Pas përfundimit të miqësores së Kombëtares sonë me Ukrainën, tifozët janë shfaqur tejet të irrituar ndaj rezultatit.
Trajneri Panucci u shpreh në fillim të intervistës se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe, sipas tij, ky ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi, në ndeshjen ndaj Kosovës dhe atë ndaj Ukrainës.
Pa arritur të përfundonte intervistën, tifozët e kanë detyruar Panuccin të ndërpriste intervistën për “SuperSport” përmes fishkëllimave dhe thirrjeve kundra tij.
Në takimin miqësor të zhvilluar këtë të diel, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar 4 gola nga Ukraina, ndërkohë që, ka realizuar vetëm 1 të tillë.
Ndërsa të martën, ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë u përmbyll me rezultatin 0-3.
s.a/dita

Populli i kulturuar shqiptar e gjen me nje here armikun, fajtorin per gjithecka dhe ia merr shpirtin. Ik o Panuç gjej noi ekip me noi ven pak me te bute se katunaria shqiptare. ne s’te falim or taj, shuqur qe mezi shkuam nje here ne kampionatin europian me 32 skuadra dhe tashti na vjen çudi qe na pallon Ukraina.