Dëmtohet Gundogan, dy javë jashtë loje

redaktor

Mesfushori i Borusias së Dortmundit, Ilkai Gundogan, ka pësuar një dëmtim në shpinë në miqësoren e Gjermanisë me Paraguajin, e mbyllur në barazim 3-3. 22-vjeçari, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij, pritet të qëndrojë dy javë larg fushave. Lajmin e bëri të ditur klubi në faqen zyrtare. Gundogan shpreson që të riaftësohet në kohë për të qenë në dispozicion të Jurgen Klop në sfidën me Eintraht Frankfurt më 1 shtator.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *