“Akejtë përvetësuan epopetë kombëtare të pellazgëve”

DITA Online

 

Në kohën kur maqedonasit e sotëm po përpiqen që të krijojnë një histori të cilën ata nuk e kanë, studiuesi Arsim Spahiu sjell botimin “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”.

Studimi, sipas autorit, provon se pellazgët, shumë kohë përpara helenëve, kanë pasur epopetë e tyre luftëtare dhe kombëtare, të cilat më pas akejtë i përvetësuan dhe i shndërruan në epopetë kombëtare të Greqisë.

“Këto janë hapat e parë të mitografisë shqiptare deri tani. Shumë kohë përpara se të arrinin grekët në Ballkan, janë pellazgët. Pellazgët janë të parët që kanë krijuar mitologjinë pellazgjike”, deklaron Spahiu.

Monografia vjen në vazhdën e argumenteve shkencore mbi prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve në të gjitha trevat e tyre natyrale.

“Sjell fakte, të dhëna shumë të rëndësishme mbi karakterin etnik pellazgjik të mitografisë së njohur deri tani si mitografi greke. E hedh poshtë atë, krejtësisht. Autorët e vjetër grekë dhe autorët më të njohur të sotëm pranojnë se grekët, kur kanë ardhur, kanë pasur besim në mite dhe fe të ndryshme nga ato që kanë gjetur në Pellazgji”, shton Spahiu.

Për të sjellë këtë studim, autori është bazuar mbi literaturën e autorëve francezë, amerikanë dhe australianë.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ti s`je ne gjendje te dallosh qarte levizjet e popullsise keto 30 vjet e fundit,jo 3000 vjet.Sa qytetare den-babaden ka Tirana,sa katundsare jugu dhe sa maloke pruri Saliu me vete?
    Personi me emrin Arsim Spahiu sapo permend etnonymin Pellasge,tregon qe nuk ka asgje shkencore ne ate qe pretendon.Neqoftese egjiptianet e vjeter lane nje gjuhe te shkruar,nje numur te pafund monumentesh,nje kulture,pellasget kane lene vetem emrin ne nje diktim te Herodotit.Te ndertosh mullare me libra mbi nje fjale,pa pasur asgje konkrete,kjo eshte fantazi sharlatanesh.Me vjen keq qe shoh aty z.Ceka, qe gjithe jeten eshte marre me SHKENCE KONKRETE,qe te sherbeje si fasade per SHARLATANET.

  • lum per ty o demo.cfar ka pase ekzakte ky Ceka dhe nuk e paska ky tjetri kur e gjithe antikiteti eshte i nje llojte per te gjithe,dhe keta studiusa jo shqipetare e kane formuar dhe zhvilluar Albanologjine qe nga kohet me te vjetra .Dhe te lutem mos na jep ndonje shembull tjeter si idhuli juaj Cabej…Ne qoftese intelekti yte nuk i pranon dhe nuk ben gjumin rehat me cfar thone e shkruajne te huajte dhe shqiptare na le ne te tjeret te fleme me endrra te bukura qofshin dhe perralla.Qendro ne instikamin tend dhe lufto kundra cdo gjeje qe bie pak ere SHQIPEJE…..Hajde tani çvishe shpaten e jenicerit dhe lufto deri ne vetmohim…..se nuk je vetem ,do te shikosh qe ke dhe shoke te tjere…..

  • Kur plehrat kerkojne te marrin rendesi neper shkrime bajate dhe duan te kundershtojne studjues dhe shkencetar primar si Spahiu,qe me perkushtim dhe vendosmeri shkemcore,na paraqet disa libra me fakte konkrete.Une ne “Udhekryqet e Botes” kam me vete dhe librin Dr.Spahiut:Shteti Epirot.(shek.XIII-II para Kr)Edhe pse jam i te njejtit profesion,nuk shoh qe nje tjeter studjues te kete sjelle me shume se ai.Tani per tani eshte i pakapshem,te ardhmen shpresome per ndonje studjues me te mire.E mira s’ka fund,sidomos ne lemin e historise…

  • Nen driten e depistimeve gjenetike,vertetohet se teza e prof.Korkutit per banoret me te lashte te vendit tone eshte e sakte.Per nje periudhe 10 vjecare kam qene oponent i tij per origjinen indoeuropiane te banoreve te mezolitit dhe Neolitit.Keta banore Korkuti i quan PROTOILIRE..Ata qe ne i quajme Pellazge,jane banore Levantine,te vendosur ne Gadishullin Ballkanik 2000-2500 vjet para e.s.Keta kane origjine afrikane,merreshin me bujqesi dhe jane te perqendruar ne fushat e Greqise, Kosove,ne Thessali,ne fushen e Korces.Keta jane bartes te kultures se Kretes dhe Mikenes.Por nuk jane keta Levantine banoret me te hershem te Ballkanit.Banoret me te hershem te Ballkanit jane perseri Indoeuropiane me origjine Lindore qe u vendosen fillimisht ne Bosnje 5000 vjet me pare dhe me pas u perhapen ne gjithe Ballkanin.Keta i varrosnin te afermit me Tuma ,prandaj Korkuti ka te drejte qe i quan PROTOILIRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *