Policia e Shtetit: Lufta ndaj drogës vijon çdo ditë, aksioni i fundit në Krujë

Dita

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka thënë për emisionin “Kjo javë” se lufta kundër kultivimit të kanabisit është ndarë në tre faza.

Loka tha se kjo luftë konsiston fillimisht në hartimin e kuadrit ligjor, më pas mbështetet tek informimi i qytetarëve dhe sensibilizimi i tyre, dhe në fund praktikohet faza ekzekutuese.

Ai tha se kontrollet e policisë së shtetit po vijojnë çdo ditë, duke përmendur edhe operacionin e zhvilluar këtë të shtunë në Krujë, nga i cili janë arrestuar tre persona dhe janë asgjësuar lëndët narkotike të gjendura në 3 parcela.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *