Manchester United nuk dorëzohet për Cesc Fabregasin, kështu që brenda javës së fundit të merkatos ka ndërmend të rikthehet me një ofertë të tretë për mesfushorin spanjoll. Barcelona ka refuzuar 35 dhe 40 milionë të ofruara nga kampionët e Anglisë dhe e ka shpallur ish-kapitenin e Arsenalit të pashitshëm. Por “Daily Mail”, duke cituar burime brenda klubit, tha se ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë edhe një herë të fundit që ta transferojë yllin e Spanjës, duke e çuar në 45 milionë euro ofertën për 26-vjeçarin. Edhe trajneri David Moyes konfirmoi se ekipi anglez po punon për të sjellë një emër të madh në “Old Trafford”. Në listën e kampionëve janë edhe Fellaini e Baines të Evertonit. “Jam i sigurt që do të kemi disa lojtarë të tjerë në dispozicion përpara startit të sezonit. Po negociojmë dhe shpresojmë që do i mbyllim me sukses”, tha Moyes.
