Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për rënien e Vllaznisë nga kategoria, nëpërmjet një postimi në Facebook. Kryebashkiakja thotë se po bëhet një analizë e thellë për këtë çështje, por paralelisht është ngritur edhe një grup pune për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.
“E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët, futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm, për mosarritjen e objektivit për të qëndruar në Kategorinë Superiore, si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, dua të siguroj të gjithë qytetarët që, prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit.
Paralelisht, një grup pune është ngritur për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit. Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por duhet një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje përfundimtare. Angazhimi im si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.
Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë me zemër të thyer. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës, e njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re”, shkruan Ademi.
o.j/dita

Rob i mbaruar, ka “ngrit” grup pune per te nxjerre shkaqet e renies nga kategoria dhe per te nxjerre pergjegjesite.
Pergjegjesja kryesore eshte vete Voltana qe kerkon tja hesh me nje shkrim surrogato ne fb.
Vllaznia kishte disa vjet qe luftonte per ekzistence dhe ajo qe pritej ndodhi sivjet, ishte e pashmangeshme.
Ne vitin e fundit te mandatit u kujtua Voltana, paska fjetur gjume e gerrhitur njesoj si Lulushi kur ishte Kryetar i Bashkise se vjedhur te Tiranes.