I ftohti, vdes në rrugë i moshuari

anazapta

Një i moshuar ka gjetur sot vdekjen në Elbasan, për shkak të temperaturave të ulëta.

Mësohet se 68-vjeçari Rauf Pepa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një ataku kardiak, i stimuluar nga i ftohti. I moshuari është gjetur pa ndjenja nga kalimtarët në zonën e  njohur si “Kongresi i Elbasanit”. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë disa minuta më pas.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë shënuar sot temperatura nën zero.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *