Riberi, plot besim për çmimin e më të mirit

redaktor

Frank Riberi ka besim se do të jetë ai fitues i çmimit për futbollistin më të mirë në Evropë për sezonin e kaluar, falë suksesit të jashtëzakonshëm të Bajernit në të gjitha kompeticionet. “Niveli im ka qenë më i mirë për gjithë sezonin, kam qenë gjithmonë në formë dhe kam fituar gjithçka që mund të fitohej. Këta janë argumente të rëndësishëm”, thotë francezi. Ai e ka të qartë se cilët janë armët e tij për të fituar çmimet individuale në konkurrencë me disa nga futbollistët më të mirë të planetit”. “Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë shënuar më shumë gola, por unë fitova tre trofetë. Në këto votime titujt janë gjithmonë të rëndësishëm. Mesi dhe Ronaldo janë lojtarë të mëdhenj, por besoj se mundësitë për ta fituar trofeun janë shumë të mëdha”. Frank Riberi vuri në dukje disa mungesa në listën e kandidatëve, duke nënvizuar se meritonte të ishte mes finalistëve edhe Tomas Myler, i cili pati një sezon fantastik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *