Këmbimi valuator sjell të ardhura për bankat

redaktor

Këmbimi valuator po zë një pjesë të rëndësishme për rritjen e të ardhurave për bankat e nivelit të dytë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, deri para pesë vjetësh, të ardhurat nga këmbimi valutor zinin më pak se 5 për qind të të ardhurave totale të bankave. Veçanërisht pas fillimit të krizës ndërkombëtare financiare, duket se struktura e të ardhurave e sistemit bankar shqiptar ndryshoi ndjeshëm. Të ardhurat nga interesat pësuan rënie të ndjeshme, ndërsa u rrit me ritme të shpejta pjesa e të ardhurave nga transaksionet valutore. Në gjysmën e parë të këtij viti, të ardhurat nga veprimet me valutën përbënin 26 për qind të totalit të sistemit bankar. Pikun maksimal pesha e të fitimeve nga valutat e arritën në vitet 2010 dhe 2011, kur përbënin 33 deri në 34 për qind të totalit. Në dy vitet e fundit, të ardhurat nga interesat zinin pak më shumë se 40 për qind të totalit, ndërsa në vitin 2007 përbënin rreth 80 për qind të tij. Pesha specifike ka rënë si për të ardhurat nga interesat e kredive, si për ato nga bonot qeveritare. Këto të dhëna tregojnë se në vitet e fundit sistemi bankar shqiptar ka arritur të diversifikojë ndjeshëm bazën e të ardhurave, duke ulur varësinë nga interesat e ndërmjetësimit financiar. Ky është dhe një ndër faktorët që po e ndihmon sistemin bankar të jetë fitimprurës, edhe pse kredidimi sidomos në periudhën e fundit ka qenë në nivelin zero.

Share This Article
1 Comment
  • LOJA KRIMINALE E FULLANIT

    Pak njohuri para se te analizojme perdorimin kriminal te pozites ligjevenese te Fullanit ne kampin financiar.
    E para:
    Ekziston nje teori apo ligj qe ne termin finanziar quhet “Ligji i çmimit te vetem” (LÇV).
    Ky ligj shpjegon efektin e shkembimit valutor nderkombetar mbi nje vend te veçante, dhe afirmon qe, ne mungese te barrierave doganore (100% e valutes qe hyn ne Shqiperi vjen nga emigrantet pa dogane) dhe ne nje ekonomi me çmime qe luhaten lirisht ne funkion te kerkeses dhe ofertes, ne se çmimet te te njejtit produkt apo mall te dy vendeve te ndryshme krahasohen duke i kthyer ne nje monete (euro/dollar/alb – keshtu duhet quajtur monedha jone) specifike te vetme, atehere çmimet, te ekuilibruar, duhet te jene te barbabarte.
    Ne rastin kur mund te verifikohet ngritja e çmimit te nje malli/produkti ne nje vend p.sh. Shqiperi, atehere çmimi i ketij malli/produkti meqenese bjen kerkesa per te, sipas kesaj teorie duhet te bjere deri sa te barazohet me çmimin e te njejtit mall/produrt te vendit nga ku importohet (gjithnje krahasimi behet me te njejten monedhe).
    Se dyti
    Duke qene se ky ligj (LÇV) kerkon kushte aplikimi qe nuk ekzistojne ne realitet, eshte formuluar nje teori me reale e ashtuquajtura “Teoria e fuqise blerese” (TFB-PPP ne ingl.), sipas te ciles i ndryshueshem nuk duhet te jete çmimi i mallit/produktit ne nje vend te veçante p.sh. Shqiperi, por rraporti i shkembimit, qe do te thote çmimi i shkembimit te valutes.
    Edhe kjo teori ka dy zhvillime ate teorike dhe ate reale, praktike. Ne kete rast, gjithnje çmimi i nje malli/produkti i kthyer me nje monedhe duhet te jete i barabarte per dy vendet e marra ne krahasim, por ne kete llogaritje hyn edhe nje faktor real, ai i ndyshimit te çmimeve ne pergjithesi te te dy vendeve qe nuk eshte tjeter vetem se inflacioni.
    Ne teori edhe ne kete rast te llogaritjes me monedhe te vetme inflacioni per te dy vendet duhet te jete i njejte.
    Pa dashur te hyjme ne formula logaritmike (qe i kupton vetem rrugaçja Topalli) kjo teori praktikisht do te thote qe:
    Kur inflacioni ne Shqiperi rritet dhe inflacioni ne vendin eksportues p.sh.Italia zbret, atehere çmimi i shkembimit Alb/Euro rritet. Qe do te thote monedha Euro e Italise(BE-se) forcohet ne krahasim me Alb-in e Shqiperise (me pak Euro=me shume Alb).
    Kjo, gjithmone ne teori, ndodh sepse italianet (emigrantet, turistet etj.) ne rastin e ngritjes se çmimeve ne Shqiperi, kane me shume leverdi te blejne prodhimet ne vendin eksportues Itali, Greqi (BE) duke bere si qe te forcohet Euro ne krahasim me Alb-in.
    Por ne praktike nuk ndodh keshtu.
    Kriminali Fullani e di qe Shqiperia nuk prodhon, ajo jeton vetem me mallra/produkte te prodhuara nga te tjeret Italia, Greqia, Turqia etj.
    Edhe matja e inflacionit eshte e reduktuar ne nje nivel qesharak: ne Shqiperi ndiqen vetem 68 prodhime nga INSTAT-i kur ne Itali jane mbi 40 mije mallra/prodhime/sherbime qe ndiqen nga ISTAT-i italian.
    Ne çmimet e mallrave/produkteve qe hyjne ne Shqiperi karikohen edhe shqpenzimet e transportit, te doganave dhe te ashtuquajturat DAZE, qe tek ne nuk ekzistojne.
    Dhe se fundi faktor çrregullues i çmimeve te mallrave/produkteve jane edhe monopolet (vedi familja Berisha) e imponuara me ligj.
    Pra turisti, emigranti etj qe hyn ne Shqiperi me Euro, eshte i detyruar te bleje, konsumoje, paguaje çdo mall/produkt/sherbim ne Alb, me nje perqindje shkembimi te imponuar nga Fullani, sipas llogaritjeve te fitmit maximal te padroneve te tij serbo-malazeze-berishiane, ne nje reggi monopoli çmimesh, e me pjesemarrjen allegre e te pa kontestuar (nuk eshte bere asnje auditim nga BSH-ja) te gjashtembedhjete bankave te “dyta” fjorenti ne Shqiperi.
    Nuk ekziton ne asnje vend te zhvilluar perendimor qe nje Banke te ndertoje 40% te plusvalences se saj nepermjet shkembimit te monedhave.
    Ja pse Fullani duhet çuar para bankos se te akuzuarve, para se te fluturoje ne Ishujt Kajman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *