Dhunon dhe kërcënon vajzën e tij, arrestohet 63-vjeçari

Dita

Një 63-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas njoftimit policor, i arrestuari është identifikuar si shtetasi Festim.M.

63-vjeçari është vendosur në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij, shtetasen A.M, 17 vjeçe.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *