Një shpërthim ka ndodhur natën e së premtes në banesën e shtetasit Alban Beka në zonën e Tufinës. Raportimi i ngjarjes është bërë mëngjesine sotëm nga forcat e policisë së kryeqytetit, ndërsa dyshohet se shpërthimi të ketë ardhur si rezultat i vendosjes së një sasie lëndë ekspozivi.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale, pasi mësohet se në momentin e shpërthimit banesa ka qenë bosh per shkak se familjaret ishin me pushime. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
