Barcelona-Real, çfarë dueli për Miralem Pjaniç

DITA Online
ALLIANZ STADIUM, TURIN, ITALY - 2017/12/23: Miralem Pjanic of Juventus FC looks on during the Serie A football match between Juventus FC and AS Roma. Juventus FC won 1-0 over AS Roma. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

 

Një “El Clasico” në merkato për Miralem Pjaniç.

Sikurse njofton e përditshmja spanjolle “Marca”, e ardhmja e mesfushorit boshnjak do të jetë në njërën prej dy skuadrave më të mëdha të La Ligas, te Reali i Madridit ose Barcelona.

Si “Los Blancos” ashtu edhe “blaugranat” janë hedhur në sulm për 28-vjeçarin, por drejtuesit bardhezinj nuk shqetësohen aspak, përkundrazi, janë të lumtur që ka një duel të tillë, që vetëm do t’ia rriste çmimin futbollistit.

Juventusi do të ishte i gatshëm për të shitur mesfushorin, sigurisht për një shumë të majme, të cilën më pas do ta investonte për të blerë kartonin e Milinkoviç-Saviç të Lazios.

Në fakt, për Pjaniçin nuk interesohen vetëm gjigantët e futbollit spanjoll.

Edhe në Premier League mësohet se ka një derbi për futbollistin ballkanas mes dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *