Di Maio dhe Salvini ringjallin shpresat për qeveri koalicioni

Leda Hysa

 

Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe për te ringjallur një qeveri koalicioni, dy udhëheqësit politikë italianë Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio janë takuar këtë të enjte.

Një burim nga Lëvizja “5 Yjet” e Di Maio tha se kishte shpresë për një marrëveshje deri të premten, por ende nuk ka asnjë asnjë vendim se kujt do t’i besohet ministria e financave një post kyç në qeverinë italiane.

Përpjekja e parë e dy forcave të mëdha “Legës” dhe “5 Yjeve” dështoi javën e kaluar kur presidenti Sergio Mattarella nuk aprovoi kandidatin e tyre për ministër finance ekonomistin 81 vjeçar Paolo Savona i njohur për opinionin e tij kundër monedhës së përbashkët.

Pas këtij dështimi për formimin e qeverisë presidenti Mattarella emëroi ish-zyrtarin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Carlo Cottarelli për formimin e qeverisë por deri më tani as Cottarelli nuk ka arritur të formojë një kabinet të qëndrueshëm.

Takimi Salvini-Di Maio ka rritur shpresat për ringjalljen e koalicionit mes “Legës” dhe “5 Yjeve” ka dhënë gjithashtu edhe ndikimin e tij në tregjet financiare.

Të cilat po rimëkëmben gjatë këtyre dy ditëve pas rënies që pësuan në fillim të javës kur u diskutua mbi të ardhmen e Italisë në zonën euro.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *