Viktor Malaj
Deri në vitin 1990, një nga gjërat që na e kishte sjellë në majë të hundës ishte edhe përdorimi i fjalës “shok”. Kjo fjalë nuk durohej pasi dukej se na barazonte të gjithëve ose, e thënë në gjuhën popullore “ishim bërë të gjithë si këmbët e dhisë”. Popullit më të varfër dhe më të prapambetur të Evropës nuk i shkonte që anëtarët e tij ta vlerësonin njëri-tjetrin si të barabartë. Duhej përdorur fjala magjike dhe lartësuese “zotëri” pasi i afrohej shumë fjalës “Zot” dhe, rrjedhimisht, si gjithë bota, duhej të dalloheshin qartë “zotërinjtë” nga shërbëtorët.
Për fatin tonë të mirë, u shpall hapur nëpër tribuna zhurmëmëdha dhe ekrane gumëzhitëse se, aty e mbrapa, “zotëria” do të ishte populli ndërsa “shërbëtorë” do të bëheshin të zgjedhurit prej tij, deputetët, ministrat, kryeministrat, presidentët, kryetarët e bashkive, gjyqtarët, mjekët e, sidomos, biznesmenët. Çfarë fati na kishte trokitur në derë!
Qysh nga ajo kohë Shqipëria u çlirua, njerëzit u bënë të lirë, mund të thoshin ç’të donin (me raste), mund të votonin për cilindo shërbëtor të përunjur e të përgjunjur që iu premtonte shërbime vetëmohuese dhe lartësim të dinjitetit, dinjitet prej zotërie dhe jo prej shoku.
Gjithë kjo propagandë dhe liri pa kufi bëri të mundur që shumica e shqiptarëve të mos lënë gjë pa bërë për t’u shndërruar në shërbëtorë, mirëpo vetëm pak ia kanë arritur pasi shumica u bënë zotërinj. Pakica “vetëflijuese” mundën të bëhen deputetë, ministra, kryetarë bashkishë, prokurorë, mjekë, gjyqtarë etj. dhe, normalisht, të meritonin epitetin “shërbëtorë të zotërisë popull”. “Zotërisë popull” i pëlqen, i pranon, i duartroket, i adhuron dhe përpiqet t’i imitojë shërbëtorët e vet. Por si çdo e mirë edhe kjo e ka një cen. Nuk ka vend për kaq shumë shërbëtorë, sepse nevojiten edhe zotërinjtë. Asnjëra kategori shoqërore nuk bën pa tjetrën.
Sot, kur kanë kaluar 28 vjet nga funerali i fjalës “shok”, ka ndodhur një fenomen “i pashpjegueshëm”. Thuajse të gjithë shërbëtorët janë bërë të pasur ndërsa “zotërisë popull” s’po i mbarohen hallet. Shërbëtorët deputetë, gjyqtarë, mjekë dhe, sidomos, biznesmenë, kanë vila, dhjetëra apartamente, makina luksoze dhe llogari të numërueshme e të pafundme nëpër banka, brenda dhe jashtë vendit. Për shkak të shërbimeve të tyre ndaj “zotërisë popull” duket se “i ka parë Zoti me të mirë” dhe ua ka shpërblyer sakrificat e tyre. Madje, bije në sy se shumë shërbëtorë, që nga ish-Presidenti e ish-Kryeministri e deri tek disa deputetë apo gjyqtarë janë sjellë kaq mirë dhe kanë shërbyer kaq shumë saqë deklarojnë se të afërmit apo të njohurit iu kanë bërë dhuratë makina, apartamente apo toka në bregdet. Dikur kanë thënë “Bëj mirë në këtë jetë se e gjen në jetën tjetër”, ndërsa këta kanë mundur t’i marrin shpërblimet e merituara në këtë jetë.
E, ndërsa shërbëtorëve iu ecin punët si në vaj, çuditërisht, për shumicën e “zotërisë popull” hallet nuk kanë të sosur. Mijëra fëmijë të këtij “zotërie” kanë mbetur analfabetë, kurse fëmijët e “shërbëtorëve” të tij preferojnë të studiojnë vetëm jashtë Shqipërisë kundrejt shpenzimeve qindra mijëra euro të fituara me mund e ndershmëri nga baballarët e përkushtuar ndaj… popullit. Disa qindra fëmijë “zotërinjsh”, pjesë e “zotërisë popull”, janë të ngujuar në shtëpitë e tyre të kërcënuar nga gjakmarrja mesjetare, ndërsa fëmijët e “shërbëtorëve” shfaqen përditë duke udhëtuar me avionë modern dhe duke pushuar në qendra turistike luksoze. Lodhja dhe stresi i madh i prindërve të tyre kanë nevojë për mirënjohjen dhe mirëkuptimin tonë. Dhe ne, si zotërinj të vërtetë, duhet t’ua njohim meritat “shërbëtorëve” tanë dhe pasardhësve të tyre që duket se shërbimet ndaj nesh i kanë në gjen dhe do t’i trashëgojnë ndër breza.
Kur ne të kemi nevojë për mjekët “shërbëtorë” duhet të marrim me vete çantën me para, sepse vetëm kështu do të mund të ruajmë gjendjen e tyre të mirë shpirtërore pa të cilën shërimi ynë s’ka gjasa të ndodh. Pastaj, a i lejohet një zotërie të marrë shërbime pa paguar shërbyesit e vet? Një herë duke iu dhënë rrogat nga taksat tona të mbledhura në buxhetin shtetëror dhe disa herë të tjera duke i darovitur drejtpërdrejt nga xhepat tanë. Në mos paçim, duhet t’i marrim borxh dhe nëse borxh nuk na japin duhet t’i lutemi Atij atje lart të mos na lërë gjatë në purgator, por të na kalojë shpejt e shpejt në parajsë. Kështu duhet të veprojmë edhe me “shërbëtorët” tanë të ligjit e drejtësisë. Në mos na e dinë ata, do na e dijë Zoti.
Shumë fëmijë të “zotërisë popull” shihen përditë në rrugë duke lypur. Iu lypin shërbëtorëve ndonjë lek sa për të detyruar zorrët e tyre zhurmuese të heshtin. Të heshtin dhe të mos grinden për një kothere bukë. Nuk iu ka hije zorrëve të “zotërinjve” të bëjnë zhurmë. Le të marrin shembull nga zorrët e “shërbëtorëve” që punojnë pa pushim për të përpunuar mishin, ëmbëlsirat dhe frutat.
Shërbëtorët nuk i kemi vetëm në shtet, mjekësi, drejtësi apo biznes, por edhe nëpër fondacione dhe shoqata “bamirëse”, vendase dhe të huaja, të cilët, në përpjekje për të na shërbyer kanë përfunduar në milionerë si rrjedhojë e besimit në parimin “Po s’ta diti robi, ta di Zoti”. Po kështu, shërbimet ndaj ne “zotërinjve” të “zotit popull”, iu janë shpërblyer edhe shumë shërbëtorëve të medies të cilët kanë gati tre dhjetëvjeçarë që na shërbejnë me gënjeshtrat, sajimet, keqinterpretimet dhe gjithëdijet e tyre. Kohët e fundit, një shërbëtor besnik i politikës që na ka sjellë aq të mira si vend dhe si popull, flitet se po bëhet gati të shkojë si drejtues emisionesh të dijeve universale tek një kanal tjetër televiziv ku do të paguhet për një muaj aq sa merr një anëtar fatmbarë i “zotërisë popull” për dhjetë vjet. Shërbimet e tij, ashtu si deri tani, do të jenë të çmuara pasi herë bën rolin e hetuesve të Koçi Xoxes dhe herë atë të Judës Makabe, gjithmonë me qëllimin e mirë për të na ndriçuar neve duke thirrur si të ftuar të emisioneve të tij individë që mendojnë njëlloj si ai apo duke ndërprerë, kundërshtuar dhe zhurmuar ata individë, mendimet e të cilëve nuk i pëlqejnë. Orientime dhe përpunime të tilla të mendimeve tona do të ndikojnë dukshëm në shndërrimin tonë në “zotërinj” të vërtetë.
Shërbëtorët tanë më të përkushtuar janë deputetët. Ata zihen, fyhen, përleshen me njëri-tjetrin vetëm për të mirën tonë. E, ndërsa shumë prej nesh jemi të pastrehë, disa deputetë që kanë 20 vjet në atë vend “të shenjtë” shërbimi, megjithëse paguhen 4-5 herë më shumë se çdo fatlum, anëtar i “zotërisë popull”, prej shumë kohësh ua paguajmë ne edhe qiranë e banesave në Tiranë dhe disa miliona lekë për dieta, telefona dhe karburant, sepse ua kërkojnë nevojat e shërbimeve ndaj nesh. Të prekur nga mirënjohja jonë ata dalin çdo javë tek foltorja e Parlamentit, e rrethojnë atë, bërtasin, çirren, shtyhen, goditen me miell, ujë apo karrige për të qarë drejtpërdrejt hallet tona, varfërinë tonë, papunësinë tonë, kriminalitetin që na ka rrethuar dhe pamundësinë tonë për t’u bërë shërbëtorë si ata. Por kulmi i kujdesit për “zotërinë popull” arrin kur vijnë fushatat zgjedhore. Atëherë, këta shërbëtorë duan të dinë jo vetëm ku i kemi hallet ne, por edhe ku i kanë sytë pleshtat tanë. Eh, sa iu di lëkura!
Kohët e fundit Instituti i Statistikave na njoftoi se çdo vit të lum të sistemit demokratik rreth 200 shqiptarë kryejnë vetëvrasje. Për çudi, të gjithë ishin nga sëra e ” zotërinjve “. Kaq shumë të vetëvrarë edhe bagëti të kishin qenë shoqëria shqiptare duhej të alarmohej, ashtu siç alarmohen shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, shpendëve, natyrës etj. Mirëpo, fakti se të vetëvrarët bëjnë pjesë në “zotërinë popull” dhe jo tek kategoria e shërbëtorëve, nuk i shkakton kujt as çudi, as mëshirë, as keqardhje dhe as dhimbje. Punë zotërinjsh tek e fundit! Askush nuk bën studime për të nxjerrë përfundime për shkaqet dhe rrethanat që çojnë në këto tragjedi dhe, rrjedhimisht, as planifikon kush marrjen e masave për pakësimin e tyre. Ne shohim dhe dëgjojmë që bëhen studime për rrugë, ura, ujërat e zeza dhe plehrat, për florën dhe faunën por jo për njerëzit ” zotërinj “.
Njerëz që vetëflijohen, sepse nuk kanë bukë për fëmijët; sepse kanë humbur paratë në lojërat ndjellëse “të fatit”; sepse ndodhen nën ndikimin e drogës trullosëse dhe depersonalizuese; sepse i kanë braktisur të dashurit, të afërmit, miqtë, shokët, fqinjët, shoqëria dhe shteti; sepse nuk gjejnë punë dhe as nuk u njihet e drejta; kishin besuar se sjelljet e moralshme dhe parimore do t’i ndihmonin në jetë ndërsa shohin gangsterët dhe halabakët të ngjiten lehtë-lehtë dhe vendosmërisht në hierarkinë e piramidës së “shërbëtorëve”.
Këta filiza të anëtarësisë së “zotërisë popull” po i mbjellim dhe rrisim çdo ditë. Po i mbjellim me mendjet tona të mjera dhe po i ujisim me mësimet “e vyera dhe të moralshme” që iu japim përditë nëpërmjet shkollës, medies, dhe predikimeve tona të orientuara dhe udhëhequra nga biznesi, fitimi, përfitimi, qejfi, paraja, seksi, vesi. Mjafton të lexosh disa tekste shkollore të klasave fillore, të informohesh mbi pyetësorët e Ministrisë së Arsimit të kopjuar nga “bota moderne” apo të shohësh emisionet për fëmijët dhe të rriturit në shumicën e kanaleve televizive dhe nuk të mbetet tjetër veçse të pyesësh: Ku është njeriu? Dhe, kur të mos e kesh gjetur atë, të pyesësh veten: A është kjo rruga që të çon tek shoqëria njerëzore apo tek kopeja që kullot në livadhet e mashtrimit, klikimit, joshjes, instinktit dhe depersonalizimit?
Moral “zotërisë popull” i bëjnë moralbjerrët e tij që vetëm seriozë nuk janë. Këtu pena ndalet, se kujtesa na bie si të lexuara në këtë çast fjalët e Kadaresë se “Shqipëria nuk do të ishte në këtë botë veçse serioze dhe e moralshme”. Menjëherë bëhesh viktimë e pyetjes: a mund të bëhet Shqipëria me këta “shërbëtorë” gjithfarësh mbi krye që nuk janë as seriozë dhe as të moralshëm? Po, Shqipëria do të bëhet për inat të tyre. Por ne anëtarët e “zotërisë popull” duhet të mos shkojmë verbërisht pas tyre.

eh mor viki mor viki!!
mor gazetar partiak!!i thekur por i mbuluar me xhihab për tu dukur i ndershëm!!pra për të mos treguar këmbët e tua!!
normalisht titulli është përmbajtja e koncentruar e shkrimit!!
nuk vazhdova më shumë se rreshtat e para dhe nuk dua,të paktën për momentin të harxhoj kohë me larje truri!!
që në rreshtat e para ti bën një gabim fatal!!një gabim të trashë sa dhe vetë mëndja tënde dhe e shumë të tjerëve!!
“Deri në vitin 1990, një nga gjërat që na e kishte sjellë në majë të hundës ishte edhe përdorimi i fjalës “shok”. Kjo fjalë nuk durohej pasi dukej se na barazonte të gjithëve ose, e thënë në gjuhën popullore “ishim bërë të gjithë si këmbët e dhisë”.Kjo fjalë nuk durohej pasi dukej se na barazonte të gjithëve ose, e thënë në gjuhën popullore “ishim bërë të gjithë si këmbët e dhisë”.
truri tënd është në dilemë ndërmjet fjalës,përdorimit dhe kohës!!
viki mor karabush partiak pa bythë dhe me pseudonim,ngryshe nga legenat e tjerë që dalin me emrat e tyre realë!
fjala “SHOK” pas L2B zëvëndësoi fjalën 2 “ZOTËRI” dhe për një farë kohe u bë ashtu si thua ti,na bëri të gjithë si “këmbët e dhisë”,POOOOOR mor viki kjo ishte një periudhë e shkurtër,sepse më pas kjo fjalë,pavarsisht se mbeti e njëjtë,zuri vëndin e fjalës “ZOTËRI”,pra të atij që është lart dhe të të tjerëve që janë poshtë!!dhe këtu filloi problemi!këtu filluan pordhët dhe gomarllëqet!!në këtë kohë “SHOKU”ishte ai që vendoste,ishte ai që nuk zbriste më nga kali,ishte ai që duhej ti bindeshe!
tashti për të mos e zgjatur shumë,si atëherë dhe tashti,”shërbëtori i popullit”,politikani nuk është gjë tjetër veçse ZOTËRI,SHOKU,PADRON,SKLLAVOPRONARI i masës së quajtur popull!!ju e quani publik,por ska rëndësi!
viki këto shprehjet “SHËRBËTOR”,”SOVRAN”,janë shpikje tuajat!uajat për të pjerdhur mëndjet e njerëzve,publikut!!
politikani nuk është dhe nuk duhet të jetë asnjëher SHËRBËTOR,por thjeshtë punëmarrës!një person që nuk duhet të përulet përpara “SOVRANIT”,por që duhet të bëjë punën për të cilën e paguan “SOVRANI”!!
këto lojëra fjalësh të shpikura nga ju bëjnë që shumica e njerzve të vijnë vërdallë si pordh anëpër brekë!!
SOVRAN,janë vetëm ata popuj që vendosin për fatin e tyre!!janë ata popuj që ngrihen në këmbë për të vendosur për të drejtat e tyre,ata popuj që kanë guximin të mos ndalojnë protestat e tyre dhe pasi janë vrarë nga”SHËRBËTORËT” e tyre,me qindra!!SOVRAN janë ata popuj që për idetë e tyre shkojnë deri tek lufta!!
ne nuk bëjmë pjesë tek këta popuj!!
për fat të keq!!
prandaj mos u lodh kot me këto brambullitje!!
ri e merr rrogën e partisë dhe mos na u bë shënjtor universal!
ju meritoni me të vërtetë thënjen e palloshit të tironës MEDJE KAZANI!!
Eh , more pjelle e bushtres , @”Anticensure…” edhe kesaj radhe nuk mund te bejer perjashtim , se qeni eshte krijuar nga natyra per te lehur !
po ti mo ateist, ç’PS pate??
Po te marresh me rradhe gjithe kokat e ndritura qe ka nxjerre ky popull do te konstatosh me trishtim se te gjithe jane luftuar ,persekutuar perzene apo vrare nga vete shqiptaret,per shembull duke filluar nga B.Curri,Papa Kristo Negovani,Kristoforidhi,Luigj Gurakuqi,Ismail Qemali,Avni Rustemi,Apo Fan Noli i perzene ne USA etj,etj pra lista eshte e gjate dhe perseritet,shkaterimi apo asgjesimi nga Hoxha i elites se asaj kohe e cila ishte shkolluar jashte,me letrat anonime kunder Kadarese per te mos ja dhene Nobelin(kujtoj se eshte nje shkrimtar i cili e ngriti ne lartesite e nivelit elitar te Europes letersine shqiptare),sharjet kunder Nene Terezes.Pra sedra e semure,cmira e keqe,injoranca derri ne dhimbje ,nevleresimi per çdo gje shqiptare,marrja e shembullit te keq si diçka moderne ku mund t’ju kujtoj shume kengetare qe vetem te tille nuk mund te quhen te cilet reklamojne pasurine e tyre dhe parazitizmin e tyre si merite.Po te vereni me kujdes humorin shqiptar si Portokalli etj do te kuptoni se jemi kthyer shume vite prapa ku populli qeshte dhe argetohej me fjale banale,me paturpesi ku dhe nje rezim ne skene quhej argetim (po flas per vitet 50-60 ku injoranca dhe analfabetizmi ishin ne mase),pra EDUKIM,EDUKIM,EDUKIM i shoqeruar gjithmone me shkollim e shoh si te vetemen recete qe ky popull mund te barazohet me kombet elitare.
Po pse nuk ushqehesh me gazetat “e pa varme” , si “55” me shoqet e saj , po humbet kohe me gaz.Dita , more hipokrit i felliqur , qe rri gjithe diten duke komentuar e perbaltur gazetaret e komentuesit e kesaj gazete ?!
Po shume gjate e tjerr zoti Viktor. Me shkurt, me konciz here tjeter dhe me me nerv, per ta bere shkrimin me te lexueshem.
Do te deshiroja te shkruaja disa kujtime te shkurtra nga Shoku Prof. Doktor Sali Berisha! Saliu vinte pervit me pushime ne Pogradec! Qellonte qe shkonim ne nje kohe! Por Saliu punonte edhe pse me pushime! Punonte ne zanatin e tij si Dr:kardiollogjik! Perdite e kish te percaktuar ku do te vinte! Perpara ishte Liria dhe nje assistent doktor i Dr.Saliut dhe dreka e darka dy here ne dite! Korani i Pogradecit dhe rakia e vera e butit,sigurisht dhe mikpritja pogradecare i viheshin ne tryeze Saliut! Hallall t’i kete thote populli! Saliu refente edhe histori! Tregonte llojet e peshqeve qe ju dinte emrat kur pogradecareve ju mjaftonte Korani! E nje vizite kushtonte sepse ishte “falas”?! Ky Sali fliste edhe per Partine dhe Enverin?! Si rastesisht sillte dhe emrin e Hysniut apo te antareve te byrose! Krenaria e Saliut nga Vicidoli! Sa per ta ditur perse na flet sot ky brrish!
Viktor! Hic mos u sekelldis, per sa kohe ne parlament morralin e jepe Grida dhe Sali anji ky vend nuk ka qeder!
Artikuj te perseritur deri ne bajati, qe po te vihen perballe shtypit te fundviteve `30 dhe perballe prozes dhe poezise realiste te Migjenit, jane me te vertete per te qare hallin.
Perse ndodh ky fenomen, ku pikat nuk mund te vihen mbi „i“, ne kete Shqiperine tone aq klanore dhe te „koklavitur“?
As mesjetare nuk mund t`i thuash, se dhe ne mesjeten ne vendet perendimore ka patur rregulla dhe ligje, qe padyshim gjurmet e tyre i gjen dhe sot.
Perse nuk funksionon asnje sistem ne Shqiperi? Mor po asnje!
Fillo me ate te Hoxhes dhe mbaro me ate te Berishes dhe post-Berishes. Ato te para luftes po i le menjane se dihen sistemet e viteve `20- dhe `30 ku qeverite binin edhe brenda dites dhe javes.
Ne ate Shqiperi gjithmone dick aka funksionura dhe funksionon, por ne asnje rast nuk gjen shtetin qe te jete per te gjithe njesoj. Askund nuk gjen sherbetorin, nga ku rrjedh dhe fjala „Minister“. Askund nuk gjen dinjitetin per te qene njeri dhe te kerkosh ate qe te takon. Njerezit edhe sot pas 28 vjetesh
( sa kohe e gjate) largohen, largohen duke kaluar ndoshta dhe milioneshin.
Askush nuk e ve piken mbi „i“, per te thene se problemi nuk eshte as sistemi, por vetem dhe vetem nje faktor: „Njeriu shqiptar“!
„Njeriu Shqiptar“ nuk ka perjetuar asnjehere pranine e shtetin, vecse ne segmente te caktuara, perballe diktatit dhe imponimit ndoshta edhe te dhunshem. Njeriu shqiptar nuk ka kaluar sistemet qe njerezit diku tjeter i kane ndjere mbi kurriz, ata nuk kane patur ne shekuj as mbreteri, as principata, as rite dhe edukim fetar dhe sidomos kristian, as shkolla per te mesuar dhe lexuar qofte dhe daten e muajit. Asgje. Pervec nje cope toke qe e kane punuar dhe nje kasolleje per te futur koken. Kjo ka qene ajo jete e ketij „Njeriu“ kur rregulli dhe sistemet kane qene te huaja. Puno diku, vidh atje dhe me nje jete sociale pothuaj zero.
Eshte nje film shqiptar qe emri nuk me kujtohet, kur nje episod fare i shkurter tregon shume per ate njeriun shqiptar, se per shoqeri as qe mund te behet fjale.
Eshte episodi kur mbaron shtetrrethimi nga gjermanet dhe pikerisht ne oren 8.oo. I gjithr fshati priste nga dritarja kur do te dilte nga shtepia pasaniku i fshatit i cili kishte nje ore shtepie a ore xhepi, per te dale te gjithe perjashtaper te filluar jeten e tij normale me shitje, blerje, rregullim kepucesh dhe rrahje me cekic gjymat prej bakri.
Pra ne vitin 1944, dalja e beut nga shtepia ishte orientimi per kohen ne ate fshat andej nga Pogradeci ndoshta ku luhej ai film, zone qe nuk mund te thuash se kishte ate prapambetje ne krahasim me zonat e tjera malore ne Shqiperi.
E c`te flasesh pastaj per gjera te tjera kur asnje orientim kohor nuk ishte per shqiptarin udherrefyes per jeten dhe punet e tij te perditshme. Diku kendonte hoxha, diku tjeter kumbonte kambana e kishes dhe ….diku pritej dalja nga shtepia e beut.
Keto gjera kishin filluar ne Europe 6 shekuj me pare. Dhe bashke me te ngritja e nje sistemi te tere shteteror me regjistra dhe kadastra, tere sistemi bankar me pagesa ne kohe dhe vendosjen e interesave, tere sistemi i lindje-vdekjeve dhe bashke me te ngritja e nje sistemi trashegimor dhe bashke me te dhe pasuror me pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme.
Po tek ne?
Mjergull, nate. Puno, vidh, rrembe dhe kur perendon Dielli fut koken ne kasolle.
Kaq.
E c`te kerkosh sot ne ate Shqiperi? U mundua i mjeri Enver te bente dicka, por rrota e historise u kthye perseri prapa. Po shyqyr Zotit, tani me kemi ca njerez te shkolluar, nje kalendar ku banka na ka vene ca kushte per te paguar kete apo ate kredi, dhe gjithmone nese je nje pagues i rregullt, per aq kohe sa nuk ke nja 30 emra ne gjendjen civile dhe nje hipoteke jo fallco. Shteti paguan ca rroga dhe keto jo gjithmone ne kohe dhe njerezit hyjne dhe dalin nga burgu te pakten ne kohe me sa di une. Ngadale ngadale po i afrohesh shekullit te 16-te.
Merruni i nderuar Viktor me gjerat me themelore te atij „Njeriut shqiptar“ qofte ai edhe Rama, Balla a ku ta di une se Berisha dihet qe eshte koke e kembe „Njeriu shqiptar“ ndoshta i shekullit te 14-te.
Viktor, te merresh me fjalet „Zoter“ apo „Shok“ eshte me te vertete luks dhe kaluar luksit!
Claus !
Jo vetem artikuj jane te perseritur deri ne bajati, por dhe komentet tuaja po behen zi e ma zi..
.
Nuk po te ngaterroj me ate Fake-un e Shqupit .
.
E meta me e madhe te ky koment i juaji eshte se ngaterron ideollogjine e gabuar qe zbatoi Enveri ne Shqiperi jo per faj apo merite te tij me shtetin e fuqishem qe ai krijoi ( mos shiko vitet 1987-1991)
Ti biem shkurt fare:
.
Kam punuar ne disa pozicjone ne idustrine e bakrit dhe Enveri nga hici ne 1944 pas cerek shekulli mbylli ciklin e plote te bakrit qe nga institutet e kerkimit e gjodezise deri ne fabriken e telave ne Shkoder..
.
Ne vitet 1990 -1991 ka qene nga shqiptare qe kam qene kunder asaj ideologjie qe u zbatua ne Shqiperi ( qe ishte epidemi boterore ne 70% te saj) por me fort kam luftuar qe te mos shembej shteti sepse nuk ishte i Enverit por i shqiptareve.
.
Me sa kam pare.. kam lexuar dhe kam kuptuar mendoj se Miqte Tane kane 99% te fajit qe nuk eshte vendi de koha ta argumentoj..
.
Mendoj se ai shtet dhe me shume morali i atij kombi po shkon frikeshem drejt zeros dhe le te shpresojme ndonje mrekulli..Por le te tregojme nje barcalete nga 1991:
.
Dikush me pyeti ne 1991 per rendin e ri qe do ndertohej dhe ju pergjigja:
Do vije koha qe qeni i nje pasuri do shpenzoje me shume se nje familje kokpalaresh…(no coment ) kjo eshte koha qe jetojme realisht sot pra jemi blendifejzifuck-ezuar
_
anekdote reale:
Pasi Azem Hajdari ne qershor 1991 u kthye nga amerika (ku se bashku me kadarene dhe sali berishen pasi i beri “rrjeshtore ” ne nje ndegjese ne kongresin amerikan elez biberi) qelloi qe e ndegjova ne nje takim me popullin”fukara” ku thote shprehimisht:
Ju populli shqiptar nuk e dini qe Enver Hoxha dhe Bllokmenet pine Coca Cola dhe ne na japin uje..Kur te vime ne ne pushtet do ti japim popullit Coca Cola si pi gjithe bota perendimore…
.
Para mbarimit te mbledhjes nga presidiumi kerkohet se mos ka ndonje pyetje..
.
Cohet nje plake nga fundi dhe pyet:
Te keqet nona a bohen groshet me kete Coca Colen se po nuk “ziu vorbja” me koka kokolen ma mire mos na i sillni hic….dhe plasa gallata atehere kurse sot ndegjome lotet e viktorit…
.
Mbaje lotet Viktor….mbaje veten Claus…Ai krimineli qe do ta mbushte shqiperine me Coca e mbajjti fjalen dhe e ka bustin ne Lazarat si Eskobari i Tropojes dhe jo vtem kaq por ky ish kepucar-hajdut pulash trafikant dhe vrases eshte ne krye te deshomerve te kombit…dhe e bija e tij pasi pastroi ca zyra Eliotesh ne Amerike ka zevendsuar te jatin kete zorre te trashe te Berishes qe dhe nga varri po i sherben atij…Thjesht nje dashuri ne kohe kolere demon kratike para se ciles koha e Enverit duket lule po jo per merite te tij …
.
Claus lere” te mjerin ” Enver ne varr…ai duket atje po aq i mjere sa gjergj kastrioti kur i hengren turqit kockat para 500 vjeteve…
Mengjese Lufte.
Claus, eshte filmi “Mengjese lufte”
Nuk eshte ne fshat ne fakt. Eshte ne nje lagje te Pogradecit dhe beu eshte tregtari qe e kishte shtepine ne ate lagje.
Ekzakt, “Mengjese lufte”, ku artisti Ndrek Shkjezi luan rolin e tregtarit, i cili ishte kthyer si sahat per tere mehallen dhe qe ne ate moment fillonte jeta
per femije dhe per te rritur.
Pershendetje
Satirë e shkëlqyer. Vetēm “shërbëtorët” dhe soji e sorollopi i tyre nuk do ta pëlqejnë.
Platoni mendonte se shoqeria duhej te ishte demokratike, dmth me shanse dhe te drejta te barabarta, por do komandonin “me te miret”. Meqe “e mire, i mire” dikur nenkuptonte “aristo” dhe jo “kalos” apo “kali” e greqishtes se sotme, sipas ekuacionit platonian, shoqerine e te drejtave te barabarta, por jo tanime te shanseve te barabarta, do ta komandonte “aristokracia”, dmth shpura e me te mireve. Ne kohen e sotme edhe “aristo”-ja e ka humbur vulen, eshte diku ne nje gatim guzhine, “arista e derrit”, qe eshte nje mish derri ne furre, per ironi te konteksit historik. Ne vendin tone nuk mund te behet fjale per me te miret (aristo) qe zgjidhen/i zgjedhin/ paguajne per tu zgjedhur, ne mos per “ariste te derrit”, ku derrat dhe batakçinjte dominojne jeten ekonomike e kesisoj edhe te gjitha fushat e tjera, me ste cilave politika konsiderohet si trofe gjahu, se nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme. Por fenomeni eshte i perbotshem e ne fakt batakçinjte e podiumit alla shqiptar nuk kane shpikur gje te re veçse u mjafton te imitojne. Imitojne Berluskonin qe tallej me popullin e tij, se kishte edhe para, edhe pushtet. U bene xheloze amerikanet dhe zgjodhen edhe ata nje president qe sillet ne publik si aktor komedie, ti marre te keqen Flamur Nokes qe ne krahasim me Trampin duket burre shteti. Ne vend te tjera as popujt s’e kane me idene ke te zgjedhin, se te gjithe u duken njelloj, e shiko zgjedhjet angleze, gjermane, franceze, etj, e meqe zgjedhja franceze duket me e mira, doemos ia vlen te kujtoj qe per pak desh bene presidente ksenofoben Mari Le Pen. Po bien qeverite dhe establishmenti politik ne mjaft demokraci evropiane, ne Spanje, ne Greqi, ne Itali, por edhe ne Gjermani Merkel mezi ia doli te rifutet ne loje fale krizes se besimit qe u pasqyrua ne rezultatet e zgjedhjeve.. Dmth hapur fare, pa dorashka, demokracia eshte e kapur peng, sepse imponohet nje aristokraci politikisht dogmatike dhe arrogante. Pothuaj te gjitha partite politike jane shnderruar ne zyra te llogarise ekonomike, a thua se individi perpara se te jete njeri eshte bilanc ekonomik, dhe kjo sepse ndividi ne shoqerine e sotme konsiderohet burim konsumi. E duke qene se vlera reale e individit matet me fuqine konsumatore, edhe vete ne padashur e shikojme se biem pre e te njejtes strategji, duke i pare politikanet jo si percjelles te nje mesazhi me te mire, por si posedues vilash, makinash, trojesh, librash bankare apo kompanish, etj.. E duke qene se keshtu eshte mentaliteti modern, ne vend te “zoterise” Popull qendron ulur ne karrike “Populli – kodosh” qe duhet te haje miire miser propogandistik ne muajin dhjetor qe te dhjamet ca, qe pastaj ta bejne kurban per vitin e Ri keta “aristokratet”-sherbetore, te cileve edhe ne u ndryshofshim emrat, i bashkon ftesa ne sofren e gostise. Se çfare duhet bere e dinte Marksi, mirepo dikur kishte proletariat dhe proletare, sot ka popuj pa busull.
Në fund e prishe fare duke na kujtuar thëniet gjeniale( ? ) të Kadaresë !
Thënie evazive , për të qenë brënda me të gjithë e në të gjitha kohët , se mos preken “ shërbëtorët “ që ti stigmatizon . Kadarea është , si dje edhe sot , shërbëtor i “ shërbëtorëve “ .
Më shumë se Shqipërinë , ai do Nobelin .
Të gjithë jemi fajtorë për Shqipërinë që kemi sot , por , jo të gjithë jemi njëllojë fajtorë !
Apo jo , Viktor ?!
Na mbetet te degjojme vetem agjenturen e sherbimeve te huaja antishqiptare , qe punojne me kohe te plote 24 ore , si Claus , Antibajge , Inteloleshi dhe disa dallkauke te tjere , qe nuk mungojne pa lehur , dite e nate , sa here flitet keq per afendikojt e tyre ! Kellira neveritese , qe e djegin edhe token atje ku bien !
ti je me të vërtetë si ke pseudonimin!!
“I tillë je , sa herë që hap gojën”, MUT!
apo “flet” me bythë!!
jo mo jo se bëra shaka!!
ti je vetëm një copë mishi!me dy gishta!!
Mos e nga shume,se eshte tamam per te merisur pordhet.
Sa mbaron te merisuri pordhet e Nastradinit,i qepet pordheve te tua,sa mbaron nga pastrimi e pordheve te tua,gjendet ne bythen time ,per pastrim te pordheve te mia. Eshte I krijuar per kete pune,si ndjekes per pastrim te eres se pordheve. Eshte flori dhe I domozdoshem per pastrim te eres se pordheve.
kur e pyeten hitlerin ke njerez urren me shume ai tha……ata qe me ndihmonin mua, per te pushtuar vendin e tyre.
Edhe ne burg te Isha nuk do Kisha during me e lexu shkrimin.Megjithate Shokut Viktor desha ti kujtoj nje fakt.Edhe nee kohe te Partise per nje njeri me vlera dhe te respektuar thoshim “Ai eshte Zotni burre” dhe Jo “Shok” burre.Ne kohe te Partise te vetmit person qe i thirrnim Zotni ishte Mesuesi dhe kjo them per hir te respektit e megjithate Partia nuk na e ndalonte kete.Edhe sot Dy kategori e perforin kete titull,komunistat gjoja socialists dhe katunaret.
Cfar te te pelcasin te dy syte , more sejmeni i bajraktarit serb te Vicidolit !