Banesa e një polici në Shkodër është sulmuar me granatë rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, në banesën e ish-policit Shyqyri Çela, i cili ka dalë në pension.
Ish-polici Çela është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se ka qenë vetëm në banesë në momentin kur ai është sulmuar.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë rrethanat e sulmit.
l.h/ dita
