Vëllezërit miliarderë dhe të fuqishëm amerikanë, Charles dhe David Koch po financojnë së fundmi një fushatë prej disa milionë dollarësh kundër tarifave tregtare të presidentit Donald Trump.
Lëvizja e David dhe Charles vjen vetëm pak ditë pasi Trump vendosi tarifat përkundrejt importeve të çelikut dhe aluminit nga BE, Kanadaja dhe Meksika.
Sipas faqes së internetit të “Koch Indrustries”, vëllezërit Koch dhe aktivizmi politik shkojnë krah për krah. Ndërsa analistët thonë se Trump dhe vëllezërit Koch nuk janë rivalë, por ndërhyrja e vendosur e presidentit në tregti duket se ka prekur jo pak interesat e tyre.
Tre grupet politike të mbështetura nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklamat, lobimin dhe fushatat, në mënyrë që të promovojnë përfitimet e tregtisë së lirë.
Më herët, vëllezërit Koch kanë financuar grupe që mohojnë ndryshimet klimaterike dhe që sulmojnë sindikatat e të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu kanë nxitur edhe reformat në drejtësi dhe kanë bërë donacione kolosale për Unionin amerikan të lirive civile.
s.a/dita

Kur u mbars lopa keta ferkonin duart
Tani qe polli Po”cuditen”