Një kamion i cili ka qenë duke punuar në HEC-in e Moglicës ka rënë në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’.
Mësohet se kamioni ka rënë nga një lartësi prej 100 metra, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.
Njoftimi i plotë:
Më datë 30.05.2018, në Moglicë, dyshohet se një mjet tip kamion që i përket një firme ndërtuese të Hidrocentralit të Moglicës, me drejtues shtetasin B.K, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua.
Nga të dhënat e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
l.h/ dita
