Kapiteni Ramos, mesazh prekës për largimin e Zizu

DITA Online

 

Kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas komunikimit në media të Zinedine Zidane për largimin nga “los blancos”.

Përmes rrjetit social Instagram, Sergio Ramos e ka falenderuar për gjithçka trajnerin me të cilin fitoi 3 Champions League radhazi.

“Si lojtar, e tani si trajner vendose të largohesh kur je në majën më të lartë.

Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme.

Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Real Madrid”, shkruan Sergio Ramos.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *