Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo në një intervistë për Ora News, tha se beson se negociatat për Shqipërinë do të hapen këtë qershor, duke nënvizuar se Italia ka punuar bashkë me Shqipërinë për të bindur skeptikët.
Disa pjesë nga intervista:
Por ka ende punë për të bërë nga ana e Shqipërisë besoj, lufta ndaj korrupsionit, goditja e grupeve kriminale… A po jep ndonjë ndihmë Italia në këtë fushë?
Po, unë besoj se Italia po e bën për dy arsye. E para sepse ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë rrugë dhe e dimë se me të drejtë në Bruksel e shohim me shqetësim të veçantë efikasitetin e luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, prandaj të ndihmojmë Shqipërinë është e rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë.
Por e bëjmë edhe për një arsye egoiste, nuk ka arsye pse ta fshehim. E dimë se problemet për Shqipërinë rrezikojnë të kthehen probleme për Italinë. Kriminaliteti që vepron në Shqipëri e sheh Italianë si tregun natyral në të cilin do të veprojë lirisht prandaj kemi një interes kombëtar përpara se të kemi një interes ndërkombëtar për të përforcuar masat që Shqipëria po aplikon për luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.
Unë besoj që ky bashkëpunim që tashmë zgjat prej 30 vjetësh ka qenë gjithmonë intensiv por në këtë periudhë ka arritur rezultate më të mëdha se në të kaluarën, prandaj ne jemi të kënaqur për zhvillimet e fundit në Shqipëri por presim si të gjithë gjithmonë diçka më shumë
Çfarë është ajo gjëja më shumë?
Sipas meje ka dy aspekte të veçanta. E para ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit duke nisur nga niveli i poshtëm. Ky fenomen nuk është fenomen vetëm i zyrtarëve por është një fenomen që shpesh është i përhapur në të gjitha institucionet shqiptare. Kjo mbase është një trashëgimi edhe nga regjimi komunist, i një sistemi ku nevojitej të kërkoje nder për të bërë diçka.
Këtu ka nevojë për një kërkesë nga shoqëria civile më shumë se nga institucionet sepse duhet të punojnë së bashku për të zhdukur këtë fenomen edhe në përmasat e tij kulturorë. Dhe pastaj ka një luftë ndaj grupeve të mëdhenj kriminalë.
E dimë që këto grupe ekzistojnë, e dimë që janë të fuqishëm, e dimë që dinë të mbrohen dhe duhet të tejkalohen këto mbrojtje. Asnjë përjashtim nuk duhet bërë në luftën kundër kriminalitetit. Koncepti i pandëshkueshmërisë nuk mund të ekzistojë në një shtet demokratik. Në këtë front shoh progres por siç thashë më parë ka gjithmonë diçka më shumë për të bërë dhe ne besojmë që Shqipëria është në gjendje ta bëjë.
Po për negociatat jeni optimistë?
Ne besojmë ende se Këshilli Europian i qershorit është ai që do të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E dimë që jo të gjithë vendet anëtare janë të bindur. Kemi ende rreth një muaj kohë për të ndihmuar ata që kanë ende dyshime për t’i kapërcyer ato.
Detyra kryesore i takon natyrisht Shqipërisë dhe e përsëris se kur them Shqipërisë, kam ndërmend sigurisht qeverinë, autoritetet duke përfshirë edhe qytetarët shqiptarë që mund të japin një kontribut në këtë çështje.
Italia do të ndihmojë në këtë rrugë, do të dialogojmë me partnerët që kanë ende dyshime dhe të shpresojmë që nga tani e deri në qershor të kapërcehen. Është një sfidë, nuk është e lehtë por duam ta luajmë deri në fund
Pra ka një garanci që bashkëpunimi do të vazhdojë?
Ka një garanci madje unë besoj se bashkëpunimi, ashtu siç tregon aktiviteti i sotëm po hyn në një fazë të re, në një fazë pune së bashku që do të japë me siguri rezultate për të ardhmen e këtij vendi.
o.j/dita

Sistemi i kaluar ashtu ishte qe kerkoje ndere per te ba dicka.Po jo ne vashdimesi te perhereshme dhe domosdoshmerisht.
Sistemi sot ta imponon me trimeri te derdhesh para qe te arrish ate qe deshiron,te permbushesh interresin.
Po marrim ma negativen e shoqerise sot.Paguan para per te vrare kundershtarin.etj etj.Ndersa ma ordinere.Paguan zyrtarin per te nxjerr nji dokument qe te duhet domosdoshmerisht.
Sistemi sot bazohet tek paraja dhe nepermjet paras rrealizon me trimeri cdo objektiv qe te interreson.Ashtu sic erdhen italian dhe u mbushen me diploma universitetit shqiptare,pa gezuar asnji dite mesimit apo dite turistike ne shqiperi.Por vetem ardhjen dhe ikjen per ne Itali me diplome me xhep.Gjithe keto te meta u krijuan ne gjithe shtetet e lindjes me tu shue monizmi.Sepse ju te perendimit nuk ishit te pergaditur per ti dal punve para ashtu sic i doli Gjermania perendimore vellezerve te vet te lindjes.
Ju duhesh te krijonit mbeshtetje vendve te lindjes per te mos krijuar klandestine.Te tjerat vinin vete ne vendin e duhur sic duhesh.Une po shprehem i koncentruem.Shkurt.Por me gjate duhet shume kohe.Ndersa ketu bahet fjale per te komentue.E kjo me krijon cudira interresante kur komentet bahen ma te gjate se artikujt e shtypit.
Ku dhe ky koment shkon jo fort shkurt.Ne kete menyre bahemi dhe qesharake.
Telumte goja dhe te falenderojme per punen qe bet per bindjen e Skeptikve. Populli shqiptare eshte popull Evropain dhe ai pjesa me e madhe eshte ne gjirin tuaj duke punuar dhe jetuar.Ne qe kemi ngelur ne shqiperi Evropianet me kujdesin e tyre me pranimin e tyre do ta ndihmojn shqiperin qe ti afrohet ekonomikishte evropes.
Kemi bindje te forta se ne se Evropa e ndihmon sado pak Edi Ramen ne do t`ja dalim edhe ekonomikishte shume shpejt pasi vendi yne ka pasuri dhe resurese te madhe.
Fatkeqesishte keta opozita jone e cila edhe sote reziston per te mos u pranua shqiperi ne Evrope e ka sakatuar kete vende.Ndaj duhet pa tjeter dora e Evropes qe ta ndihmoje Edi Ramen qe te vijme pas jush me te gjith te mirat.!
Ne se juve e afroni shqiperin , populli shqiptare do te jet mirnjohes ne jet te jetev.!
Mos e leni veten Popullin shqiptar.Osote o Kurre.!
C’fare jane negociatat per mua! Negociatat une i mendoj : si ai femija qe ka mbushur moshen e do te shkoi ne shkolle . E ketij femije i jepet detyrat . si te mbaje librat,fletoret. Kur duhet te mesoje s si te mesoje… Hyrja ne shkolle ,nuk do te thot se ai u be mesues,jo.mesues do te behet kur te marr dipllomen. Edhe vendet qe kerkojne te hapen negociatat jane nxenes ,te cileve do tu ngarkohen detyra te dhena mnga mesuesi ,kuprohet komiteti Europjan. E kur shtetet te kene realizuar ketodetyra ,pranohen ,pra marrin dipllomen e futen ne gjirin e kolektivit. Ndaj dhenia ,apo celja e negociatave do tu bente mire ketyre shteteve ,e per rastin konkret Shqiperise. A ka nga ata qe nuk duane te shkojne ne shkolle ? Po ka. Si puna e opozites sone e cila kenaqet kur thote se ne nuk do t’na pranojne per t’na dhene detyrat… Pra sipas tyre e mira eshte te rrim rrugeve. Po edhe ata qe rrin e rrugeve dikush i perkrah ,per ti bere per veten e tyre ….NDaj te nderuara shtete te Bashkimit europian . Celni negociatat,lini detyrat e kontrollojini ato. Cili e realizon me mire vleresohet pwer te marre “DIPllomen ‘ eshume pritur ; hyrjen ne Bashkimin Europian. Ne shqiptaret jemi te sigurt qe detyrat i kryejme me mire se cili do. JEMI NXENES QE MESOJME .
Italianet duhet te bindin per vete BE-ne me ate qeveri qesharake qe zgjodhen e jo me te bejne avokatine e Shqiperise.
O shoke nuk zgjidhen punet me mik por duke kryer detyrat qe u ka dhene Europa. Mungesa e vullnetit per ti kryer ato, dhe cka eshte me keq marrja e rruges se kundert duke favorizuar trafikun e droges e bandat kriminale vec e largon Shqiperine nga BE duke e afruar me despotizmin e tipi putinist e erdoganist. Duhet pune jo llafe po me kriepsikopat llafazan zor se behet ndonje pune e hajrit se ai eshte mesuar vec te llape te vishet si cingije e te tregoje barcaleta e qyfyre.