Protesta për “Statusin e Minatorit”, reagon qeveria

DITA Online

 

Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen.

Ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës.

“Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve.

Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj”, thuhet në deklaratë.

Share This Article
3 Comments
  • Injorimi i dhenies se statusit minatoreve, vazhdon te jete nje nga paradokset e medha te te gjithe qeverive, nderkohe qe u a njeh dhe i josh ne pensione te majme ushtaraket!!! Kam nje pyetje “te vogel”: Po popullsia qe ka bere zbore ushtarake, per ditet e te cileve eshte paguar madje shume me pak se zakonisht, a do u a njohe qeveria keto merita, sic po u a njeh ushtarakeve, qe paskan dhene nje “kontribut shume shume te madh” ne mbrojtjen e atdheut? Pushtetare te nderuar, mblidhni mendte, dhe argumrentojini mire problemet, pasi, ne se ka kategori, puna e te cileve ka qene me e veshtira, mbeten minatoret!

  • LartGjatësia e Tij, VeshGjati, i di të tëra … madje dhe faktin që është VeshGjatë …!!! Hahahahaha!!! Po “mamallarët të Kombit” deputetët, pse kanë miratuar për veten e tyre pensione speciale dhe specifike??? Mbi ç’bazë logjike? Apo se janë “trashur” shumë me lekët e taksave??? Hajde GALLATË hajde …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *