Pas rënies së Stoke në Championship, Liverpool ka bërë një lëvizje të paparashikuar për të marrë Xherdan Shaqirin.
Sulmuesi mund të transferohet në “Anfield Road” vetëm për 15 milionë euro, sepse aq është klauzola për prishjen e kontratës me Stroke.
Jurgen Klopp kërkon ta ketë 26-vjeçarin me origjinë shqiptare si zëvendësues, në momentin kur dikush nga treshja Firmino-Salah-Mane do të ketë nevojë për pushim.
Ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe pasi do të monitorohet në Botëror, Liverpool do të nisë bisedimet për blerjen e futbollistit, që në karrierën e tij ka luajtur edhe me Inter e Bayern Munich.
Krahas Liverpoolit, skuadra e Everton-it i garanton Shaqirit një fanellë si titullar, teksa shuma e pagës është e njëjtë, 15 milionë euro.
s.a/dita
