Një operacion i policisë greke në Selanik, ka goditur një grup të trafikut të drogës.
Nga ky operacion janë arrestuar dy vëllezër shqiptarë, të shoshës 29 dhe 25-vjeç, ndërsa në pranga gjithashtu kanë rënë edhe dy bashkëshortet e tyre po ashtu shqiptare, të moshës 23 dhe 30-vjeçe.
Nga kontrollet e ushtruara në banesat e tyre u gjeten dhe sekuestruan 54 pako me 50 kg e 297 gram marijuanë, 9 gram kokainë, peshore elektronike, si dhe 9700 euro.
Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme.
