Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk është i befasuar nga heqja e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhur për dekada e shekuj- dëshira për të krijuar ‘Shqipërinë e Madhe’.
Daçic, si zakonisht tha se askush në Europë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për heqjen e kufijve mes vendeve.
Mirëpo, ai thotë se Serbia duhet të përgjigjet për deklaratat e Milorad Dodik (në lidhje me bashkimin e Serbinë dhe Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës).
Askush nuk reagoi që Shqipëria po ndikon në Kosovë, tha Daçic, por ankohet se një gjë e tillë po bëhet në Serbi.
“Asgjë më nuk është për t’u habitur”, ka thënë ai.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovës kanë përkujdesje më të mira se Serbia ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçic ka thënë se deklaratat e Ramës janë kërcënim i vazhdueshëm.
“Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se, nëse nuk i japin diçka, ne do të krijojmë Shqipërinë e Madhe”, vuri në pah ministri serb.
l.h/ dita

Asnjiher nuk ka ekzistue Shqiperi e madhe.Po vetem Shqiperi autoktone etnike, me mbi 140 mije km/2.Qe nga ajo kohe kur ishte me kete siperfaqe teritorit shqiperia ka ardhur duke u zvogelue nga grabitejt qe i jane ba nga koha ne kohe dhe sot po te kerkohet prona te shkoje tek i Zoti quhet e madhe.Gabim i pa pranushem z.DaçiçJu duke kritikue iden e Shqiperise se madhe doni me cdo kusht e pa pranim kushtesh te mbroni grabitjet e teritorit nga teritori i Shqiperise etnike autoktone.