“Justifikon pasurinë”, gjyqtarja e Kurbinit në “sitën” e Vettingut

DITA Online

 

Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Kurbinit, duket se e ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut.

Gjatë seancës dëgjimore ndaj saj, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, ka njoftuar se sipas ILDKPI-së, deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë.

Gjyqtarja nuk ka preferuar të përfaqësohet nga ndonjë avokat.

Sipas relatorit Olsi Komici, Shehu e justifikon pasurinë, nuk ka deklarim të rreme dhe nuk ka konflikt të interesit.

Relatori Komici, tha se “verifikimi i KPK konstaton se në deklaratën “Veting 2017” ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 jo në pronësi të saj, ende të palegalizuar, është e depozituar nga vjehrri. Makine Mercedes Benz 6000 euro, 50% pronare, para cash 1 350 000 lekë. Depozite kursimi për fëmijë 100 304.51 lekë. KPK vlerësoi raportin nga ILDKPI, informacionet nga organet shtetërore apo persona fizikë ose juridike”.

Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po e kaloi testin apo vetingun vetem per pasurine, po ato te tjerat se mund te jete e plepave apo e kristali? Apo s’ka gje, heren tjeter kur te maiset prape puna, do bejme vetingun e ri.

  • nuk kam faj une
    Ti je i pa karakter dhe tip ngacmuesit.Je origjinal ne mentalitet si loja e kungulleshave.Qe nuk te rrin bitha rehat e kerkon te dukesh sec dicka po din e ne fund del kertolle e futja pordhe mendimeve te tua.
    gjyqtaren e Kurbinit z.Marçela Shehu duhet nderue me shume rrespekt per korrektesen ne detyre e paster pa klecka e denje dhe e afte ne detyre.Gezohem me plot deshire te meritoj detyren ne Këshillin e Lartë Gjyqësor.
    Te tille njerez i duhen popullit shtetit dhe pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *