Ndryshime të reja po hasen në riorganizimin e punës së prokurorive të vendit.
Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur rikthimin në prokurorinë e Krimeve të Rënda të prokurorit Anton Martini.
Anton Martini ka qenë drejtues i prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tani, në vend të tij është dërguar prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në prokurorinë e Përgjithshme.
Prezantimi i prokurorit Pjetërnikaj në Shkodër mësohet se do të bëhet ditën e nesërme.
s.a/dita
