55 mijë njerëz provuan që ky është sekreti që zgjat jetën së paku për 3 vjet!

a.k.

Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Së paku këtë thotë një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet Agroweb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë  e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik pa kosto dhe sërish, të korrin përfitime maksimale.

Përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos nëse e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës.

Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme.

Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

k.a./dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Kush vrapon e di shume mir efektin e vrapimit .
    Madje vrapimi , ne disa studime te fundit ne Gjermani ,
    ka nji efekt sherues mjaft te madhe edhe per semundjet e kancerit etj senundje te renda .

    Efektet e Vrapimit e te berit Krose te pakten disa her ne jave ,mban larg shtresin e largon depresionin .

    Shqiptaret mendoj un e kane shume te domosdoshme
    vrapimin ne lulishte ajes liqenit ,anes detit sidomos

    per te mbajtur large cdo semundje .

    Perse nuk ka inciativa ne ate shoqeri , nen Moto…psh ; Vrapo Per Jeten Tende !
    Thuaj jo medikamenteve dhe Po Vrapit .etj etj
    Ne ate vend nuk ka asnji nxitje mendimi , qe levozin ate shoqeri nga ajo monotoni ,per te qen me aktive e angazhohen ne gjerat pozitive ne jete ,ku do duhej te perqendrohej ajo shoqeri ,prandaj eshte pakenaqsi nga jeta e renia ne depresion e shtres .
    Shikoni sa me pak tv . Behuni aktive ne jete ,levizni cdo dite .Braktisni cigaren e rrespektoni jeten .

    • Sa kohe ka qe nuk ke shkelur ne Shqiperi , ne Tirane , more zoteri ? Ne kodrat e Saukut , tek liqeni , çdo dite mund te shikosh me qindra dhe te shtune e te djele edhe me mijra njerez te se gjitha moshave , qe bejne vrap , ose ecje te shpejta (sipas moshave) . Bashkia e Tiranes ka krijuar kushte te mrekullueshme ne tre vjetet e fundit tek liqeni ; 2-3 palestra te hapura me mjete stervitore bashkekohore , jane ndertuar mini fusha kalçeto , basketbolli , volejbolli moderne me te gjitha pajisjet . Ditet e fundit , u inaugurua amfiteatri krejtesisht i rinovuar e bashkekohor , jane ndertuar banja moderne , kende lodrash per femije te se gjitha moshave . Nuk di ç’te them , por nje teren si tek liqeni i Tiranes , qe gumezhin nga njerzit , rinia e studentet , veshtire se e gjen edhe ne qytetet me te zhvilluara te botes . Prandaj , mik i dashur , te keshilloj qe te mos e shofish Shqiperine , sidomos Tiranen me syte pertej kufijve (jashte vendit) , sepse edhe une e kam bere kete gabim , por kur e pashe me syte e mij (flas gjithmone per Tiranen) , mbeta i befasuar .

      • nji shqiptare ne itali ,

        po kjo eshte e vertete qe kam te pakten 7-vjet
        qe nuk kam pare nga afer cfar ndodh atje ,
        por nepermjet Medias.
        Nqs ka nji angazhim te tille ne Sport te Tiranes ,
        kjo eshte sigurishte dicka mjaft pozitive ,
        por nji model i tille , duhet te animoje gjithe qytetet e Shqiperise sepse me Tirane nuk kuptojme Shqiperine .
        Atehere duhet qe Bashkite te shkembejn experiencat me gjithe Bashkite e Shqiperise dhe pse jo organizata te vecanta mundet te ngren ne nivel kombetare Levizjen e shoqerise Shqiptare . Jo mer jo ,sinqerishte nuk e shof nga ai kenveshtrim i larget , sepse Media ne afron te gjitha Informacionet e asaj cfar ndodh ne Tirane ,por siedhe me larte shkruaj ,nqs ka vertet ,nji sensibilizim te tille nga qytetaret atje eshte perfekt ,super .Me gezon nji Fakt i tille pozitive nga vendi jone . Flm per repkliken konstruktive .Klm aty ku je …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *