Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektorë të kontributeve në drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore, si edhe një kryetar dege.
Në një takim me drejtoritë rajonale të ISSh, Ahmetaj është shprehur se shkarkimet aktuale por edhe ato që do të pasojnë do të vijnë si pasojë e performancës së ulët.
“Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. Zinxhiri i përgjegjësit nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren. ISSh duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune; ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, është shprehur ministri i Financave.
s.a/dita
