Ermal Meta: Eugent Bushpepa, zëri më i mirë në Eurovision

Leda Hysa

 

I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës.

E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte ai shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa.

Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.

E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pikë për këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ishte një tradhti.

“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pervecse kengetare te medhenje jane dhe burra te larte e me ndere. Burrat respektojne burrat!
    (Ermal djali mos u ndje fajtor per prapaskenat besoj Eugenti si djal trim dhe i mire qe eshte nuk te bene me pergjegjesi).

  • O Meta…….po boll ore me furce, na e nxorre Eugen Bythshqepurin me te mirin ne Evrope, zotnia jote paska fitur kot, me hile me te futur, keshtu thua ti…. vete e the.
    Ne intervisten tjeter po “presim” me padurim kur do te thuash, qe Eugeni eshte kengetari me i mire ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *