Shqipëria është një ndër katër vendet që furnizojnë me mallra të falsifikuar kontrabandë Bashkimin Europian, dhe një ndër dy vendet e vetme europiane në këtë listë. Këtë e thotë vetë Komisioni Europian në një raport të fundit në lidhje me këtë çështje.
Tre vendet e tjera janë: Maroku, Egjipti dhe Ukraina.
Ky është raporti i radhës që arrin në këtë përfundim.
Një tjetër raport i publikuar më herët nga Komisioni Europian dhe Europol arrinte në përfundimin se, Shqipëria jo vetëm që është një ndër pikat kryesore të tranzitit të mallrave kontrabandë drejt Europës por edhe një ndër vendet që furnizon më së shumti tregun vendas me këto lloj produktesh.
Turqia rezulton të jetë furnizuesi numër një i Shqipërisë dhe aleati i saj kryesor në këtë tregti të paligjshme dhe të pandershme.
Ky lloj biznesi i paligjshëm përkthehet në miliarda euro në vit, një pjesë të rëndësishme të së cilës e zë edhe vendi ynë.
Pozita mjaft e favorshme gjeopolitike mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe sidomos prania e porteve detare që shërbejnë për të transportuar drejtpërdrejtë mallrat drejt Bashkimit Europian nxisin Shqipërinë që të bëhet pjesë e këtij fenomeni, shkruan Scan.
a.s/dita

Po te jete e vertete ,ruhajna o Zot .Dhe nga ana tjeter propogandojne per ta integruar shqiperine ne BE ,keta zgjebzat tone ,Dhe mos harrojme se keto para nuk shkojne ne buxhetin e shtetit ,por ne xhepat e mafjes ne pushtet .
Pervec droges qe me te drejte na ka dale nami i keq ne BE dhe me gjere ,po na dalin dhe arzualle negative te tjera .Mirupafshim inkuadrim ne BE ,e kjo eshte per te keqen e popullit dhe per interesat e pista te politikaneve tane pinjolle.
Nese kjo eshte e vertete atehere zgjidhja eshte shume e lehte: Kontrolloni (dmth BE-ja) cdo mall qe vjen ne portet e Shqiperise per ne Europe. Por si i behet kur droga (kokaina) kalon ne dy porte Europiane, brenda bananeve, dhe vjen ne Shqiperi pa u zbuluar? Por zbulohet nga policia shqiptare. Perse nuk permenden keto raste, kur droga vjen nga Europa ne Shqiperi!
Aleati me i qelbur turqia e edi rames