Balla: Social Demokratët gjermanë janë pro integrimit të Shqipërisë

Dita

Pas tensioneve dhe ndërprerjes për të tretën herë radhazi të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur për mediat jashtë parlamentit, teksa shoqërohej nga një deputet i Bundestagut gjerman, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani.

Balla tha se social demokratët gjermanë janë pro zgjerimit të BE-së, dhe krahas kësaj, ata mbështesin integrimin e Shqipërisë.

“Një mik tjetër i Bundestagut gjerman, kësaj radhe i Partisë Social Demokrate Gjermane, anëtar i komitetit për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestag është sot në parlamentin e Shqipërisë dhe më pas për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Dua ta them me zë të lartë që Partia Social Demokrate gjermane, pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani është një mbështetëse e madhe e procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Por ajo që është e rëndësishme për ne është që social demokratët gjermanë mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë”, deklaroi Balla.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *