tij (tek libri i dytë) e ka titulluar: “Vëllavrasja”, f. 309.

Edhe Hasan Dosti, shoku i parë i Mid’hat Frashërit dhe anëtar i  Këshillit Kombëtar të Ballit, në shënimet bigrafike që ai bën për Mid’hat Frashërin, në vitin 1951, thekson se lufta midis Ballit dhe Nacionalçlirimtares kishte karakter vëllavrasës dhe jo luftë civile, ku thotë: “Por mjerisht ndërhyn një faktor tjetër i madh: lëvizja komuniste. Kjo trubullon gjendjen, ndryshon gjerat dhe jep shkak në vëllavrase.”(Hasan Dosti,2008,f.158). Dhe po në atë libër të tij me kujtime, ai tregon të vërtetën se pse Balli iu bashkua hitlerianëve dhe jo Frontit Nacional-Çlirimtar: “Komunistët i propozuan BK bashkimin e forcave, ose së paku një marrëveshje për bashkërendim të operacineve ushtarake. Propozimi u bë shumë herë, dhe u bënë apele të vazhdueshme tue ndërhyrë pranë një numuri të madh miqsh tanë. Hezitimi i BK për marrëveshje mbështetej në kundërshtimin e Mid’hat Frashërit, ma i vendosuri kundër çdo marrëveshjeje me komunistët.”, (po aty, f.82).

Dhe e gjithë kategoria e atyre që kanë dëshirë ta karakterzojnë luftën çlirimtare në luftë civile e dinë fare mirë këtë gjë, ndaj dhe  kanë botuar me mijëra libra për ta shtrembëruar karakterin e vërtetë çlirimtar të asaj lufte çlirimtare, e që për fatin tonë  të keq u bëjnë iso edhe shumë intelektualë ish-komunistë që deri dje na përbetoheshin për të kundërtën e asaj që shkruajnë e thonë sot. Pinjollët e ish-kolaboracionistave, duke qenë të mirëpaguar nga reaksioni i dikurshëm aleatë të Boshtit Romë-Berlin-Tokio, argumentat e tyre se gjoja LANÇ-i ishte luftë civile, është një shpikje për të justifikuar tradhëtinë e Ballit Kombatar e të Legalitetit, për të qëndruar në pushtet pushtuesi i huaj se vetëm në këtë mënyrë udhëheqjet e këtyre dy organizatave politike nuk do t’i humbisnin privilegjet e tyre antipopullore. Dhe për ta mbuluar tradhëtinë e tyre, bënin patriotin, se gjoja Fronti Nacional-Çlirimtar nuk e donte Kosovën.

Por që ajo vëllavrasje u vijua edhe pasi u çlirua Shqipëria nga të huajt, nën parrullën-program: “lufta e klasave”, të cilës PPSH-ja iu rikthye ashpërsishtë në vitin 1966, në Kongresin V të saj, në vend që të bënte të kundërtën. Ai vendim ishte një faj fatal për vendin. Ishte fatal për vetë faktin se në atë periudhë kishte marrë hov zhvillimi i shoqërisë sonë në të gjtha fushat e jetës dhe, në vend që PPSH t’i përshtatej atij zhvillimi që e përgatiti vetë, me luftën e klasave që e rinisi nga e para, u shndërrua në pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, u shndërrua në dogmë, duke mos e kuptuar Marksin, i cili, qysh në fillimet e teorisë komuniste, në Manifestin Komunist, thoshte se Partia Komuniste nuk është e vetmia përfaqësuese e klasës punëtore. Pra, PPSH-ja, duke e mbajtur sistemin monist nëpërmjet përdorimit të forcës, “luftës së klasave”, dështoi në qëllimin e saj për zhvillim. Këtu filloi pakënaqësia e popullit që të rritej gradualishtë sepse u ndalua konkurenca në ide, në mendime, në pronë dhe ekonomi, pasi e tillë ishte politika moniste, e mohonte konkurimin në çdo lloj fushe progresiste.

 

*   *        *

Veç të tjerave, ajo që të tërheq vemendjen, si në asnjë vepër të mëhershme të kësaj gjinie letrare, është edhe dalja në pah, si me gjysëm zëri, sesi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare e në vijimësi ka ekzistuar, por edhe ekziston, një lloj lufte e heshtur fetare midis ritit fetar ortodoks e atij bektashi në trevën e Kolonjës, të cilët janë përafërsishtë të barabartë në numur, por jo vetëm në Kolonjë por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë. Hera-herës ajo luftë ka nxjerrë kokë në forma të ndryshme, si psh: manipulimi dhe mospërmendja nga historia zyrtare e flamurmbajtësit dhe plagosja e rëndë e tij në krah të Koçi Bakos, e komunistit bektashi Muharrem Butka, (vëllai i Safet Butkës), në demonstratën e 8 nëntorit 1941 në Korçë, duke qenë gjat gjithë jetës invald; mohimi i prezencës në Konferencën e Pezës të përfaqësuesit të Kolonjës, Fetah Butka; apo të kënduarit prej tyre të këngës “O Safet vrave veten në halet”, kur Fetahu iu përgjegj thirrjes së Beqir Ballukut e Vasil Konomit dhe shkoi në Dardhë për të bashkuar forcat me brigadën e dytë partizane në luftë kundër gjermanëve në vjeshtën e vitit 1944; arrestmi në 29 Nëntor 1944 dhe dënimi fillimisht me pushkatim e më pas me burgim 25 vjet i Fetah Butkës nga Koçi Xoxe, vetëm pse i kishte thënë Ymer Dëshnicës një vit më herët: “Po këtë Koçi Xoxen si e keni ngritur kaq sipër?! Kur grekët hynë në Korçë babai i tij ka firmosur në një listë për bashkimin e Shqipërisë me Greqinë.”; rrafshimi nga ortodoksët e Shtikës të gjithë shtëpive të Butkajve edhe pse ishte një fis patriotik denbabaden; apo pengimi i Fetah Butkës prej sekretarit ortodoks kolonjar të Enver Hoxhas për të mos e takuar atë, në vtin 1975, edhe pse Enveri kishte pranuar të vinte ta takonte, duke i thënë: “Kë të takoi shoku Enver? Butkën e Ballit, Butkën e Zjarrit” etj.

Këtë lloj lufte fetare historianët tanë nuk kanë guxuar deri sot ta trajtojnë, pasi është një patate e nxehtë, ku politika mashtron duke thënë se ekzistenca e shumë riteve fetare në Shqipëri ka qenë dhe është faktor uniteti, pavarësishtë se ajo luftë vijon të zhvillohet edhe sot në politikë e në pushtet. Gjë që do të thotë se e vërteta përkufizohet nga pikëpamja e forcës, ngaqë forca është parim mashkullor. Si rrjedhojë, përkufizimet zyrtare për të vërtetën e këtij “faktor uniteti” mbizotërohen nga përkufizimet individuale të të fuqishmëve politikë, edhe pse mënyra se si e shohin ata të vërtetën e këtij uniteti bie ndesh me mënyrën se si e shohin atë të tjerët. Ndoshta do të tingëlloi si imagjinare, por lufta fetare sot në Shqipëri midis katër riteve tona fetare, (ortodoksë, sunitë, bektashi, katolikë), përfaqësohet nga tre partitë kryesore, pavarësishtë se maskohet nga propaganda e mediave të tyre. Këtë nuk duan ta pranojnë vetëm militantët profiterë të tyre. Vetëm rreziku i jashtëm i ka bashkuar shqiptarët në të shumtën e rasteve, ngaqë e kanë të qartë se nëse nuk gjejnë në këto raste një gjuhë të përbashkët, do të përfundojnë në një varr të përbashkët.

*   *        *

Përfundimisht mund të themi, se kjo vepër letrare e Ylli Polovinës është tërësisht një trajtesë historike e mbështetur kryesishtë në burime të reja, natyrisht edhe me interpretime të reja.

Përmes kësaj vepre letrare mësohet drama e gjatë e fisit Butka nga ky fshat shumë i vogël i kazasë së Kolonjës, me 12 shtëpi, në të cilën kemi të bëjmë me një fushë ngjarjesh tragjike, ku shënohet dëndësia më e madhe e historisë së kësaj krahine, e cila tregon se jo vetëm krahinat e mëdha e të vogla të Shqipërisë lëngojnë nga tepëria e historisë, por bëjnë edhe bujë duke na u shfaqur të mëdhenj në një drejtim të caktuar; ndërkohë që popujt e tjerë të Ballkanit bëjnë paqe konform interesave të tyre e në dëm të kombit tonë.

Kur mbaron së lexuari këtë vepër letrare të lindin një sërë pyetjesh: Nga rrjedh kjo nevojë për ta shqyrtuar vazhdimisht të kaluarën tonë? Pse historia e jonë shkruhet herë pas here nga e para? Cilat janë arsyet ideore dhe ideologjike për rishkrimin dhe ritrajtimin e ngjarjeve që kanë ndodhur?

Dhe, Ylli Polovina, përmes kësaj  vepre na krijon mundësinë që, duke ia drejtuar këto pyetje të kaluarës së gjysmës së dytë të shekullit që lamë pas, lexuesi të marrë përgjigje për të tashmen. E për këtë qëllim, ai ka bërë një regjistrim të atyre ngjarjeve të rëndësishme që lidhen me fisin Butka por edhe me gjithë Kolonjën – bën pasqyrimin e vuatjeve dhe të shpresave të tre brezave të atij fisi historik – në të kaluarën njëqindvjeçare, duke na thënë se ato kanë një domethënie dhe një rëndësi jetike për gjithë aktualitetin tonë. Autori, përmes këtij libri, kërkon të na thotë, se sa më mirë që ta njohim të kaluarën tonë, aq më e madhe bëhet sasia e përvojës sonë, e kështu edhe mundësitë për vendime, pra, mundësitë për një zhvillim më racional e më njerëzor.

 

Share This Article
43 Comments
  • Tirreni fillin sa te doni ,te holle apo te trashe ,populli eshte i bindur se ne Shqiperi nuk ka patur lufte civile. Lufte civile kemi athere kur nje pjese epopullit te nje shteti ,lufton me pjesen tjeter te popullit. Konkretisht. Nerastese luftohej midis ballisto-zogisteve e partizaneve per te marr pushtetin,ketu kemi lufte civile. Po kur ballistet qendronin ne krah te pushtuesve edhe ne front ,pse qenkerka lufte civile. C’donin ballistet qe luftonin me gjermanet ne tenden e qypit? C’donin ballistet qe u ngriten nga Myzeqeja e erdhen te luftonin me partizanet ne Melove te Skraparit. E keto jane te degjuar nga njeres te thjeshte e jo politikan apo edhe historian. Pse komunistet nuk e denigruan figuren e Sali Butkes? PO nga familja e Muharrem Bjraktarit ,a kalon historia ? Po nga familja e Ylleve te Leshnjes ne Skrapar a kalon historia ? Na thoni i ndreuari Goxhaj, cilat jane betejat e ballit dhe legalitetit qofte edhe para ardhjes se gjermaneve? Vetem Grehotin mos e permend se i dihet historia. A ka qene i organizuar Balli kombetar e legaliteti gjate luftes? PO. Vetem se nuk kishte brigata ,po i quante ceta. I quante ceta se aq pjesmarres kishin,por po te kishin me shume do ti quanin edhe batalione te pakten. Jam i mendimit ae Ylli Polovina ,me shume i eshte servilosr Uran Butkes ,e jo realitetit… Ju i referoheni Rraman Perllakut. Bukur ! Nuk emohon njeri se ka qene ushtarak i zoti,por po flet sot,me shume per te nxier inatin ndaj Enver Hoxhes e jo se e kishte ne shpirt. Ashtu si e ndjera Liri belishova qe arriti te thoshte se Enveri nuk lexonte. Me thoni : Pse te besoj Lirine e jo Ditero Agollin ,kur tregonte se e njhte letersine ne maje te gishtave? Pse nuk shkruan Ylli Polovina per ate pune kolosale qe eshte ber per zhvillimon e bujqesise ,industrise,arsimit e shendetesise,duke i krahasuar me ate gjendje qe ishte Shqiperia ne vitet e para te clirimit ? Jepni kronikat e shkruani Ju kopetentet qe ta mesojne te verteten rinia. Ta mesojne se balli u bashkua me pushtuesit, ta mesojne se shqiptaret ne vitin1945 ishin 95% analfabet, ta mesojne se populli jetonte si ne mesjete. Te mesojne te rinjte se kur u ndertuan ato vepra madheshtore industriale , bujqesore ,kulturore ,shendetesore e arsimore. Te mesojne te rinjte se historiani erodit, Aleks Buda ishte i degjuar mbare boten , e nuk i takon te jete flakur emri i tij ne nje rrugice andej nga fundi i Tiranes ,ku nuk kalojne as dhjete veta ne dite.kurse emri i nje nga Butket shte ne mes te Tiranes… Ylli Polovina me kete liber donte thote se balli ka qene ajka e kombit.. Jo mor zotri…. Gjeja qe nuk falet eshte tradhetia ndaj popullit tend. Le te shkruaj Ylli nje liber ku te ngrei larte vlerat e Sali Berishes qe vrau 4 qytetar ne mes te bulevardit e te denigroje Ramen se u plagos nje gazetar duke ngritur hekurat per te sulmuar policine…..

    • rruga kryesore per te hyre ne Tirane quhet Dritan Hoxha,qe tregtonte kafe dhe themeloi nje kanal privat TV. Edhe Arber Cekaj tregtise sei bananeve po te themelonte nje TV privat do qerasej me nje rruge kryesore…Kurse prof. Aleks Buda nuk mbushte thaset e kafese apo kontejneret e bananeve me “miellin e gjermanit”, prandaj shume e ka dhe ate rrugen qorre, se te ishte figure e shquar do e jepte rruge doktori i shkencave Xhelal Bathorja. Mesa di une, çeta e Safet Butkes i rrembeu ngarkesat me grure banoreve te nje fshati qe kishin rene dakord t’ua jepnin( apo shisnin) partizaneve. Iu dha ultimatum qe te kthente grurin e grabitur dhe u rrethua. mund te ishte burre i zgjuar, se ishte i biri i Sali Butkes, por sherri u be per grurin e rrembyer dhe vrau veten atje ku e vrau. Kete e di sakte, ia ka thene babait tim Riza Kodheli qe vajti pas ngjarjes dhe Rizai me Sali Butken ishin miq. Do shpresuar qe kur historia te “kaloje” ne Butke, te evitoje ate vendin ku u vra Safet Butka se do na kundermoje historia pastaj e ku ti gjejme deodorant…

  • Doni nje shembull.Ne 31 dhjetor 1943 forca te armatosura te Brigades se Pare sulmuese (i thencin sulmuese,e themeluar dhe furnizuar me armatim nga anglezet) sulmoi fshatin Dukat te Vlores.Jane vrare mbi 25 shqiptare nga te dyja anet nacionaliste e partizane.Po kjo cfare lufte eshte ….

    • Dëgjo këtu , ti more Kevin dhe ky Dori që vjen më pas !
      Ju flisni budallallëqe , më keq se kaq , flisni idiotizma . Nga që dini pak , nuk jini në gjëndje të frenoni , sado pak , veten .
      Partizanët nuk sulmuan Dukatin , nuk ishte ky qëllimi , partizanët do hynin në Dukat , si në ç’do fshat të Shqipërisë , për të biseduar me popullin dhe për të ngritur Këshillat Antifashiste . Eksponentët e Ballit e shfrytëzuan për keq këtë dhe ngritën popullin kundër partizanëve . Eksponentët ballistë ishin nga Tragjasi dhe meqënëse Tragjasi ishte totalisht komunist I përzuri këta nga fshati dhe këta gjetën strehë në Dukat .
      Dukati është fshat me histori dhe me karakter të lartë – pas vitit 90-të , Tragjasi komunist e tregoi veten të dobët , ndërsa Dukati “ ballist “ nuk paskej qenë ballist !
      Nuk u vranë 25 vetë more llafazan , shko lexoji emrat e tyre , pa vajtur në Llogora .
      Unë nuk dua të shkruaj gjatë , por , kam shumë argumenta për të hedhur poshtë ato që thoni ju .
      Polovina mirë e ka vënë atë qylafin ballist , ndërsa kapelja me yll nuk është e partizanit , është e oficerit paslufte .
      Per mua , Polovina është një njeri pa brumosje , I siperfaqshem , peshë e lehtë , servil . Punë e tij kjo , çështje karakteri !

    • “(i thencin sulmuese,e themeluar dhe furnizuar me armatim nga anglezet)”
      ça ti bësh o kevin!!
      deri në fund armë të huaja kemi pasur,duke përjashtuar ato të poliçanit!!
      prandaj dhe i shkatërruam të gjitha!
      që sot e tutj ne nuk kemi për të bërë ushtri pa ndërtuar një industri të armatimit!!
      dhe atë duhet ta bëjmë më të mirë nga të gjithë sepse dalin tipa si ti,ti do të skesh shkuar me të shumtit,dhe do të thonë se “nuk janë dhe aq të miria,prandaj nuk ja vlejnë”!!
      kështu si përfundim,më mirë pa ushtri e pa armë,sepse nuk janë prodhim shqiptar dhe nuk do të jenë më të mirat në botë!!
      kur zgjohemi nga gjumi!?
      o na dhëmb bytha o koka!!
      o na i ka vënë në bythë dikush,si na i kanë vënë deri tashti!?
      o kemi rënë nga krevati dhe kemi përplasur kokën në komodinë!!
      mëndja është gjë e madh eo kevin!!
      tru kanë të gjithë!!dhe bretkosat!!

  • Autorin e shkrimit e kam simpatrizuar nga larg per pjesemarrjen ne luften e Kosoves.Por kam disa mendime te kunderta per ato qe thote aty..Cfare ishte lufta e 2 Boterore ne Shqiperi.Ajo ishte nje lufte ku fuqite e medha benin cfare te donin.Shqiperia u pushtua nga Italia.Shqiperia u pushtua nga Gjermania pas renies se Italise .Ne Shqiperi pas largimit te mbretit fuqine e kishin te huajt edhe pse pati ca fasada me qeveri shqiptare.
    Forcat politike ne Shqiperi u formuan nen hunden e Italianeve, Partia Komuniste me 1941.Organizata nacionaliste ( por jo plotesisht).Partia komuniste ishte veper dhe loder e komunisteve jugosllave te drejtuar nga Rusia.
    Eshte budallallek dhe injorance te thuhet se fitorja dhe clirimi i Shqiperise erdhi nga forcat clirimtare shqiptare.Fatet e vendit ishin vendosur ne tryeza te fuqive te medha.Ata per ekuilibre politike ashtu si me 1912 e kishin percaktuar fatin dhe vendin e Shqiperise Londineze se cfare do te behej pas mbarimit te asaj lufte.Ata vendosnin vete se cila force politike do te kishte ne duar pushtetin pas luftes.Ju e dini fare mire se si emisaret anglo – amerikane ishin shperndare ne te gjitha forcat dhe partite shqiptare.Ata fare mire mund te vendosnin forcat nacionaliste ne krye te vendit.Por ata e pane te duhur qe te ngrinin Partine komuniste.Ju e dini se fuqite e medha deri vone ushqenin akoma orekset e shteteve ballkanike per zaptimin e tokave shqiptare edhe pas L2B te ngelura pas coptimit te 1912.
    Hidhemi tek tema.Gjate luftes ne Shqiperi ka patur lufte civile.Kjo dihet por pales se Partise Komuniste nuk i pelqen.Ne Shqiperi jane vrare me njeri tjetrin shqiptaret.

    • Ne Kolonje 1943,
    • Ne Dukat te Vlore dhjeto 1943r -janar 1944
    • Ne zonen e Mallakaster – Berat
    • Ne fshatrat e Lushnjes
    Ne zonene Kuksit

    Si e spiegoni ju z.Goxhaj nje fakt te tille, kur nje nate dimri te vitit 1943 nje cete partizane pa asnje urdher te ndonje institucioni (gjykate ) shkon ne shtepine e nje personi te nderuar i nxjerr gjithe njerzit e shtepise ne qiell te hapur dhe i djeg shtepine. Me pas njeri nga djemte e te zotit te shtepise u kundervihet me arme ne dore dhe vret nje partizan qe po i digjte shtepine.
    Dhe kjo lufte ,per kete “krim” i kushton jeten pas lufte ketij djali qe mbrojti shtepine e tij, i kushton shtrenjte per 50 vjet gjithe pjestareve te kesaj familje duke i hequr te gjitha te drejtat elementare si pune, strehim , shkollim dhe liri fjale e besimi. Cfare eshte kjo a nuk eshte lufte civile qe per nje periudhe qe nga viti 1943 e deri ne vitin 1991 (edhe pas viteve 90 kjo lufte vazhdon por eshte me e mbuluar).

    Ju duhet te thoni gjera te verteta.Historia dihet nga te gjithe.Ne keto i kemi kaluar ne kurriz.Cfare ishte gjithe ajo histeri antinjerezore pas luftes kur shqiptari per shqiptarin u be si ujk.Kujtoni gjyqet e famshme pas luftes.Gjithe inteligjenca burgos dhe u vra.Pse gjithe kjo urrejtje midis shqiptareve.Ajo ishte lufte civile dhe ne duhet ta dime mire qe te mos perseritet me.

    • dori
      kur njeriu lexon komente si të tuat e kupton se ky vënd është në duar të sigurta!!kur lexon komente të tilla e kupton përse i ka ditët e numëruar i ashtu quajturi “tranzicion”!!
      “Eshte budallallek dhe injorance te thuhet se fitorja dhe clirimi i Shqiperise erdhi nga forcat clirimtare shqiptare.”
      kur lexon dituri të tillë,dhe atë që e pason!?
      të duket vetja një liliput para këtij mendimi gjenial!!të vjen në mënd thënja e sokratit”unë di,që nuk di asgjë” dhe thua sa budalla ka qënë!!
      rrofsh dori,ti hedh poshtë tërë atë “fillozofi”,i thënçin,të sokratit!!
      dori më përlqejnë tipat si ti që I DINË TË GJITHA!!
      jeni aq të zotë sa jo vetëm petulla me ujë,se keni problem ti bëni,por dhe miellin nuk e përdorni fare!!
      ti duhej të ishe i pari i këtij vëndi!!
      këta që drejtojnë nuk janë shumë më posht se ti,por ti do të ishe më i përshtatëshmi!
      je NJËSH!!

  • Autorin e shkrimit e kam simpatizuar nga larg per pjesemarrjen ne luften e Kosoves.Por kam disa mendime te kunderta per ato qe thote aty..Cfare ishte lufta e 2 Boterore ne Shqiperi.Ajo ishte nje lufte ku fuqite e medha benin cfare te donin.Shqiperia u pushtua nga Italia.Shqiperia u pushtua nga Gjermania pas renies se Italise .Ne Shqiperi pas largimit te mbretit fuqine e kishin te huajt edhe pse pati ca fasada me qeveri shqiptare.
    Forcat politike ne Shqiperi u formuan nen hunden e Italianeve, Partia Komuniste me 1941.Organizata nacionaliste ( por jo plotesisht).Partia komuniste ishte veper dhe loder e komunisteve jugosllave te drejtuar nga Rusia.
    Eshte budallallek dhe injorance te thuhet se fitorja dhe clirimi i Shqiperise erdhi nga forcat clirimtare shqiptare.Fatet e vendit ishin vendosur ne tryeza te fuqive te medha.Ata per ekuilibre politike ashtu si me 1912 e kishin percaktuar fatin dhe vendin e Shqiperise Londineze se cfare do te behej pas mbarimit te asaj lufte.Ata vendosnin vete se cila force politike do te kishte ne duar pushtetin pas luftes.Ju e dini fare mire se si emisaret anglo – amerikane ishin shperndare ne te gjitha forcat dhe partite shqiptare.Ata fare mire mund te vendosnin forcat nacionaliste ne krye te vendit.Por ata e pane te duhur qe te ngrinin Partine komuniste.Ju e dini se fuqite e medha deri vone ushqenin akoma orekset e shteteve ballkanike per zaptimin e tokave shqiptare edhe pas L2B te ngelura pas coptimit te 1912.
    Hidhemi tek tema.Gjate luftes ne Shqiperi ka patur lufte civile.Kjo dihet por pales se Partise Komuniste nuk i pelqen.Ne Shqiperi jane vrare me njeri tjetrin shqiptaret.

    • Ne Kolonje 1943,
    • Ne Dukat te Vlore dhjeto 1943r -janar 1944
    • Ne zonen e Mallakaster – Berat
    • Ne fshatrat e Lushnjes
    Ne zonene Kuksit

    Si e spiegoni ju z.Goxhaj nje fakt te tille, kur nje nate dimri te vitit 1943 nje cete partizane pa asnje urdher te ndonje institucioni (gjykate ) shkon ne shtepine e nje personi te nderuar i nxjerr gjithe njerzit e shtepise ne qiell te hapur dhe i djeg shtepine. Me pas njeri nga djemte e te zotit te shtepise u kundervihet me arme ne dore dhe vret nje partizan qe po i digjte shtepine.
    Dhe kjo lufte ,per kete “krim” i kushton jeten pas lufte ketij djali qe mbrojti shtepine e tij, i kushton shtrenjte per 50 vjet gjithe pjestareve te kesaj familje duke i hequr te gjitha te drejtat elementare si pune, strehim , shkollim dhe liri fjale e besimi. Cfare eshte kjo a nuk eshte lufte civile qe per nje periudhe qe nga viti 1943 e deri ne vitin 1991 (edhe pas viteve 90 kjo lufte vazhdon por eshte me e mbuluar).

    Ju duhet te thoni gjera te verteta.Historia dihet nga te gjithe.Ne keto i kemi kaluar ne kurriz.Cfare ishte gjithe ajo histeri antinjerezore pas luftes kur shqiptari per shqiptarin u be si ujk.Kujtoni gjyqet e famshme pas luftes.Gjithe inteligjenca burgos dhe u vra.Pse gjithe kjo urrejtje midis shqiptareve.Ajo ishte lufte civile dhe ne duhet ta dime mire qe te mos perseritet me.

  • Komentatorit Dori: E megjithate, edhe rastet qe ju permendni tregojne ate te vellavrasjes dhe jo te luftes civile, pasi lufta civile eshte lufte politike, pasi kerkon te marri pushtetin nga duar e atij qe e ka pushtetin; ndersa lufta vellavrasese eshte si keta shembujt qe ju theksoni. Keta 30 vitet e fundit kemi pasur e kemi me qindra vrasje midis vellezerve e kushuerinjve te te njejtit fis, dhe keto jane vellavrasje dhe jo lufte civile, se nuk kerkjne marrjen e pushtetit. Me duket se nuk e keni lexuar me qetesi shkrimin, por me paramendim Me vjen keq qe nuk e keni kuptuar dhe nuk e dalloni vellavrasjen nga lufta civile.

  • pse vellavrasja eshte e mire.varet se si i interpreton keto definicione.Ne thelb shqiptaret jane vrare me shqiptaret.kjo eshte e verteta dhe shkaku dihet….Armiqte shekullore te shqiptareve vendosen nje tufe kriinelesh komuniste te vrisnin popullin e tyre.

  • Lufta Civile ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Lufta u zhvillua midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga njëra anë dhe Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe Krerëve Nacionalistë të Veriut nga ana tjetër. Konflikti ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës dhe të majtës shqiptare. Konflikti filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve jugosllavë të vendosur pranë tyre. Krahu ushtarak i konfliktit ishin Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare nga njëra anë dhe çetat e Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe çetat e krerëve të Veriut. Lufta përfundoi me fitoren absolute të PKSH dhe LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të komunizmit në Shqipëri. Konflikti shkaktoi mbi 3000 të vrarë, nga të dyja krahët, ndonëse më shumë nga ana e të djathtëve.

    Keto nuk i kam nxjerre une por i kane thene te tjeret zoti Goxhaj.Nese me jep mundesi te takohemi i flasim dhe me shkoqur keto sende.Te vertetat nuk mbulohen.

  • Shqipëria Jugore ishte teatri kryesor i Luftës Civile, pasi dy forcat kryesore pjesëmarrëse, Fronti Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar ishin të shtrira në jug të vendit. Masakrat dhe atentatet nga të dy palët, por veçanërisht nga ana e komunistëve ishin lanë me qindra të vdekur anekënd jugut të vendit. Më 8 shtator 1943, Fronti vrau 6 të rinj ballistë në fshatin Ziçisht. Kishte pasur përplasje edhe gjatë muajit gusht, më e rëndësishmja në Libohovë. Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: “Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s’bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij.” Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës (“Muzhikut”) dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor: “Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti.” – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha. Ishin komunistët ata që u hodhën në fillim në sulm. Balli u kap në befasi sepse më 16 shtator kishte humbur jetën në përpjekje me italianët, komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Tre ditë më vonë, më 19 shtator, ishte vetëvrarë një tjetër komandant i Ballit, Safet Butka. Më 13 tetor, komunistët masakrojnë pa mëshirë 2 anëtarë të Ballit, në Melçem të Korçës. Në datat 13-18 tetor, nga luftimet e zhvilluara në Pogradec mbetën të vrarë 8 civilë të pafajshëm. Më 16 tetor nga luftimet e zhvilluara në Libofshë, mbetën të vrarë 21 partizanë dhe 10 ballistë. Më 21 tetor, forcat partizane kapën rob dhe ekzekutuan pa mëshirë 68 ushtarë të Ballit Kombëtar në një fshat të Lushnjes. Në Çermenikë, forcat komuniste ekzekutuan 70 ushtarë të Ballit Kombëtar. Në Kuçovë mbetën të vrarë 7 partizanë dhe 2 ballistë. Më 29 tetor, komunistët vranë në Kavajë 2 anëtarë të Ballit. Në Korçë, Balli dhe komunistët përplasen në Grybec. Vriten 5 ballistë dhe 4 të tjerë kapen rob. Në nëntor Balli riorganizohet dhe hidhet në kundërsulm duke përfituar edhe nga Ofensiva e Përgjithshme e Dimrit, që Komanda Gjermane kishte vendosur të bënte kundër forcave partizane. Shumë çeta të Ballit iu bashkuan ofensivës gjermane, duke e parë si të vetmen mundësi për të shpartalluar FANÇ-in. Ndërkohë pjesa tjetër e Ballit riorganizoi forcat e zonave të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe u hodh në kundërsulm. Por komunistët nuk u shpartalluan, por me ndihmën e misioneve britanike (të cilat kishin prerë çdo lloj ndihme për Ballin) ata mundën të çanin rrethimin e dyfishtë gjermano-ballist dhe përqëndruan forca të fuqishme në Berat dhe Elbasan. Balli Kombëtar e kishte humbur betejën për Shqipërinë e Jugut, dhe tashmë po tërhiqej në veri bashkë me forcat gjermane. Komunistët vazhduan me politikën e tyre të terrorit duke kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor masakra të panumërta në Vlorë, në Mallakastër, në Voskopojë (ku u gjet një varr masiv me 185 trupa). Më e njohura mbetet Lufta e Dukatit e zhvilluar më 30 nëntor, ku nga përplasja midis forcave partizane dhe atyre balliste, ngelën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë. Në Luftën e Gjormit, u dogjën 52 shtëpi, pas 26 orësh luftimi. Në Mavrovë, pas 16 orësh luftimi mbetën të vrarë 24 partizanë. Te tjera përplasje të përgjakshme pati kudo në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë, dhe në Berat

  • Ndërkohë që Balli po tërhiqej, luftimet u përqëndruan në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Veriut. Në Mars 1944, komunistët erdhën në përpjekje edhe me fuqitë e Ballit që komandonte Nezir Muzhaqi, në Polis të Elbasanit, dhe me ato të Xhem Gostivarit, në Dibër. Në Pranverën e në Verën e 1944-ës, përpjekjet midis fuqivet të Ballit dhe komunistëve u përgjithësuan edhe në Shqipërinë e Mesme, në rrethet e Kavajës, të Shijakut e të Tiranës. Dhe në Vjeshtën e atij viti komunistët sulmuan fuqitë e Ballit në Kosovë, që komandonte Ejup Binaku, si edhe çetat e Ballit në rrethe të Shkodrës e në Dukagjin, që patën organizuar vëllezërit Kazazi, Mark Sadiku e Ndue Pali. Më 1 qershor 1944, Divizioni I sulmues mori urdhër të kalonte në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në shumë fshatra të Çermenikës, Librazhdit, e të Zaranikës, forcat partizane u ndeshën vetëm me forcat e Ballit. Në zonën e Tiranës, Brigada V kreu veprime luftarake kundër shtabit të Legalitetit në Shkallën e Tujanit. Për t’iu shmangur luftës civile, Kupi u tërhoq, ndërkohë që lajmëronte Mbretin Zog, për vëllavrasjen që zhvillohej midis komunistëve dhe ballistëve. Komunistët u hodhën në Mat, ku luftuan në mënyrë të pamëshirshme me forcat e Legalitetit. Në Fushë-Aliaj më 9 korrik, partizanët u përballën me forcat e Halil Alisë, ku mbetën të vrarë 21 partizanë. Krerët e Veriut dhe Legaliteti u kapën të papërgatitur dhe të pavendosur kështu që ata u mundën më lehtë se sa Balli Kombëtar në jug. Më 21 gusht, forcat anti-komuniste vranë në Vig të Shkodrës 5 partizanë. Më 29 gusht, partizanët dogjën kullat e Mark Gjon Markut. Në gusht 1944, forcat nacionaliste u përqëndruan në Prezë të Tiranës dhe formuan një qeveri me Kryeministër Mit’hat Frashërin dhe Komandant të Forcave të Armatosura, Abaz Kupin. Ndërkohë Krerët e Veriut u mblodhën në disa besëlidhje si ajo e Lumës, Lurës, Matit dhe Dibrës, por pa asnjë rezultat, sepse forcat partizane kishin superioritet numerik. Midis datave 21-23 shtator u vranë në Kukës 5 civilë nga përplasjet midis partizanëve dhe forcave të Muharrem Bajraktarit. Më 25 shtator, forcat partizane të Shefqet Peçit masakrojnë 21 fshatarë të fshatit Buzëmadhe në Kukës. Në Kukës ata konfrontohen me forcat e Bajraktarit. Delegatët komunistë e thërrasin Bajraktarin për bisedime, dhe në pabesi e sulmojnë, por ai shpëton. Komunistët sulmuan edhe forcat e Gani Kryeziut në Malësinë e Gjakovës. Më 28-29 nëntor 1944, Shkodra çlirohet nga forcat partizane dhe i gjithë vendi bie nën pushtetin komunist.

  • po pse mo theniet e vrasesit komunist te grupeve guerrile te Vlores te viteve 1943, Rrahman Perllakut , merrni si prova ju.Keto jane genjeshtra.

  • 21 banorët e Buzëmadhes te pushkatuar nga komunisti i pa bese Shefqe Peci,Komandanti i Brigadës V partizane, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon natën në Buzëmadhe, fton banorët e katundit për mbledhje në Krue të Bardhë dhe aty, ndërpret mizorisht pabesisht jetën e 21 vetëve.

    Vendi i masakrimit: Kroi i Bardhë
    Dita, muaji, viti: 26 Shtator 1944
    Koha: Paradite, ndërmjet orës 10 dhe 11
    Urdhëruesi i masakrës: Shefqet Peçi
    Të masakruar: 21 vetë
    Numri i fëmijëve që mbetën jetimë: 59

    Të masakruarit:

    1. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç
    2. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç
    3. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç
    4. Arif Tahir Lala, 36 vjeç
    5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç
    6. Tahir Ali Lala, 19 vjeç
    7. Sulë Etem Lala, 27 vjeç
    8. Ymer Etem Lala, 24 vjeç
    9. Zenun Habib Lala, 40 vjeç
    10. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç
    11. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç
    12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç
    13. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç
    14. Qazim Selim Lala, 45 vjeç
    15. Sulejman Hasan Vellku, 45
    16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç
    17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç
    18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç
    19. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç
    20. Isak Islam Bresa, 23 vjeç
    21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç

    • dori

      dhe 100000 komente te besh nuk ndryshon historine me kete HISTERINE TUAJ

      1991 duhet te ishte vit pajtimi se RAMIZ ALIA e leshoi pushtetin me mirekuptim dhe jo te vinin bashkpuntoret e fashizmit si clirimtare me ca elezbibere dhe matherfuckere

      kapi ketu poshte 86 te pushkatura nga xhaferr deva qe e e keni reabilituar:

      .Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
      Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
      Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
      Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

  • Nga e kaluara vine edhe keto vargje per luften civile ne dy fronte te zhvilluar ne Dukat me 30 nentor 1943.

    Korba na u vrane djemte,
    Ca ketu e ca ne cete,
    Ca ketu , ca ne Parti,
    Haj medet o Shyqyri.

    • Hajde vaj , hajde !
      Kjo grua që i është këputur xhani , në katër rreshta ka shprehur aq shumë !
      Vetëm një shpirt i paster dhe një mëndje e shëndoshë mund të prodhojë sentenca të tilla , që ditën që ndodhi tragjedia . Ne vetëm llomotisim e llomotisim pa fund .
      Neoballistët e pas 90-ës e trajtojnë Dukatin si zonë të tyre , si model të rezistences antikomuniste . Këto janë iluzione debilësh . Dukati është shumë i madh , në të gjitha pikëpamjet , që t’a mbulojë ombrella e çjerrë e ballistëve . Dukati i dha Luftës shumë partizanë dhe jo pak dëshmorë ( më vjen keq që s’them dot sa ) . Po të mos qe helmi i eksponenteve ballistë , që s’qenë dukatas , tjetër histori do kishte shkruar ai popull .
      Dhe prapë , koha i ka vënë në vend gjërat !

  • Nuk e kuptoj pse kjo furtune per lufte CIVILE me skenar te Dashnor Kaloqeve? pse jo dhe te Edi rameve me makartistat dhe xhorxhsorristat e tij qe po i fusin hurin se e perdoren si DILDO
    .
    Pse vazhdohet teoria antishqiptare e dekomunistifikimit dhe e rrafshimit zero te vitit 1991 me biberajt hajdarajt pashkot e gopi somes
    Pse po nxihet lufta e lavdishme NCL e cila pas epokes Gjergj Kastriotit mbetet faqja me e lavdishme e historise kombetare..
    A THUA NE SHQIPERI U BE HATAJA !
    Merrni dy bombat atomike ne 45’qe u vrane per 1 ore mbi 200 mije femije nga mosha 1-10 vjec..ku dhe anketat sot ne amerike e denojne kete akt..(le te hidheshin bombat ne objekte ushtarake ,,jo te bebet dhe foshnjet)
    Merrni bombardimin e Dresdenit nga anglo amerikanet ne 15 shkurt 1945 ku u vrane per 3 ore mbi 100 mije njerez shumica refugjate & te burgosur qe ishte krim kunder njerzimit..
    Merrni deshmine e John Kerry-it ne shtepine Bardhe ne 1971 per masakrat e pabesueshme te ushtrise amerikane ne Vietnam.
    Shikoni o ju placin syte miliona te vrare nga afganistani..siria deri ne tunizi 2-3 vitet e fundit qe duket si lufta e trete boterore me miljona te vrare..

    Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
    Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

    A NUK ISHTE
    LUFTE CIVILE 1997
    KUR VERIU SULMOI JUGUN ?

    Urdhrat sekretë të marsit ’97!
    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)

    ..
    .
    4000 mije te vrare eshte fatura,,shifer qe eshte 10 fish me vella vrasjet e 5 viteve lufte..
    pse merreni me shekullin e kalura me kamunizmin kur nazi-berishizmi po ju shuan si komb nen zgerdhimje dhipllomatesh dhe xhambasadoresh ?!

  • Na more “dori” ng akush gopisomes e nxorre kete nickname te ri ? Leri kufomat e shekullit kaluar ne L2B
    se kapitulli i tyre eshte mbyllur.Drejtesia she shoqeria civile duhet te beje nje gjyq NUREMBERGU per monstren berisha pse jo dhe per 2-3 politikane euroatllantike qe ja kane me te futur atij vendi

    Pse nuk akuzohet Sali Bisha per kete krim ??

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

  • Pa punë jemi , rrimë që rrimë , hajde të merremi me histori !
    Dhe dëgjon e lexon çudira . Një kategori thonë : hë more ju komunistë , ne ishim me gjermanin , ju luftonit gjermanin dhe tashti i luteni gjermanit , s’na dëgjuat neve atëhere !
    A mund të futesh në polemikë me këtë kategori ?!
    Këta janë lumpeni i shoqërisë dhe përbëjnë bërthamën e votuesve të Berrishës , Monës……etj. Hyre në Evropë apo s’hyre në Evropë , me këto kafshë me fytyrë njeriu , kurrë s’do na qeshi buza ! Normat demokratike nuk kanë efekt për fiset barbare . Vetëm diktatura është ilaç për t’a !
    U largova nga tema .
    A i pranojmë Anglo- amerikanët për arbitër ?!
    Ata e kanë thënë në mënyrë explicite :
    E vetëmja forcë antifashiste kanë qenë partizanët e udhëhequr nga komunistët . Balli etj ishin bashkpunëtorë të fashizmit . Pikë !
    Muhabetet e tjera janë sajesa pa asnjë vlerë !

  • I nderuar Dilaver
    .
    Me vjen keq por nuk kuptoni se “fuqia” e ish ballistave..ish bashkpuntoreve te fashizmit dhe ish terroristat qe sulmuan shtetin shqiptar ne agresionin Paramiltar anglo-amerikan-grek-serb ..etj nga 1945-1955 vjen nga ata dipllomate dhe instruktore amerikane dhe europjane qe shkelen ne Shqiperi ne 1991 dhe ne vend te nje PAJTIMI KOMBETAR DHE INVESTIME TE NJE PLANI “MINI MARSHALL” i nxorren uje te zi atij vendi ne Saliun e Tyre PIT BULLIN E ELEZBIBERIT DHE RAJERSONOVICIT ?
    .
    PYETJE PUBLIKE PER ZOTIN DILAVER ?
    .
    SI TE DUKET QENDRIMI EURO-AMERIKAN NE 1945-1946 QE NUK DORZOI KRIMINELET E LUFTES SI KRIMINELIN XHAFER DEVA ETJ ?
    .
    SI TE DUKET QENDRIMI EURO-AMERIKAN QE SHUME KRIMINELE NAZISTE U AKTIVIZUAN PER LLOGARI TE TYRE DUKE PERSHIRE DHE XHAFE DEVEN TE CILET U LIDHEM DHE ME TITON DHE GREKUN KUNDRE SHTETIT SHQIPTAR.
    .
    SI TE DUKET QENDRIMI EURO-AMERIKAN QE EDHE PSE SHQIPERIA” U CLIRUA ME FORCAT E VETA NGA KOMUNIZMI” U KRYE NJE GENOCID ANTIKOMUNIST ME I KEQ SE NE KOHEN E FASHIZMIT..NGA NEONAZISTET E SOTEM JUNTA NAZI BERISHIANE?
    .
    PSE MONSTRA NISHANI DEKOROI TERRORISTET E MYNIHUT QE NE BAZE TE LIGJEVE NDERKOMBETARE AMERIKA-ANGLIA-ITALIA-GREQIA-ISH JUGOSERBIA DUHET TE PAGUAJE REPERACJONE LUFTE ?
    .
    PSE EURO-AMERIKA NUK ZBATOI NE SHQIPERI “VARIANTIN MANDELA” ?

    Në se ka një ngjashmëri ne raportin të persekutuar-persekutues është ai i Afrikes së Jugut me Nelson Mandelën që u lirua rreth vitit 1991.Ky njeri fisnik edhe pse regjimi kriminal i aparteitid e burgosi e torturoi dhe e poshtroi per kater dekada..ai i fali persekutoret e tij..Ketu nuk behet fjale per nje njeri por per nje komb te tere 95% qe u shfrytezua dhe u fut me tela me gjemba nga 5% qe ishin te bardhet racista
    *
    Per cudi para 1 viti kur vdiq nje agjent amerikan qe kishte punuar ne Afriken e Jugut para se te vdiste ne moshen rreth 90 vjec i ngeli merak te thont nje te vertete qe e tha: Ne amerikanet ndihmuam (urdheruam) qe te arrestohej Mandela si KOMUNSTI ME I RREZIKSHEM JASHTE BASHKIMIT SOVJETIK
    **
    Erdhi koha qe pasi Mandela fali kriminelet e RACISTEVE te bardhe biles beri dhe nje fare Kualicjoni me Klarkun me e forta shteti amerikan ne kohen e Bushit Senior e ftoi per vizite presidentin Mandela……ne nje kohe qe sherbimet inteligjente lajmeruan se ai nuk mund te futej ne Amerike pasi figuronte akoma terrorist i rrezikshem…dhe u desh nderhyrja e W.B.S qe ky skandal jo vetem te fshihej por dhe mos jepej ne shtyp.
    ***
    Erdhi koha qe Mandela nderroi jete dhe nuk ngeli shtet nga ato qe e konsideronin terrorist komunist qe nuk mori pjese ne varrim me kryemisterra apo presidente ku me shume kishte amerika me 1 president dhe 3 ish presidente…
    .
    ****
    Si ka mundesi qe bota perendimore me ne krye Ameriken mbylli syte para super krimeve antinjerzore te Apartedit dhe “duartrokiti” faljen qe nje “komunist” i ben antikomunisteve?….Pse nuk veprohet me te njejten monedhe dhe ne Shqiperi ku Antikomunistet te falin komunistet ?? por po tregohen deri dhe kanibale me brezin qe udhehoqi luften dhe rindertimin….Pse ne rradhet e para te vampireve “antikomuniste” jane vene turbokomunistet e Enverin me ne krye Sali Monstren e Halezbiberit??
    *****
    Dhe pikerisht nje rreze Mandele pashe te kjo zonje e nderuar (e ndjere) qe nuk u morr fare me persekutoret e saj…dhe tregoi fisnikeri qe pak e kane sot….Dhe kjo duket te histeria e shume komentuesve ketu qe me shume kenaqen qe vdiq dhe nje e “persekutuar” per ti hedhur balte dhe bloze per Enverin…ne nje kohe qe eshte paburriri qe njeISH PABUKS..NGA NJE FAMILJE EKSTERMISHT ANALFABETE….SI SALI DEVILI po e shkerdhen ate komb per cerek-shekulli me koqet e edi rameteve dhe bolet e donaldlulit te rradhes…

    shenim;

    I NDERUAR DILAVER!!

    do te doja nje reagim nga ana juaj per kete koment me siper

    faleminderit !!

  • Per ty komentatori 1991.

    Sa per ata trima qe sakrifikuan jeten e tyre per nje Shqiperi demokratike e te lire laje gojen.Ata ishin pioneret e para per nje Shqiperi europiane.Batalioni 4000 i Mynihut eshte pararoja e hyrjes se Shqiperise ne NATO.Ne nje fare menyre ne ne NATO kemi qene shume heret. Po ju u ka mbetur ora me Enver Hoxhen dhe banden e tij vrasese. Me pakta per ju eshte te heshtni meqense asnjehere nuk patet burrerine te kerkoni falje te sinqerte.

  • Cika.

    Ato vargje jane per Shyqyri Nezhen qe u vra ne pragun e shtepise duke mbrojtur nderin e familjes se tij.Besoj ju e dini mire ngjarjen .Kush ka faj ai qe mbron pragun e shtepise se tij apo ata qe erdhen ne emer te ideologjise per te nenshtruar nje popull krenar si ai i Dukatit dhe i gjithe Shqiperise.Flisni me logjike , o burra, mos u merrni me politike boshe.

  • Gjatë viteve 1939-1943,në të dy fshtrat Dukat-mal dhe Dukat-fushë,vepruan 4-5 çeta nacionalistësh vlonjatë,të cilët,u shndrruan në tmerr e frikë ndaj formacioneve të ushtrisë italiane.Janë disa beteja legjendare që ballistët e Dukatit kanë zhvilluar në këto vite,në rrethina të Vlorës,duke e ngritur nacionalzmin shqiptar në nivelet e larta politike të asaj kohe.Por Dukati u vriste sytë armiqve të nacionalizmit shqiptar,edhe për një aryse tjetër.Në vitet 1942-1943,aty ishte shtabi ushtarak i njësive balliste të jugut,ku luftonin,jetonin e punonin : Skender Muço,Hysni Lepenica,Ismail Golemi,Murat Budu,Bego Gjonzeneli e dhjetra prijës të tjerë,të shquar,të nacionalizmit në ato treva.Për më tepër,kur pas dy-tri bisedash të E.Hoxhës me Hysni Lepenicën,u bë e qartë lufta vëllavrasëse,klika e Tiranës,nuk mund t’ia falte lehtë kapedan Lepenicës,demaskimin që ai po u bënte në popull nacionalçlirimtarëve.Në këtë mënyrë,sipas vetë të dhënave të historiografisë komuniste shqiptare,në dokumentet e shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare,në nëndorin e vitit 1943,në luginën e lumit Shushice,si edhe në afërsi të fshatit Dukat,ndodheshin në gadishmëri të lartë luftarake mbi 1500 forca,prej të cilave,3 ishin batalionet e Brigadës së Parë Sulmuese,të udhëhequra nga Mehmet Shehu e Dushan Mugosha dhe dy batalione të tjera ishin të Brigadës së Pestë Sulmuese.Shtabi i kësaj force nacionalçlirimtare,e shihte Dukatin si fortesë të rëndësishme të nacionalizmit dhe për këtë mori një varg masash.Ndonëse forcat gjermane të korpusit XXI,ndodheshin po në ate zonë,për klikën e Tiranës kjo nuk përbënte ndonjë shqetsim të madh.Së pari,ata donin të vijonin luftën vëllevrasëse nëpërmjet terrorit të kuq,mandej po t’u mbeteshin armatim,mund të hidhnin ndonjë fishek në drejtim të gjermanëve.Është kjo arsyeja që në komunikatën e atyre ditëve,komanda e Brigadës së Parë Sulmuese,pos të tjerave porosiste ; “Pa tërhequr vëmndjen nga lëvizjet e forcave gjermne në zonën midis Shushicës dhe Vlorës,të zhvillohet luftë e ashpër,me çdo mjet,ndaj ballistëve,të pushkatohen pa gjyq të gjithë ata që shkojnë pas forcave të Ballit”.(Arkivi Qendror i Ushtrisë.Fondi Brigada e I-rë Sulmuese,dos.17,fleta 4).
    Sisoqoftë komanda partizane,bënte çmos të ruante sekretin e goditjes së fshatit,duke ditur se aty mund të përqëndroheshin forca të mëdha balliste.Në karakterin e veprimeve të tyre, nacionalçlirimtarët patën tejet të zhvilluar dinakërinë, e cila,në shumë raste vinte si detyrim nga misionarët jugosllav.Lidhur me përgaditjen e fshehtë për masakrën e Dukatit,na bënë me dije edhe Villiam Tilman një nga përfaqsuesit e misionit britanik në shabin nacional4lirimtar shqiptar.Vite më vonë në kujtimet e tij,ky misionar britanik do të shkruante tekstualisht ; “Komandanti i brigadës,Mehmet Shehu,një ushtarak i rreptë dhe komunist i flaktë,sikur u ngrys me tepër kur na pa neve.Ai kishte dyshim se nuk do të kalonin dot nëpër fshatin ballist të Dukatit,ku na duhej të shkonim për të marrë udhërrëfyesin tonë,por ai njëkohësisht nuk e hodhi fare fjalën për synimet që kisht ndaj atij fshati… Të nesërmen në mëngjez herët,unë dhe mehmeti,kaluam vargun e Lungarës,nëpër një qafë të ngushtë,nga ku kapëm me një vështrim detin Adriatik dhe bregun italian që mezi shquhej.Pastaj zbritëm teposhtë,nëpër një pyll dushku e pishe në Dukat.Para se të hynim në fshat,Mehmeti bëri kujdes,duke hequr yllin e kuq nga kapelja”.(Villiam Tilman “Kur takohen njerëzit dhe malet “ – Tiranë 1997 , faqe 43 ).
    Natyrisht Mehmet Shehu nuk mund t’i tregonte oficerit britanik për masakrën që do të kryente,por vajtja e tij në Dukat lidhej me një veprim tejet antishqiptar.Duke flakur tej krenarinë bollshevike (Heqjen e yllit nga kapela) në të vërtetë komandanti “i famshëm” shndrrohej në anonimë duke dashur të përçajë ballistët,duke premtuar disave se me marrjen e pushtetit,at do të vireshin në udhëheqje të vendit.Por edhe kjo lojë dinake vajti dëm,përpara mendimit të ndershëm nacionalist,i cili askurrë nuk mund të bënte pazare me fatet e kombit.Më 27 nëndor të vitit 1943,ngase përqëndrimet nacionalçlirimtare në brigjet e Shushicës ( në shtetin amë) u rritën së tepërmi,u vendos krijimi i komandos operative.Në krye të kësaj komande u vendos një tjetër bollshevik,Hysni Kapo,i cili,sidoqoftë,kishte një farë emri në krahinën e Vlorës.Të dy së bashku,Shehu e Kapo,bashkërenduan veprimet luftarake,duke patur si objekt të parë të sulmeve fshatin e Dukatit e më tej,çfarë t’u dilte përpara.Hysni Kapon në çdo minutë e ndiqte pas një truprojë prej 30-40 vetësh nga fshati i tij,të cilët,ishin të gatshëm të kryenin çdo krim,vetëm e vetëm të zbatonin urdhërat paranojake të komandantit të tyre.
    Më 27-29 nëndor 1943,njësitë luftarake partizane,iu afruan në fshehtësi të madhe fshatit Dukat,në tri drejtime,sipas një strategjie dhe taktike të vecantë,a thua se do të luftonin me divizione të tëra gjermane.Meqenëse pjesa dërmuese e partizanëve,ishin vendas,ata e njihnin terrenin dhe mund të lëviznin lirisht natën,duke bërë kujdes që të mos konfrotoheshin padashur me forcat e divizionit të XXI gjerman.Lidhur me këto përgaditje,historiografia komuniste shqiptare,ende sot,duke shkruar për ato vite,në mënyrë të turpshme deklaron ;”Komanda partizane,vendosi të kryeje goditjen e parë të përbashkët,kundër bazës balliste të Dukatit,që ishte kthyer në një posteroje të gjermanëve.Aty ishin grumbulluar rreth 300 ballistë…”(Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar “ –Tiranë 1988 ,vëll.3 , faqe 486 ).
    Gjithë ditën e 30 nëndorit 1943,partizanët shqiptar,të armatosur deri në dhëmbë me pushkët e italianëve dhe mësimet e Mugoshës,ndejtën nëpër pozicionet e tyre rreth Dukatit.Dita ishte e ftohtë dhe me shi por ato nuk ndezën asnjë zjarr,për të mos u diktuar nga fshatarët.Në heshtje,komanda operative e drejtuar nga Hysni Kapo,priste të binte nata,për t’iu lëshuar shtëpive nacionaliste,ashtu si bisha gjahut të vet.Rreth orës 24 të po asaj mbërmjeje,midis shiut që binte,radhët nacionalçlirimtare i ngjiteshin fshatit Dukat-mal.Ka qenë pikërisht komandanti i patrullës balliste të fshatit,i cili ka ndjerë hapa dhe duke marrë pozicionin ka pyetur se kush ishin ata udhëtarë e ku donin të shkonin.Por thirrjes së ballistit Avdyl Hasko,partizanët i janë përgjigjur menjëherë,me breshëri automatiku.Kjo breshëri,ka shërbyer sakaq për sulmin e fuqishëm të nacionalçlirimtarëve,të përgaditur me kujdes,ditë të tëra.Paskëtej,në drejtim të shtëpive dukatäse, u derdhën për 4 orë rresht,një arsenal i tërë i armëve të artilerisë dhe atyre të këmbësorisë.Në fillim banorët e Dukatit nuk mund ta kuptonin çfarë po ndodhte.Madje dikush prej tyre,duke menduar se fshati qëllohej se mos kishte gjerman,thirri fort për minuta të tëra,se asnjë gjerman nuk kishte,për të pushuar luftën vëllavrasëse.Por edhe pas kësaj thirrjeje krismat dhe bataret vazhduan me po ate tërbim,me ç’rast,dukatasit e kuptuan sa i shenjtë do të ishte për ta çmimi i nacionalizmit.Për hir të së vërtetës,duhet thënë se brenda orëve të para të atij zjarri të dendur të armëve,duke përfituar nga terreni i vështirë si edhe nata me shi,çetat e ballit kombëtar ( 4-5 të tilla) u organizuan mjaft mirë duke zënë pozicionet kyçe nga pritej sulmi partizan.Komandantët ekëtyre çetave u bënë të qartë luftëtarëve se duhej të luftonin për jetë a vdekje,ngase nacionalçlirimtarët ishin të vendosur në luftën vëllavrasëse dhe me çdo mjet ata kërkonin që duke djegur këtë fshat,të vrisnin përfundimisht shpresën vlonjate dhe krejt shqiptarëve për pushtet demokratik,të lirë,të çliruar nga prangat sllavokomuniste.Njëri prej këtyre komandantëve të këtyre çetave Isuf Shehu,i cili pat mabruar akademinë e lartë ushtarake në Romë,në krye të 60 burrave,zuri barrikadë e pakapërcyeshme për forcat partizane.Ndërkaq edhe trimat e tjerë si Maliq Koshena,Xhelo Koçiu,Murat Bodo dhe Muharrem Jezo,me njësitë e tyre,duke zënë pozicione nëpër kreshtat shkëmbore të Dukatit,hapnin zjarr pa rreshtur në drejtim të nacionalçlirimtarëve,ndonëse herëpashere,dikush ngrihej nga pozicioni duke thirrur ;”Është turp o shqiptarë,po i bëjmë qejfin serbit!”. Megjithatë,partizanët jo vetëm që nuk donin t’ia dinin për këtë thirrje kaq tragjike,por përkundrazi,andej nga vinte zëri,në errësirën e natës,qëllonin akoma më me tërbim,duke sharë Ballin Kombëtar.Ata nuk mund të ktheheshin dot mrapa sepse Mehmeti dhe Dushani i vrojtonin me dylbi dhe i pushkatonin pa gjyq,sipas stilit bollshevik.Ndonëse nacionalçlirimtarët e patën përgaditur për disa ditë rresht sulmin kundër dukatit,ndonëse ata kishin epërsi në fillim të këtij sulmi të befasishëm,përsëri nuk munden të hyjnë dot në fshat.Madje në mëngjez,kur drita nisi të zbardhe dhe formacionet e shumtë nacionalçlirimtare kishin nisur të zbuloheshin nëpër pozicionet e tyre,mësymja komuniste drejt fshatit u bë thuajse e pamundur.E vetmja mënyrë,për të çuar deri në fund qëllimin strategjik të këtij sulmi,ishte tërheqja e tyre dhe riorganizimi.Këtë e pranon vet historiografia komuniste eTiranës,e cila shkruan tekstualisht :”Sulmi filloi ende pa aguar 1 dhjetori.Pasi u ndeshën fillimisht me rojet balliste,forcat tona hynë brenda në fshat.Luftimet u zhvilluan të ashpra.Edhe armiqtë organizuan një qëndresë të fuqishme,duke u mbrojtur nëpër shtëpitë… Përballë situatës së krijuar shtabi operativ vendosi tërheqjen”.(“Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar”-Tiranë,1988,vëllimi 3 , faqe 486 ).
    Dita e 1 dhjetorit 1943,do të vazhdonte sërisht me luftime ndonëse këto nuk do të ishin në shkallë të gjërë.Të egërsuar për faktin që u tërhoqën turpëruar,Mugosha dhe Shehu kërkojnë afrimin e forcave partizane në drejtim të fshatit dukat-mal.Gjithashtu,në rrugën automobilistike Vlorë-Himarrë, nacionalçlirimtarët shqiptarë ngrenë disa prita deri dhe me autoblinda,me ç’rast donin të pëngonin forcat nacionaliste të Vlorës,Radhimes e Kaninës,për t’u ardhur në ndihmë fshatrëve të Dukatit.Madje në mesditën e 1 dhjetorit,përmes asaj kohe të keqe,u zhvilluan disa përleshje midis partizanëve dhe çetave të Bllit Kombëtar,që me çdo kusht donin t’i drejtoheshin Dukatit.Vetëm disa luftëtarë nacionalistë (rreth 25) të cilët ishin në shtëpitë e tyre,në Dukat-fushë,duke kaluar përmes forcave të shumta nacionalçlirimtare.Këta në lagjen Thilpat të këtij fshati,kur panë se sihin vrarë dy-tri fëmijë në prag të derës së shtëpisë,nuk duruan dot dhe u hodhën në sulme të ashpra.Partizanët të tmerruar muarën arratinë por mbrenda 3-4 orëve,të organizuar ata iu drejtuan sërisht asaj lagjeje.Trimat si Maliq Koshena (ish komandant i 300 dukatasve në epopenë e Vlorës,më 1912) Hamdi Gjoni e Mustafa Mislliu,vazhduan gjithashtu rezistencën deri ne muzgun e thellë të 1 dhjetorit.Dhe pikërisht kur po binte nata,kur dukatasit mendonin se si duhej të largoheshin nga fshati,nepërmej errësirës,forcat partizane,transmetuan gojë me gojë urdhërin e prerë të komandës operative : “Për çdo partizan të vrarë,dhjetë fshatrë të pushkatuar.Në sulm !” Kjo do të ishte ora e mbrame e tragjedisë.Shën Bartolomeu po përsëritej shekuj më pas,në një natë të ftohtë dhjetori,ku një lukuni ujqish ( partizan të yshtur nga Beogradi) do t’u vërusleshin vëllezërve të një gjaku,për t’u pirë gjakun.Ndërsa burrat dhe pleqetë luftonin nëpër pozicionet,ishin gratë që u rrinin afër,u çonin bukë efishekë.Nacionalçlirimtarët nuk do të kursenin as nënat e tyre.U pagosën rëndë gretë :Zako Velja,Xhemile Shajakja,Xhixho Jazo,ndërsa Symbul Nelo,ashtu e përgjakur,midis jetës a vdekjes,u qëllua me predhë mortaje vetëm e vetëm pse ndihmonte bijtë esaj.Në lagjen e quajtur Gjongjileka,aty ku ishte shtabi nacionalist dhe dy misionarë angloamerikan,sulmet ishin akoma më të rrepta.Por,kur panë partizanët se këta misionarë ishin tërhequr në luftim e sipër u vunë zjarrin 7-8 shtëpive pranë e pranë.Ende sot,banorët e vjetër të Dukatit,mabjnë mend se në një prej shtapive që digjeshin,dëgjoheshin klithmat e një fëmije.Kur gruaja vrapoi në shtëpi,ajo u qëllua nga partizanët duke rënë e vdekur në pragun e shtëpisë.Ende pa ardhur mëngjezi i dy dhjetorit,po në lagjen Thilpat binin si burrat me armë në dorë ;Beqir Elamazi,Salo Mehilli e Shyqri Nexha.Ndërsa djyli i Shyqyrit ende i parritur,ndërsa shihte të jatin si jepte shpirt,qëllohet prapa shpine nga pushkët komuniste.
    “Në lagjen Sotiran,në tërheqje e sipër,nacionalçlirimtarët gjetën të sëmurë në shtëpi Bino Deron vëllanë e tij Selim Deron,të cilët i therën duke kryer një akt makabër.Kështu e mbylli kuçdra komuniste sulmin në Dukat”.(Gazeta “Balli i Kombit”-Tiranë 28 maj 1992 ).
    Mbi 30 banorë të pafajshëm të Dukatit u dogjën,pushkatuan apo masakruan me thikë,në 1 dhjetorin e vitit 1943.Një paralele e hequr në drejtim të Bihorit,qindra kilometra larg Dukatit,na vënë në mendime.Vetëm disa ditë më parë,edhe në Bihor,njësitet kriminale serbe kishin kryer të njejtën masakër,për çka u akuzua jo vetëm nga opinioni shqiptar por edhe ai evropian.Një grup nga paria e kosovës së asaj kohe,ka dërguar deri në Tiranë,kokat e prerë,sytë apo veshët e prerë të shqiptarëve,vetëm e vetëm që të denoncohej maskara dhe bashkëpunimi me serbosllavët,por prishja e atij bashkëpunimi veç ishte kotë,komunistët eshtetit amë kishin lidhur “vëllezërinë” me komunistët sllav.Ndërsa 130 kilometra larg Tiranës,nacionalçlirimtarët shqiptarë,nën udhëheqjen e kriminelëve serb kryenin të njejtin akt makabër duke dëshmuar çmendurinë ideologjimin e skajshëm të tyre.Maskara e Dukatit nuk do të kalonte pa jehonë dhe në dhjetorin e vitit 1943,vetë Skender Muço,ky nacionalist i zjarrtë dhe avokat i rreptë,në traktin që shkruajti me dorën e tij dhe që u përhap në krejt Shqipërinë do të kumtonte “ Popull shqiptar,zgjohu ! Vëllezërit tanë prej një nënë janë verbuar nën shtypjen e ideologjisë komuniste.Ata po vrasin e po presin pa pyetur,ata po u vënë flakën atyre vatrave prej nga lindën.Dukati ishte gjëma e parë e tyre,por je e fundit.Të mblidhemi rreth nacionalizmës shqiptare,ti demaskojmë përgjithmonë këta kriminelë me njollën e turpit ! Vdekje tradhëtarëve .

    Kush ka kundershti le te replikoje jo me sharje por me fakte.

    • Kur ka ndodhur beteja “ Duçe- Hitler “ e Dukatit , isha mik në Dukat bashkë me nënën , vëllain dhe motrën e vogël . Të tre ishim fëmijë . U shqetësuam nga krismat e armëve dhe nëna për të na vënë në gjumë na tha : mos u trëmbni , është babai me partizanët . Kaq mjaftoi , partizanët për ne ishin ëngjëj dhe ne fjetëm top !
      Kohë më von , tashmë jo në Dukat , por , në fshatin tonë , kur ne fëmijët bënim zhurmë , gjyshja na thoshte : rrini urtë se do vijë Lahe Nurua t’u therë . Lahe ishte ballist !
      Tashti , ky Dori , don t’i vërë vetulla Dukatit dhe po i nxjerr sytë .
      Unë refuzoj të polemizoj më të !
      Çobani dukatas që kullot dhitë në Mëmuç ( Karaburun ) , apo që veron me dhëntë në Qore ka të drejtë që u bë ballist sepse s’kishte informacion se ç’ndodh në botë .
      Kur ballist është i biri i Avdyl bej Frashërit , allukati ( avokati ) Skënder Muço , Mehmet Alemi , i biri i patriotit Alem Mehmeti , mik I Ismail Qemalit e kështu më radhë dhe kur këta i thonë se komunistët s’kanë atdhe , janë imoralë , gratë I kanë kolektive , partizanet I kanë në mal për kurvëllëqe e të gjitha të zezat e ullirit , edhe unë do isha bërë ballist . Ne ecëm në rrugë tjetër sepse me ne flisnin shokët e Qemal Stafës . Dukatin trim , patriot e të ndershëm e morën në qafë plehërat feudale me diploma të borgjezisë perëndimore që mendonin për privilegjet e tyre . Politikisht deri në ekstrem , injorantë .
      Këta e zhyen Dukatin dhe dori vazhdon t’ u mbajë ison .
      I mjeri dori , vetëm ka gëlltitur , por asgjë s’ka pertypur !
      Stop ! Polemika me dorët është humbje kohe !

  • Z. Goxhaj jeni i nderuar per pjesemarrjen ne Luften me te sukseshme te popullit shqiptar te Kosoves per liri dhe pavaresi.
    Mua me neveritin HIBRIDET.Ylli Pollovina eshte nje Hibrid.Kerkon te bashkoje ish komunistet me ish ballistet ne nje Histori.Si te thuash te beje nje Mukje te vockel tek tavolina tek Tajvani ku paguan HONORARET e librit te Pollovines funderrina e funderrinave,miu i haleve te Kolonjes,spiuni birucave Xhumaqi,qe pushkatoi me spiunlleqet e tij 8 djem te Kolonjes dhe vete shpetoi si bashkepuntor i sigurimit.Kete e pasuroi Sali Berisha me ndermarrjet shteterore qe privatizoi me kredi.Ky eshte miku i Uran Alickes dhe Ylli Pollovines,.U ka shtruar nje sahan te perbashket me parate e pasurise se pronareve dhe djerses se popullit,qe u fali spiuneve te birucave Sali Berisha.Tani po i japin para nga fitimet e ndertimit Ylli Pollovines,qe te perzieje te zezen te kuqen dhe te bardhen dhe ta beje ylber shumengjyresh.
    Per mua kush ka luftuar kunder forcave Austriake ne luften e pare boterore,qofte Esad pasha,qofte Azem Galica jene tradhetare te kombit shqiptar sepse i kane sherbyer serbo-grekeve per te mbajtur te pushtuaara tokat shqiptare.
    Kush ka luftuar kunder ushtrise gjermane ne luften e dyte boterore,qofte Safet Butka (qe eshte shkaktar i masakres se Boroves,sepse sulmoi autokollonen gjermane ne Barmash),qofte partizanet jugosllave te Enver Hoxhes ,jane tradhetare te kombit shqiptar.Pse?
    Sepse Austro-gjermanet jane aleatet e vetem te kombit shqiptar ne Europe.Fale perandorise Austro-Hungareze kemi Shqiperine e Mosvarme te Ismail Qemalit,Fale Rajhut te trete u bashkuan per here te pare gjithe tokat shqiptare ne nje shtet. Patriot i vertete nuk eshte ai shqiptar,qe llogarit sa Sovjetike,sa Cifute,sa Serbe,sa greke,vrau gjermani.Nuk ua ka shk; rracat ku jane e ke s`jane?Kush mendoi sa shqiptare u vrane dogjen e perveluan gjate masakrave greke ne Kolonje e Permet masakrave serbo malazeze ne Kosove e malsi.???

  • Cika ti ben si idjot por je shume i rafinuar.E shikon se ka shume fakte qe kane dale ne drite dhe nuk ke cfare thua.Ato ideale qe percillte Balli para 70 vjetesh ju sot me gjithe keta morrakulishet komuniste qe lepihen sot drejt perendimit i kane thene ata burra te mencur e te drejte.Turp qe jam bashkekombas me ty.

  • dori

    ti mor djale je peshe e lehte te perdhosos epopene me te lavdishme pas gjergj kastriotit ate te LNCL
    .

    Pse Enver Hoxha ju mundi per gjysem shekulli
    dhe po ju pshurr dhe i vdekur ?

    Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
    Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
    Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
    *
    Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
    **
    Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
    ***
    Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
    ****
    Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
    *****
    Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
    ******
    Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
    *******
    Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
    ********
    Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
    *********
    Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
    Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
    Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
    Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
    Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
    Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
    Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
    *************
    Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
    Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
    Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
    Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
    Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
    I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
    Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
    Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
    Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
    Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
    Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
    Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
    SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.

    • KQYRE BRE GENC SA SHUME SPIUN ISHTE ENVERI :

      Plani Cia-Tito-Zogu për kryengritje në Shqipëri

      Dokumenti që botohet për herë të parë sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

      TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Raporti javor Shtator 1952

      Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

      TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND: Progres-raporti ditor, e martë, 27 maj 1952

      (Emri i zyrtarit-shënim red.) SE/PC Zëvendësi u nis më 27 maj 1952 për të biseduar me ishmbretin Zog me kërkesën e këtij të fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavët. Me mbërritjen e ( ) më 30 maj, Zogu pret që të ketë rezultatet e bisedimeve të negociuara në Turqi nga përfaqësuesi i tij, i cili kërkoi bisedimet me Titon në fillim të majit. ( ) Raporton se Komiteti i Shqipërisë së Lirë ka marrë lajm nga një prej dy grupeve që ka dimëruar në Jugosllavi se janë rifutur përsëri në Shqipëri. Komiteti po bën përpjekje për të verifikuar vërtetësinë e këtij lajmi dhe letrës që grupi ka dërguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenë instruktuar që të komunikojë vetëm nëpërmjet kësaj adrese.

      Dokumentet sekrete të CIA: Bisedat e Zogut me Titon në 1952

      Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish- Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron me ndihmen e jugosllaveve te mbeshtetur me logjistike nga anglo-amerikanet….be continue..

      Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka dhe Mutkat por ajo eshte e vulosur nga tre korifenjte e kombit:

      GJERGJ KASTRIOTI
      ISMAIL QEMALI
      ENVER HOXHA

  • Shefi i seksionit evropian të CIAs nisi të bisedonte me kolegun anglez për gjëra, që nuk kishin lidhje me qëllimin e ardhjes së tyre në atë kamp pune në zemër të Alpeve shqiptare I pari e mori fjalën Unaza e Bardhë:
    — Besoj se jeni në dijeni që, para disa muajsh, KGBja arrestoi njërin prej agjentëve tanë të atjeshëm. Ndërhyrja jonë qe urgjente dhe efikase. Agjenti ynë
    iu nënshtrua hetuesisë sovjetike vetëm tri javë. Pas kthimit të tij në Angli, mjekët diktuan tek ai shenjat e qarta të një traume psikike. Megjithë ndihmën e pakursyer mjekësore, ai doli në pension të para kohshëm për paaftësi. «Ndërkohë ne kemi parë të filmuara seancat e vrazhda hetimore ndaj Melit.
    Gjendja e tij shëndetësore lë shumë për të dëshiruar; kushtet e jetesës në kampin e punës janë shumë të vështira. Takim me familjen nuk i lejohet, bile as
    korrespondencë. Imagjinoni çfarë përkushtimi i është dashur atij në këto kushte për të kontribuar në drejtimin e një grupi komplotues! Nëpërmjet këtij aktiviteti të jashtëzakonshëm disamujor Meli ka shpalosur edhe një herë tjetër kapacitetin e tij prej një detektivi të madh. Jam befasuar prej disa cilësive të veçanta të
    detektivëve shqiptarë, gjatë kësaj periudhe që ndodhem në Tiranë.
    — Çfarë ju ka impresionuar më tepër në këtë drejtim? u interesua shefi i seksionit evropian të CIAs.
    — Do të shprehem kryesisht për detektivët shqiptarë që iu kundërvunë interesave tona këtu. Trima, profesionalisht mjaft të aftë dhe mbi të gjitha,modestë.
    — Të njëjtën konsideratë keni edhe për z. Meli, megjithëse e keni njohurnë një kamp pune e jo në aktivitet?
    — Ai qëndron në krye të listës për cilësitë që përmenda. Dua të theksoj se
    unë e kam njohur vetëm fizikisht në këtë kamp pune Melin, por veprimtarinë e tij të suksesshme e njoh prej kohësh. Ai ka realizuar një mori misionesh të
    rëndësishëm në dobi të Inteligjencë Servisit. Dua të veçoj me këtë rast kryerjen me lehtësi prej tij të një misioni në Belgjikë, për të cilin kishte shkuar dy herë
    një detektivi ynë i shquar dhe nuk e kishte realizuar dot.
    — Sipas informacioneve që disponojmë ne tani, shërbimi sekret shqiptar ka kryer disa misione të rëndësishëm në Evropën Lindore, për të cilët CIA ka
    shpërblyer Inteligjencë Servisin, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis nesh.
    — DSJ dhe Inteligjencë Servisi janë aleatë – deklaroi Unaza e Bardhë duke shikuar i buzëqeshur Dofenin.
    Një buzëqeshje servile e shërbëtorit iu përgjigj buzëqeshjes krenare të
    padronit. Interesohu kushj eshte Dofeni… Thone qe eshte djali Enver Hoxhes.pjese e agjenturave CIA dhe Int.yeligjent Servis.Thellohu ,thellohu te shikoni bemat e komandantit.

  • Pas një copë here, shefi i seksionit evropian të CIAs i drejtoi pyetjen e fundit detektivit të burgosur:
    — Pra ju, z. Meli, e quani kusht vendimtar dhe të pandryshueshëm nxjerrjen e shokut tuaj jashtë kufijve të Shqipërisë, para se të pranoni ofertën tonë për të ardhur në SHBA?
    — Më vjen keq, zotëri, por nuk veproj dot ndryshe.
    Amerikani u çua dhe ata të dy ia dhanë dorën njëri-tjetrit me buzëqeshje të
    shtirë. Pastaj ish-detektivi u takua edhe me të tjerët e doli.
    Tek po kthehej për në maune, Melit iu kujtua një shprehje e Gollsuorthit:
    «Nga të gjitha gjërat që mund të durojë njeriu, disfata që pëson vullneti
    është më e vështira, për atë që është mësuar të bëjë gjithmonë ashtu siç i thotë
    mendja.»
    Dhe tha me vete:
    «Sonte ishte nata më e shkurtër e vitit, por mysafirëve të mi amerikanë do
    t’iu jetë dukur më e gjata, ngaqë janë mësuar që vullneti i tyre të bëjë kurdoherë
    ligjin.»

  • Detektivi i burgosur po shtrydhte një bluzë që sapo kishte larë, kur Diksi egoditi lehtë në shpatull:
    — Eja ta shtrydhim bashkë, – i tha – se nuk të vjen mbarë vetëm.Kur mbaruan punë, Diksi i pëshpëriti duke qeshur:
    — Do ta veshësh sonte këtë bluzë të zezë, me rastin e takimit të fundit me
    Unazën e Bardhë dhe me Dofenin?
    — Ka mundësi të jetë takimi i fundit edhe me amerikanët.
    — Po ti më dhé fjalën që hoqe dorë prej idesë së denoncimit të mbrojtjes së
    tyre.
    — Fjalën e dhënë unë nuk e shkel kurrë, Sazan; ti e di mirë këtë. Por Unaza e Bardhë dhe Dofeni kanë qenë gjithmonë të pranishëm në takimet e mija
    me shefin e seksionit evropian të CIAs. Meqenëse ata nuk do të vijnë më këtu,kjo do të thotë se as zyrtari i lartë i CIAs nuk parashikohet të vijë më.
    — Natyrisht, ai nuk mund të rrijë gjatë në Shqipëri. Është përgjegjës i shërbimeve sekrete amerikane për gjithë kontinentin evropian, jo vetëm për vendin tonë.
    — Sipas shenjave, CIA do e trajtojë grupin tonë si një koshere bletësh që mbasi i vilet mjalti, i vihet flaka.
    — Ndofta jo deri në këtë shkallë, Hamit.
    — Ndofta një iluzion ngushëllues – ia bëri ish-detektivi, duke nderur bluzën.
    Në takimin e mbrëmjes detektivit të burgosur i ra sërish në sy ftohtësia e shefit të seksionit evropian të CIAs.
    — Meqenëse nuk i dihet se kur mund të më paraqitet rasti për tu takuar përsëri bashkë, erdha që të shihemi edhe një herë, para se të largohem nga Shqipëria – i tha ai Melit.
    — Ju faleminderit dhe më falni që nuk munda t’jua plotësoj dëshirën, për të ardhur në atdheun tuaj të bukur.
    — S’ka gjë; unë e kuptoj si e keni hallin, – ia ktheu zyrtari i lartë i CIAs. –
    Veçanësia e veprimtarisë dhe e sjelljes suaj ka një ndryshim të dukshëm cilësor prej parametrave të këtyre treguesve të parapëlqyer nga ana jonë. Ju i ngjani një
    meteori, i cili shndrit fuqishëm por për një interval të shkurtër kohe, ndërsa ne parapëlqejmë një yll me dritë më të venitur, por që ndriçon gjatë. Ju do të ishit një kuadër i preferuar për Hitlerin. Vrazhdësia e të shprehurit të amerikanit zbulonte dëshpërimin e tij për
    sfidën e kthimit në Amerikë pa detektivin e burgosur. Për mentalitetin e tij kishte qenë i papranueshëm supozimi, se i burgosuri i sëmurë mund të pranonte
    të jepte shpirt në një kamp pune, por jo të braktiste një bashkëvuajtës të pafajshëm, me të cilin i kishin përballuar së toku vështirësitë dhe rreziqet e kohëve të fundit. Zhgënjimi fyes që kishte pësuar e detyronte shefin e seksionit evropian të CIAs që, në takimin e fundit me detektivin e burgosur, të çlironte një pjesë të vrerit që do të merrte me vete në Amerikë, ku do t’i duhej t’i paraqiste shefit të madh relacionin përkatës të turneut sekret në Shqipëri.
    I indinjuar prej krahasimit brutal me kuadrot e Hitlerit, ish-detektivi fiksoi një shikim flakërues mbi fytyrën e shëndetshme të zyrtarit të lartë të CIAs. Kush mund të ishte më afër figurës së një kuadri të Hitlerit midis një të burgosuri,që hiqte shpirt në një kamp shfarosjeje të tipit hitlerian, dhe një kuadri të lartë tëCIA s, i cili në marrëveshje me vëllezërit anglezë ndanin bashkë përshpirtjet e kolonisë së fshehtë shqiptare?
    Një buzëqeshje e zbehtë – nuancë skërmitjeje – u ravijëzua në cepat e buzëve të detektivit të burgosur, tek po i përgjigjej shefit të seksionit evropian të
    CIAs.

  • GENCI ?!
    Jeni zombie qe jo vetem qe e reabilituat Enverin
    por e kani shenjteruar.
    Ne te dy rastet edhe nese ka qene mik(spiun) me Ameriken edhe ne rastin qe ka qene kundershtar me Ameriken si armiku i saj me i dobishem ai futet ne burrat e shtetit me te medhenj qe ka nxjerre shoqeria njerzore
    .
    Kete nuk them une por Kecat dhe Gencat qe na cate trapin me kete Hamutin qe lufton “ashper “Ameriken” nga Amerika dhe nga marsi 1997 e ketej ai u kthye ne PROFET….beni referendum po ja u mbajti “verra”
    %%%%

    O Enver te kam rixha
    Ngrehu neser me sabah
    Behu dhe nje here i ri
    Ne dac hajde si sozi

    Mer komanden ne kete vende
    Se te prete populli tente
    Qe ti vesh gjerat ne vende
    Se Shqiparine e shqyen qente

    Jan ngjallur krimbat e tokes
    Cep me cep i bien botes
    Me genjeshtra e mashtrime
    Letra fallco e ngjyrime

    I fshine emrin Shqiperise
    Mohojne bijte e Lavdise
    Mohojne gjakun per ket vende
    Kane fshire edhe mundin tende!

    Jan ngritur ne piedestale
    Kriminele “intelektuale”
    Ane e kende bejne morale
    Per te vdekur e per te gjalle

    Madje ketu ne forume
    Bejne komente shume spiune
    Mbajne nofken “intelektuale”
    Por ne fakt jan avdalle

    Jan avdalle te “Lilidhonit”
    Pjelle e djallit dhe e klonit
    Qe vertiten pas baronit
    Jan ushtare te Salihonit

    Ne cdo zyre e ne cdo frone
    Krimineli ka timone
    Basarduan historine
    E shkateruan gjithe Shqiperine

    Neper rruge e neper sheshe
    Ne bregdet e ne biznese
    Ane e mbane kudo te veshe
    Vec te huaj do te gjeshe…..

    Nuk ka me as industri
    As bujqesi e blegtori
    Madje dhe Naimin vete
    Nuk e njef me ky milete….

    E mos fol per Skenderbene
    Qe shume vjete mbrojti Atdhene
    E kan nxjere mor, ne pazare
    Por ne kembe, e jo mbi kale…

    S’ka me sheshe SKENDERSBE
    Vec nje male, plote gurre e pleh
    Qe kane zbrituar nga malesia
    Te mohoje sheshin e tija….

    Dhe nje djale paska i drojtur…
    Ti Enver nuk e ke njojtur?
    Vec nje gje me vjene cudi!
    Per fytyre, eshte kopje Ti!!!

    Per mendje e burreri
    Eshte naive, eshte cilimi
    Sala leve e punesoi
    Qe mire halet t’ja pastroi

    Ky debil pak kohe me pare
    Nxori detin ne pazare
    Dhe ja fali more Greqise
    Kapitalet e Shqiperise…

    Ky agjente e ky spiune
    Drenicare thot, jam une…
    Eshte hajdute i licensuar
    Rrugen e Kombit ka pervetesuar

    Te mos flasim per Gjykata
    Kemi hedhur vertete hapa
    Ne plepishte “master” muarr
    Ne kupole te emeruar…

    Dhe “cekani i drejtesise”
    I bje kokes se vegjelise
    Mjeri popull ku te veje
    Te derjten ku do ta gjeje?

    Me arme e demagogji
    Shkateruan brezin e ri
    Neper rruge te droguar
    Pa familje, te shkateruar…

    O Enver u shua bota
    Ti e bere mor si lopa
    Shume punove per Shqiperi…
    Po c’le pas more derezi?

    Ca spiune e kriminele
    Shume hajdute e dembele
    Nje Nano e nje Sali
    Qe e shiten kete Shqiperi

    Qe shiten Jo vec lavdine
    Jo vec vlerat e historine
    Po nenshtruan vegjeline
    E skllaveruan per hordhine

    Skllaverine ne vendin tend
    Se pertypin dot as qente
    A ka burra ne ket toke
    Qe ti dalin vendit zot?

    O Enver te kam rixha
    Hajde neser me sabah
    Se te prete mor populli tend
    Flamuj Shqipesh ne Kuvend!

  • Me te lumte ajo mndi komanduar te pene o i nderuari koemtues- sjelle ate vjesheim o Enver te kam rixha. Shkoftereja te degjofev,shqiperia rigjenerofte. Nga keta pseudo atdhetre shpetofte..”Dhimbia e madhe popull” me komandon te komentoj..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *