Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, në qarkun e Shkodrës u ndal këtë herë në Dajç.
Në këtë bashkëbisedim me banorë të zonës ishin drejtuesi politik i qarkut, ministri Ditmir Bushati, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Koto.
Problematikat e banorëve të zonës së nën-Shkodrës janë përmbytjet, sistemi i kanalizimeve, shëndetësia dhe punësimi.
Në fjalën e tij, ministri Bushati theksoi se qeveria po punon për implementimin e një zgjidhje përfundimtare përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë.
Ministri Bushati theksoi se “është shumë e nevojshme që të komunikohet me banorët për ecurinë e procesit dhe hapat konkretë të ndërhyrjeve”.
Nga ana e tij, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kote shtoi se po punohet për pastrimin e Bunës me drag dhe derdhjen në det, çka mendohet se do zgjidhë përmbytjet në këtë zonë.
“Qendra Shëndetësore në Dajç është një nga më të mira të Shqipërisë”, vijoi zv.ministrja Rakacolli, ndërsa shtoi se banorët e kësaj zonë janë shumë të kujdesshëm në kryerjen e check-up.
a.s/dita

Vec llafe se pune nuk eshte pare gjekundi. Shkodra ka qene ne fund te listes se qeverise per investime. Tani qe afrohen zgjedhjet vendore kujtohen te shkojne e te thone dy llafe sa per te lare gojen. Pika qe nuk u bie.