Ky skelet dinosauri vlen të paktën 2.2 milionë Euro. Të paktën kaq është shifra fillestare, me të cilën është paraqitur në një ankand në Paris. Bëhet fjalë për një dinosaur tepër të veçantë, që për dy ditë qëndroi i ekspozuar në ambientet e kullës së famshme Eiffel në Paris. Skeleti i tij daton 150 milionë vite më parë.
Kockat iu gjetën nën disa shkëmbinj në shtetin federal amerikan të Uaiomingut në vitin 2013. Ekspertët menduan fillimisht se bëhej fjalë për një specie të ngjashme me të famshmin Tiranosauri Rex.
Por në dallim nga ai, ky dinosaur kishte më shumë dhëmbë dhe tipare fizike të ndryshme. Për këtë arsye shkencëtarët ende nuk kanë mundur ta përcaktojnë qartë cilës familje i përket. Deri më sot skeleti ka qëndruar në muzeun e historisë së natyrës në Çikago dhe aktualisht është në kërkim të një pronari të ri. Në listën e personave që mund ta përballojnë çmimin e blerjes është edhe bosi i Amazonit, Xhef Bezos.
l.h/ dita
