Tragjedia e refugjatëve/ Mbyten 9 persona, mes tyre 6 fëmijë

DITA Online

 

Një tragjedi ka qenë ajo e ditës së sotme në brigjet e Turqisë.

Nëntë persona janë mbytur, ku mes tyre janë gjashtë fëmijë.

Mjeti lundrues  me të cilin ata udhëtonin është fundosur duke u marrë jetën 2 burrave, 1 gruaje dhe 6 fëmijëve.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia turke Anadolu.

Refugjatët duke u përpjekur për të arritur në Europën nga Turqia u mbytën në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.

Në gomone mësohet se ishin 15 persona, 5 prej tyre kanë mundur të shpëtojnë dhe një tjetër është zhdukur.

Deri më tani nuk dihet ende etnia e refugjatëve.

Numri i refugjatëve që tentojnë një lundrim të rrezikshëm po rritet përsëri në muajt e fundit.

Sipas Organizatës Botërore për Migracionin, 10 948 njerëz kanë arritur në pesë muajt e parë të vitit 2018 në Greqi nëpërmjet Turqisë, shumë më shumë se ata që janë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *