Armë, fishekë dhe dylbi në makinë, njëri arrestohet e tjetri arratiset

Dita

Një person është arrestuar sot në Vlorë pasi në automjet i është gjetur armë, ndërsa në banesë efektivët i kanë gjetur drogë.

Operacioni policor “Autostrada” është finalizuar me arrestimin e shtetasit Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Malajt i është gjetur në automjet “Peugeot” 1 armë tip pistolete me gjashtë fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Pas arrestimit të Malajt, policia është vendosur në kërkim të shoqëruesit të tij, shtetasit me iniciale E.K, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia të automjetit, E.K ia ka arritur të dalë nga “Peugeot” dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *