Der Spiegel: Shqipëria, rruga e re e emigrantëve

DITA Online

 

Mediat gjermane e shohin me shqetësim shndërrimin e Shqipërisë në rrugë re të re kalimi të emigrantëve ilegalë nga vendet me shumicë islamike drejt Europës.

Reporterët e të përjavshmes “Spiegel” vizituar zonat kufitare shqiptaro-malazeze dhe konstatuan se ata ndihmohen nga trafikantë vendas të qenieve njerëzore për të kaluar në shtigje kufitare që nuk mbikëqyren nga autoritetet.

Sipas një trafikanti shqiptaro-malazez nga Ulqini, i identifikuar me emrin Bajram, bëhet fjalë kryesisht për refugjatë të strehuar në kampet e Turqisë.

Ai shprehet se u tregon emigrantëve rrugët në këmbim të parave.

Autoritetet boshnjake thonë se që prej fillimit të vitit, në kampet e këtij vendi janë strehuar mbi 5 mijë emigrantë të jashtëligjshëm, 7 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kampet e Bosnjës konsiderohen një nyje e rëndësishme për emigrantët ilegalë për të vazhduar rrugën drejt vendeve të zhvilluara europiane.

Kancelari austriak Sebastian Kurz kërkoi bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për të ndalur fluksin, gjatë takimit këtë javë me kryeministrin Rama në Vjenë.

Ndërsa autoritetet malazeze paralajmëruan mbylljen me gardh të kufirit me Shqipërinë, për të penguar kalimin e emigrantëve nga shtigjet ilegale.

Vendet që ata përshkojnë pas Turqisë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia me destinacion Italinë e Gjermaninë.

a.s/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Cfare turpi per qeverine tone.Rama shkoi ne austri per te bindur kancelarin kurtz te votoje pro hapjes se negociatave,dhe kurtz cfare ben?I kerkon Rames te mbaje ne territorin shqiptar refugjatet qe ka shkaktuar evropa me luftrat dhe pislliqet e saj ne afrike dhe lindjen e mesme.Kam frike se qeveria jone si tru peshk qe eshte do te pranoje ne shkembim te ca kacidheve.Dhe vendi kthehet ne nje babiloni.Rama kur e pa ca filloje ti kerkoje kurtziu duhej te ishte cuar dhe ti thoshte:Per tjeter gje kam ardhur ketu.Por Rama se ben dot se eshte pordhac jo kryeminister vendi.Arrogant me njerezit e thjeshte ne nevoje dhe jo mbrojtes i vendit.

    • Bravo Pilo ,

      kte loje e kishin pregatitur qysh ne valen e pare ,
      te shpernguljes qe i bene sirianeve ,
      qe nepermjet Greqise ti presonin ne Shqiperi
      dhe kaosi ishte perfekt .
      Europa tall prapanicen me politiken shqiptare .
      Nqs Rama e pranon kte gje ,ky do ishte fundi i cdo shprese per Shqiptaret madje edhe per vet shqiptaret ne Shqiperi . Jane duke e Futur ne Kurth me njerezit qe qellimishte i ndjekin me forcen e armeve nga vendi i tyre .Politike mjaft e rrezikeshme po luhet me Shqiperine .Gjithcka eshte e planifikuar qysh me pare . Del nji politikan e BE-se e flet per rrezikun qe mundet te vij Europen nga refugjate qe kalojne nga Shqiperis dhe vazhdon loja ne zinxhire ,qe me pare eshte pregatitur . Mali i Zi kerkon Blookim te Kufirit e qe ky Plan orgurzi per shqiptaret te marri formen e duhur ne loje -si prapavije e Politikes thurur ne BE -hyn Der Spiegel pra Media e besuar Gjermane ,duke e pare rrezikun me dylby nga gopi semes tyre .

      Rama duhet te bllokoj refugjatet e mos pranoj stacionimin e tyre ne Shqiperi !
      Nqs e hap bythen e hengri .Kjo eshte diplomacia e kurves plak e pabese ne cdo kohe ndaj Shqiperise

  • Deri dje kritikohej shqiperia e rrethuar me tela me xhemba.
    Kure i hoqem ne telat me xhemba per t`ju bashkuar Evropes sota ajo neve na rrethon perseri me tela me xhemba.!
    Hajde e kuptoje ket situat. Kure une nuk e desha Evropen ajo beri cmos te me afroje.
    Sote qe e duam Evropen ajo ben c`mose per te nma larguar.
    Jo keshtu Evrop.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *