Greqi, djali shqiptar vret me armë babanë

Leda Hysa

 

Një 26-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë babain e tij.

Krimi i rëndë ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë më 27 Maj, por është zbardhur ditën e sotme nga policia greke. Nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari qëlloi për vdekje me çifte të atin 70-vjeçar.

Viktima ka qenë brenda makinës së tij kur u vra. Djali 26-vjeçar i viktimës është arrestuar nga policia dhe arma e krimit është sekuestruar. Policia ka ngritur akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mediat greke thonë se autori ishte djali i 70-vjeçarit nga martesa e dytë me një grua shqiptare.

“Kathimerini” shkruan se viktima ishte një postier në pension. Sipas kësaj të përditshme, shkak i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare. Thuhet se 26-vjeçari është keqtrajtuar nga 70-vjeçari. Kjo ka bërë që 26-vjeçari nga Shqipëria të humbiste toruan dhe të vriste babain.

Emrat e autorit dhe viktimës nuk janë bërë me dije. 70-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij në ishullin Zakynthos. Ai u zbulua rastësisht nga një taksist që kaloi në zonë, i cili më pas njoftoi autoritetet. Grupi hetimor tha se viktima kishte plagë në fytyrë, krah dhe në gjoks të shkaktuara nga arma e gjahut.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Baba Grek po cuni qenka Shqiptar? Po te kishte bere heroizm cuni do ta kishin bere Grek, por meqe ka vrare qenka nga fshati i se emes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *