Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët.
I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare.
Sheppnews shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë, përcjell albinfo.ch.
Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.
Elmazi dikur emigroi në Australi, ndërsa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.
Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare.
l.h/ dita

Po pse merrni shembull shqiptarin nga Australia ju kur kemi plot shembuj ketu nga Shqiperia?
Per bamiresi ne Shqiperi vendin e pare e mban Sali Berisha,qe u ndertoi shtepi te reja 26 familjeve qe ju vrau njerezit e tyre te dashur me 15 mars,ne Gerdec dhe 4 familjeve qe ju pushkatoi kryefamiljaret ne 21 janar!
Pas tij vjen Edi Rama qe vetem per 50 mije banoret ardhacake te Yzberishtit (KMY),ndertoi cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,kende lojrash,nje pallat sporti,nje salle lojrash per pensionistet,shtroi te gjitha rruget me asfalt,zhduku qente rrugace,hoqi plehrat ne mes te pallateve,vuri ndricimin ne rruge,vendosi nje poste policie 24 ore/24,hapi nje poste shteterore, dhe te gjitha keto i beri pasi u konsultua me banoret gju me gju,si ndozot diktatori Enver Hoxha!
LONG LIVE – E.Hoxha (me falni,Rama).