Gjirokastër, plagosen me armë zjarri dy persona

Dita

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme para Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastrës dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Dy personat e plagosur janë Valentin Buci (36 vjeç) dhe Xhelo Gërveshi (52 vjeç) nga Lazarati.

Raportohet se pas një konflikti të çastit, një 40-vjeçar me inicialet K. Ll, banues në Gjirokastër, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit e sipërpërmendur.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre, ndërkohë që, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *