Ngjarje e rëndë në Shkodër. Një vajzë e moshës 22-vjeçare është gjetur e pajetë brenda në një automjet në fshatin Melgushë të Shkodrës. Mësohet se e reja ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë, por nuk është kthyer më.
Kanë qenë të afërmit e saj të cilët e kanë gjetur atë të pajetë brenda një automjeti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale apo nga një helmim i mundshëm.
o.j/dita
